Anti kanabis, policia kreh Beratin e Fierin, 6 në pranga

AKTUALITET


Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kundër kanabisit duke ushtruar kontrolle në Berat e Fier dhe si rezultat 6 persona kanë rënë në pranga pasi janë kapur me kanabis.

Në Berat konkretisht janë arrestuar 3 të rinj të cilët u kapën në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan.


Në pranga kanë rënë L. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë; J. C., 29 vjeç, banues në Tiranë; M. P., 28 vjeç, banues në Durrës; të cilët janë kapur me një sasi prej 6.2 kg kanabis. Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip Benz dhe Toyota, me të cilët po udhëtonin të arrestuarit e lartpërmendur, Policia ka gjetur të fshehur lëndën narkotike.

Ndërkohë në Fier janë arrestuar E. Y., 35 vjeç, banues në Kreshpan, Fier; S. T., 38 vjeç, banues në Kreshpan, Fier; E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë kapur me rreth 13 kg kanabis.

Sipas policisë këto persona janë hetuar për rreth 10 ditë dhe në fund të këtij operacioni në aksin rrugor Levan-Tepelenë, u kapën në flagrancë duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Y. iu gjetën dhe sekuestruan 1 550 euro dhe 90 000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së  E. Y., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis.

BeratPolicia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar "Aksi".Sekuestrohen 6.2 kg cannabis sativa.Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.Policia e Beratit në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar "Aksi", në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan.Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin lëndë narkotike, organizoi punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht:L. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë;J. C., 29 vjeç, banues në Tiranë;M. P., 28 vjeç, banues në Durrës;Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip Benz dhe Toyota, me të cilët po udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.2 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 1. November 2019

FierPolicia e Fierit finalizon me sukses një tjetër operacion antidrogë.Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Kreshpan".Operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, i ndjekur me metodat speciale të hetimit.Sekuestrohen rreth 13 kg kanabis, 2 automjete, 7 aparate celulare dhe një sasi parash.Në pranga 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, pas një pune hetimore 10-ditore, të ndjekur me metodat speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kreshpan", gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. Y., 35 vjeç, banues në Kreshpan, Fier;S. T., 38 vjeç, banues në Kreshpan, Fier;E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë;Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Y., S. T. dhe E. S. duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi në pronësi të shtetasit E. S., u gjet një sasi prej 5 kg lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet të jetë blerë te shtetasit E. Y dhe S. T.Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Y. iu gjetën dhe sekuestruan 1 550 euro dhe 90 000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së shtetasit E. Y., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 1. November 2019



Skip to toolbar