“Sulmi në vendin ku ndodhej Trump, moment i vështirë”/ Mema: Në SHBA po shfaqet një sëmundje e hershme

BOTA


Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema thotë se sulmi me armë ku ndodhej presidenti amerikan, ishte moment i vështirë dhe i rëndë për SHBA.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mema u shpreh se në SHBA po shfaqet një sëmundje e hershme, e cila nuk është shfaqur me ardhjen e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas ekspertit, është për t’u parë dënimi që do t’i jepet autorit, ndaj të cilit janë ngritur disa akuza.

“Së pari, duhet theksuar se është moment i rëndë, i vështirë për të gjithë ne, për SHBA. Është moment i vështirë për të gjithë ne. Ajo që po shikojmë tani në SHBA, është manifestimi i një sëmundjeje të hershme në SHBA, nuk ka filluar me ardhjen e zotit Trump. Trump i ka vënë pak zjarrin këtyre gjërave. Njerëzit e kanë të vështirë të pranojnë realitetin dhe pastaj kemi sjellje kaq antidemokratike. Kjo është diçka që ka dekada që ka ndodhur. Jam i sigurt që zoti Trump si fenomen edhe si figurë politike, do ishte e pamundur të ekzistonte në mungesë të këtij polarizimi mediatik së pari, të cilit pastaj i është dhënë flaka përmes rrjeteve sociale.

Të gjitha këto janë bashkë të lidhura, nuk besoj se zoti Trump do të ishte presidenti nëse këto nuk do të kishin ndodhur. A ishte kjo e inskenuar? Minimalisht, ndoshta edhe burg, në një rast kur nuk është i suksesshëm atentati, mund të kishte burgim të përjetshëm Sigurisht që po, disa shtete, nëse kanë akuza për krime shtetërore, mund të eleminohet dënimi me vdekje. Në akuzat federale, ekziston mundësia. Zoti Trump javën e kthyer ktheu mundësinë për pushkjatim. Të gjitha këto janë për t’u parë në vazhdimësi”, theksoi ai.



Skip to toolbar