Armëpushim në Gaza? Macron takim me ministrat e jashtëm të katër vendeve arabe dhe komandantin e CIA-s

BOTA


Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë këtë të premte një takim me kryeministrin, ministrin e Jashtëm të Katarit dhe ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Jordanisë.

Në fokus të këtij takimi do të jetë situatë në Lindjen e Mesme.


“Kjo vizitë tregon angazhimin e Francës për të punuar me ministrat arabë për të bërë gjetur një zgjidhje për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës ,” shpjegoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmad Abu Zeid.

Do të diskutohen gjithashtu mënyrat për t’i dhënë fund krizës humanitare dhe për të siguruar ndihmat në territoret palestineze , shtoi ai.

Shefi i CIA-s, William Burns, pritet të jetë gjithashtu në Paris në një përpjekje për të rifilluar bisedimet e armëpushimit të Gazës me Izraelin , shkruan më tej AFP./abcnews.al




Skip to toolbar