Me presh (dhe pranga) në duar/ Gjykata lë në burg 5 militantë të PD, u kapën në flagrancë me molotov

AKTUALITET


Kanë dalë përpara gjykatës së shkallës së parë Tiranë 11 personat që u arrestuan në protestën e 17 prillit, të organizuar nga Partia Demokratike.

Klemend Çuçka, Bujar Tusha, Mirvet Toçilla, Igball Domi, Henri Shapllo, Gentjan Tuga, Semi Bici, Edison Shyti, Bardhyl Ndou, Sokol Bajraktari dhe Ernest Kapo u arrestuan nga efektivët pas veprimeve të dhunshme përpara kryeministrisë.

Për 5 prej tyre, Gjykata caktoi masën e arrestit më burg, me kërkesë të prokurorisë së Tiranës”, pasi ata janë kapur në flagrancë me bomba molotovë, megjithatë do të jetë gjyqtari Enkel Peza ai i cili do të vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e organit të akuzës lidhur me masat e sigurisë.

Në burg u lanë:
1-Klement Çuçka arrest me burg
2-Bujar Tusha, arrest me burg
3- Henri Shapllo arrest me burg
4-Mirvel Tocilla arrest me burg
5- Semi Bici “Arrest me burg”

I gjithë grupi i të arrestuarve akuzohen për kryerjen e veprave penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”.

Policia sekuestroi 45 shishe molotov të papërdorura, që ishin përgatitur nga ai që është cilësuar si “grupi i zjarrit”, për tu hedhur në drejtim të godinës së kryeministrisë, ku të rreshtuar qëndrojnë efektivët e policisë në formën e një kordoni. Në protestën e fundit të zhvilluar nga Partia Demokratike, policia e shtetit apikoi një strategji të re, duke ndërhyrë në turmën e protestuesve gjatë kohës që ata mbanin në duar apo çanta, bomba molotovë si dhe lëndë piroteknike.

Kjo, për të kapur në kushtet e flagrancës këdo që shkel ligjin dhe që kryen akte të dhunshme, që në shumicën e rasteve ka prodhuar të plagosur në radhët e policisë. Gjyqtari Peza do të duhet të vlerësojë si provë bindëse ndalimin e protestuesve në kushtet e flagrancës me lëndë plasëse në dorë. Në të gjitha protestat që ka zhvilluar PD, ku në pak raste tubimet kanë qenë paqësore, gjykata e Tiranës i ka liruar të arrestuarit nga qelitë e paraburgimit.



Skip to toolbar