“Astiri”, prishen të tjera objekte. Shuhet rezistenca e banorëve

AKTUALITET


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prishi mëngjesin e të premtes dy objekte dy katëshe në zonën e “Astirit”. Aksioni nisi në orët e para të mëngjesit, ndërsa për të siguruar mbarëvajtjen e punës, Policia e Shtetit rrethoi zonën ku u shembën dy objektet. Megjithatë, duket se ndryshe nga disa ditë më parë, këtë herë nuk pati banorë që kontestuan shembjen e banesave.

Kështu, IKMT vijoi punën pa probleme duke rrafshuar dy objektet që i hapin rrugë zbatimit të projektit të Unazës së Re. Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, IKMT prishi 33 objekte në zonën e “Astirit”. Por shembja e këtyre objekteve u shoqërua me përplasje të ashpra mes pronarëve të objekteve dhe policisë.


Banorët qëlluan me gurë, sende të forta dhe moltov punonjësit e policisë, ndërsa nga ana tjetër policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre. Nga përplasja mbetën të lënduar disa efektivë policie dhe banorë, ndërsa janë proceduar disa persona. Mes tyre dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i cili u thirr në prokurori të enjten.

IKMT ka prishur sot dy objekte dy kateshe ne zonen e “Astir”…

Gepostet von Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT am Donnerstag, 14. November 2019



Skip to toolbar