Atentati ndaj Robert Ficos/ Karamuço: Dështim i sigurisë, ngjarja do të shfrytëzohet nga Rusia

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço shprehet se siguria dështoi në mbrojtjen e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili u qëllua disa herë me armë zjarri mesditën e së mërkurës në qytetin Handlova, ku përfundoi mbledhjen me kabinetin qeveritar dhe po takohej me mbështetësit e tij.

I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai tha se ngjarja do të shfrytëzohet nga Rusia.

“Ka shkaktuar indinjatë të madhe sidomos të Federata ruse dhe më tej. Ka qenë Orban i parë që ka reaguar. Por nga ana e sigurisë aty ka dështuar, një gafë e rëndë e mbrojtjes të linjës së dytë pas qytetarëve. Ka një mbrojtje të afërt dhe një tjetër që rri pas qytetarëve që duan ta takojnë.

Aty mbrojtja nuk ka qenë. Për shkak të linjës së Ficos, është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme në rrjete sociale, por kjo ka rritur masat e sigurisë ndaj tij, të cilët nuk funksionuan në rastin konkret. Linja e dytë e vëzhgimit të qytetarëve nuk kanë qenë.

Ata pas janë afruar, ka qenë 6-7 sekondësh kritik që ka qenë e pamundur të ulë armën. Rekord që do të shfrytëzohet nga ana e rusëve për të thënë se çfarë janë pro nesh ju i vrisni. Do të kalojnë në akuza politike”, tha Karamuço./abcnews.al



Skip to toolbar