KPK e riktheu në shkollë, Komisioneri kërkon shkarkimin e prokurorit

AKTUALITET


Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e Elvin Gjokaj, drejtues i Prokurorisë së Apelit Shkodër. Komisioneri apeloi të premten vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vendimin e lënies në detyrë të Elvin Gjokaj. Në datën 24 korrik, KPK vendosi të pezullonte nga detyra Prokurorin e Apelit Shkodrë, por duke e rikthyer atë në Shkollën e Magjistraturës.

Gjatë procesit të rivlerësimit, Gjokaj u gjet me mangësi në formimin e tij profesional, për këtë arsye KPK e pezulloi për një vit nga detyra, duke i kërkuar që të ndiqte Shkollën e Magjistraturës. Por Komisioneri Publik vendosi të rikthente në Vetting Elvin Gjokaj, duke i kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e tij.


“Në këto rrethana, Komisioneri Publik, bazuar në kërkesat e neneve Ç, D, DH dhe F, të aneksit të Kushtetutës, nenit 4 dhe nenit 61, pikat 3 dhe 5, të ligjit nr. 84/2016, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim shkaqet e këtij ankimi dhe, në përfundim të procesit, të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Elvin Gokaj”, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.




Skip to toolbar