Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori ende në arrati/ Gazetarët ndajnë detaje nga ngjarja në Fier: Goditje ndaj shtetit

Më të fundit


Efektivi i Shqiponjave Novruz Cenalia, mbeti i vrarë me armë zjarri pas një konflikti me 23-vjeçarin Azgan Mernica. Ky i fundit pas krimit u largua nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është folur këtë të mërkurë në emisionin “Real Story”, ku gazetarët Etleva Delia dhe Ervin Leka kanë ndarë detaje.


Delia: Vrasësi vazhdon të jetë i lirë dhe policia nuk ka arritur ta zbulojë vendndodhjen e tij.

Vrasja e një personi me uniformë është goditja e vetë shtetit. Krimineli guxon dhe për më tepër kishte një shkuar të rëndë, pasi vëllai është i dënuar për vrasje dhe dyshohet që mund të ketë ndodhur për hakmarrje. Vetë personat e kësaj familje mbanin armë dhe ai lëvizte me armë qetësisht.

Leka: 23-vjeçari prej 3 ditësh nuk po gjendet. Autori në një moment ka tentuar të godasë makinë e Novruz Cenalias dhe këtu ka nisur gjithë konflikti.

Duke ndjekur dhe mënyrën e konfliktit se si ka nisur dhe nuk ka pyetur as për nënën që kishte në makinë dhe kjo të çon në një konflikt të mëpërparshëm që mund të lidhet dhe me detyrën e efektivit të Shqiponjave pasi në qytetin e Fierit, sidomos në fshatin ku ndodhi ngjarja të gjithë njihen me njëri-tjetrin dhe autori njihej nga të gjithë. Ndërkohë, Novruz Cenalia kishte 4 vite si efektiv i Shqiponjave në atë zonë./abcnews.al




Skip to toolbar