Ardi Veliu dha dorëheqjen nga AMP, Balla thyen heshtjen: Ja arsyet e vendimit

Më të fundit


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për herë të parë në lidhje me dorëheqjen e Ardi Veliut, nga posti i drejtorit të Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Balla tha se AMP nuk duhet të ketë në krye një oficer policie, por një person që të jetë i paanshëm dhe të mos jetë indikuar nga policia.

Balla nënvizoi se është hapur një garë, ku ka një numër të konsiderueshëm kandidatësh për të marrë këtë detyrë dhe së shpejti, AMP do të ketë drejtuesin e ri.

“Ardi Veliu ka paraqitur dorëheqjen dhe natyrshëm që meriton gjithë vlerësimin tim në rezultatet e arritura në krye të AMP. Unë bëj pjesë te ata që mendoj se AMP nuk duhet të ketë në krye të vet një oficer policie, por ne kemi hapur tashmë një garë, ku mund t’ju informoj se ka një numër të konsiderueshëm kandidatësh për të marrë këtë detyrë. Por duhet të ketë edhe eksperiencë në fushën e sigurisë publike dhe të ketë shërbyer në 10 vitet e fundit në institucionet e sigurisë. Kur është shkruar ligji, hartuesit kanë patur një lloj ndarje nga policia. Duhet të jetë një person që të jetë i paanshëm dhe të mos jetë indikuar nga policia. AMP është kontrollues i punës së përditshme të policisë. Shumë shpejt do kemi drejtuesin e ri, por duhet t’iu them gjithashtu që AMP është çdo ditë në punë. Unë çdo mëngjes marr një raport, mbi gjithçka që ata kanë në proces.

I nxis që këtë proces vetëpastrimi të Policisë së Shtetit ne ta cojmë në një fazë tjetër, hap pas hapi që të garantojmë që çdo qytetar të ketë besim te policia. Në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, unë mund t’ju them se ka patur raste që më kanë shkruar edhe mua direkt qytetarë, më kanë shkruar informacione të vyera, që ia kam transferuar strukturave të Policisë së Shtetit dhe ka rezultuar pas verifikimeve që, informacioni ishte i saktë.

Një pjesë e qytetarëve në të kaluarën kanë hezituar edhe për shkak të frikës, për mosruajtjen e konfidencialitetit. Dhe ndaj nxis cdo qytetar që duhet të jeni të sigurtë që çdo informacion që ju sillni do të mbrohet dhe ne kemi të gjitha instrumentet për të garantuar që gjithkush që na jep informacione të vlefshme për veprimtari kriminale, jo vetëm ta mbrojmë por edhe natyrshëm, në shumë raste policia vendos edhe shpërblime”, theksoi ai



Skip to toolbar