Anulohen fluturimet drejt Italisë. Kontrolloni oraret

AKTUALITET


Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që të jenë të vëmendshëm për të kontrolluar dhe konfirmuar fluturimin e tyre pasi gjatë ditës së premte janë anuluar disa fluturime drejt Italisë për shkak të grevës që po zhvillojnë operatorët e transportit në Itali.

Të paktën 3 fluturime drejt Italisë janë konfirmuar deri tani nga aeroporti i Rinasit, ndërsa Autoritetiti i Avicionit Civil i bën apel udhëtarëve që të verifikojnë dhe kontrollojnë oraret.

“Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj”, njofton Autoriteti .

Siç mund ta shihni në tabelën më poshtë, marrë nga faqja e internetit të Aeroportit të Rinasit, rezulton se për momentin janë anuluar të paktën tre fluturime drejt Italisë.

Njoftim i rëndësishëm!Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton të gjithë pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe…

Gepostet von Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) am Freitag, 25. Oktober 2019


Skip to toolbar