Nën temën ‘Siguria Ushqimore / Prioritet Kombëtar dhe Përgjegjësi e Përbashkët për Integrimin në BE’ u mbajt sot në Tiranë takimi mes përfaqësues të AKU, ministrisë së Bujqësisë, si edhe operatorë të biznesit ushqimor, me praninë e kryeministrit Rama.
Në fjalën e saj drejtoresha e AKU, Blerina Gjylameti u shpreh se institucioni që ajo drejton do të jetë një partner i drejtë dhe transparent për operatorë e biznesit ushqimor, ndërsa paralajmëroi se asnjë produkt i rrezikshmë nuk do të dalë në treg.
“Çdo subjekt që nuk arrin të përmbushë kërkesat e Bashkimit Europian, rrezikon të mbetet jashtë tregut në momentin e anëtarësimit. Për këtë arsye, qasja jonë është e balancuar dhe e përgjegjshme. Ku synohet ndërtimi I një plani konkret për mbështetje financiare të targetuar, afate të qarta për përmirësim, dhe bashkëpunim i ngushtë me biznesin.
Qëllimi është i qartë: ky tranzicion të mos jetë barrë, por duhet të jetë mundësi zhvillimi.Një tjetër element kritik është menaxhimi i nënprodukteve me origjinë shtazore dhe funksionimi i thertoreve sipas standardeve europiane. Në këtë drejtim synojmë të: konsolidojmë kuadrin ligjor, vendosjen dhe klasifikimin e qartë sipas riskut, si edhe mbështetjen me investime në infrastrukturë të dedikuar. Kjo garanton gjurmueshmëri të plotë dhe eliminon çdo lloj rreziku për kontaminim” u shpreh Gjylameti./abcnews.al
