Arrestimi i Kajmakut, Balla: Ka vite që s’është pjesë e jona

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka komentuar arrestimin e Agim Kajmakut. Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës u prangos disa ditë më parë në Itali, pasi u kap me kokainë.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se qëndrimi i tyre është i qartë për raste të tilla. Sipas tij, ligji duhet të funksionojë njësoj dhe të godasë këdo.


“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet veprimet e organeve të drejtësisë. Ky është një qëndrim i yni që nuk bën dallim për askënd. Ligji duhet të godasë mbi këdo”, tha ai.

I pyetur nëse duhet të mbajë PS përgjegjësi për afrimin e këtyre personazheve, Balla tha se Kajmaku ka vite që nuk ka më asnjë funksion në këtë  forcë politike dhe e quan humbje kohë të flasësh për të. “Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë funksion. Është humbje kohe të kthehemi te kjo çështje”, shtoi Balla.

Ish-kryebashkiaku i Vorës është arrestua më 27 maj në Itali, pasi është kapur me 20 kg kokainë. 




Skip to toolbar