Arrestimi i drejtuesve të PD, Basha: Plan diabolik i Ramës për të na frikësuar

Më të fundit


Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të drejtuesve të PD në Librazhd dhe Prrenjas pas protestave të organizuara kundër kryeministrit Rama në këto dy qytete, duke i cilësuar si plan diabolik i kryeministrit Rama për të frikësuar opozitën.

“Këto veprime janë raprezalje të hapura politike ndaj kundështarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës. Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje. Qindra qytetarë të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë nga Kukësi në Shkozë, tek Unaza e Re dhe kudo në Shqipëri janë ndaluar, keqtrajtuar, rrahur, dhunuar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit. Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo i një vendi demokratik evropian”, deklaroi Basha.


Ndërkohë, sipas tij, sistemi i drejtësisë  dhe parlamenti janë shpartalluar. “Administrata publike është militantizuar në ekstrem. Tashmë nuk ka më asnjë iluzion. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik, jashtë Kushtetutës dhe të kundërligjshëm. Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik: Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë. Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës. U bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit dhe të rendit të mos u binden urdhrave politikë dhe të paligjshëm të autokratit të korruptuar dhe të inkriminuar Edi Rama dhe të veglave të tij”, deklaroi Basha.




Skip to toolbar