Vritet në atentat i riu shqiptar në Gjermani, plagoset kushëriri

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një i ri shqiptar ka mbetur i vdekur në një atentat me armë zjarri, ndërsa kushëriri i tij është plagosur rëndë. Mediat gjermane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në Meinestrabe në rrethin Wolfsburg Vorsfelde,.

Një makinë  u ka kaluar pranë dy të rinjve dhe u ka qëlluar me breshëri plumbash. Viktima është i riu shqiptar Keidi Pasha. Sipas policisë gjermane, dy shqiptarët mbetën fillimisht të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri, por njëri prej tyre humbi jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra.


Nga hetimet e deritanishme, mediat gjermane raportojnë se janë dëgjuar të shtëna nga një makinë. Kjo do të thotë se agresorët kanë qenë përgatitur për këtë atentat.

Një nga dëshmitarët që kishte parë të gjithë skenën ka thënë: “burrat u qëlluan nga një veturë që po kalonte, ndërsa ata po ecnin në trotuar. E kam dëgjuar të godasë gjashtë herë!”

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë ndërsa hetuesit kanë nisur grumbullimin e provave.




Skip to toolbar