Artan Cuku, “Nderi i qarkut Dibër”

AKTUALITET


Kryekomisari i vrarë në atentat për shkak të detyrës, Artan Cuku është nderuar në qytetin e lindjes pas më shumë se dy vitesh. Këshilli i Qarkut Dibër i dha titullin “Nder i Qarkut Dibër” ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku. Në ceremoninë për dhënien e titullit ishin Kryetari i Këshillit të Qarkut, Hajri Laçi, të ftuar Prefekti Nexhbedin Shehu, drejtues dhe punonjës të policisë si dhe miq e familjarë të Artan Cukut.

Kryetari i Qarkut  tha se Artan Cuku ishte drejtues policie që nuk bëri kompromis me krimin, një njeri besnik dhe i sakrificës. Prefekti Nexhbedin Shehu tha se ai që e  ka njohur Artan Cukun e di se ishte njeri që për punën në shërbim të komunitetit sakrifikonte gjithçka ashtu siç sakrifikoi edhe jetën.


Rakip Cuku, vëllai i Artanit, tha se krismat e asaj nate nuk goditën vetëm Artan Cukun, por edhe Policinë e Shtetit dhe drejtësinë. Artan Cuku la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.




Skip to toolbar