Atentati i dështuar në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e shënjestrës: Më qëlluan dy herë me pistoletë

AKTUALITET


SHKODËR- Pasditen e së premtes një person ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit Gent Larushku, 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Pas ngjarjes, 35-vjeçari deklaroi në polici se një person me biçikletë ka qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ abcnews.al



Skip to toolbar