Eksperti i sigurisë Faik Basha tha se në atentatin e fundit ndaj Trump ka pasur çedim serioz të masave të sigurisë, duke përfshirë edhe policinë lokale, ndërsa thekson se nuk sheh elemente inskenimi por dështim institucional.
Ai ngre shqetësimin se mungesa e kontrolleve në ambientet ku kishte kërcënime të mëparshme ka lejuar depërtimin e një personi të patrajnuar në turmë, duke e konsideruar situatën të papranueshme nga pikëpamja e sigurisë.
“Në tre atentatet e mëparshme ka pasur cedim të sigurisë, ku aty përfshihet edhe policia lokale. Tek atentati i dytë, një person ka qëndruar 12 orë tek rrethi ku Trump luante golf. Nuk janë marrë masa mbi rëndësinë e ngjarjeve; deri tani nuk kam parë ndonjë mundësi që të jetë inskenim, por ka cedim. Mundësia për të krijuar një atentat në ato kushte është totalisht e pamundur dhe autori e kishte parashikuar që do përplasej edhe me policinë.
Pse dështoi siguria në një ambient të caktuar ku ke marrë kërcënime të mëparshme, ke kërcënim nga Irani dhe bëhen aktivitete në hotel? Duhet të skanoheshin sa ditë kanë qëndruar njerëzit në atë hotel, nëse dikush ka qëndruar 10 ditë. Nëse ky person ka hyrë 2-3 ditë më parë, duhet të skanoheshin valixhet. Askush aty nuk duhet të ishte futur. Si ka mundësi një person që nuk është i trajnuar, pa antiplumb, arriti të çante turmën.”
