AstraZeneca tregon testet e 17 milionë të vaksinuarve

CORONAVIRUS


AstraZeneca Plc tha të dielën se nga një rishikim i të dhënave të sigurisë së njerëzve të vaksinuar me vaksinën e saj anti-COVID, nuk ka treguar prova të një rreziku në rritje të mpiksjes së gjakut.

Rishikimi i AstraZeneca, i cili mbuloi më shumë se 17 milionë njerëz të vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, vjen pasi autoritetet shëndetësore në disa vende pezulluan përdorimin e vaksinës së saj për shkak të mpiksjes.


Sipas asaj që thuhet testimi është kryer tek 17 milionë njerëz që kanë marrë vaksinën dhe nuk tregoi asnjë provë se shkakton këtë problem.

Monitorim i kujdesshëm i të gjitha të dhënave në dispozicion të sigurisë së më shumë se 17 milion individëve të vaksinuar në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar me vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19. Nuk ka asnjë provë të një rreziku në rritje të embolisë pulmonare, trombozës së venave të thella ose trombocitopenisë në ndonjë grup moshë të caktuar, gjini, grup (vaksinë) ose në ndonjë vend, ” tha AstraZeneca Plc në një deklaratë, rapotojnë mediat e huaja.

Shumë vende kanë pezulluar vaksinën me pretendimet se shkakton mpiksje të gjakut, pasi janë shënuar viktima nga e njëjta pasojë por që në deklaratën e ajo hedh poshtë këto pretendime.

Nga na tjetër Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut – thotë se përfitimet e vaksinës janë më të mëdha sesa rreziqet.




Skip to toolbar