Listat, Ndreca: Opozita luan në mbrojtje, Rama i sigurt në objektiv

Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është zhvilluar një debat lidhur me listat e PD dhe PS për zgjedhjet e 25 prillit të cilat janë zbuluar pjesërisht se fundmi para përfundimit të afatit të dorëzimit në KQZ.

Për Plarent Ndrecën, Rama është i sigurt për objektivin e tij dhe ka vepruar miër duke i dhënë më shumë përgjegjësi drejtuesve politikë të qarqeve.

”Besoj që Rama është i sigurt për objektivin e tij. Ajo simbolikë qëndron edhe nga pikëpamja taktike kryesisht, por edhe nga mënyra si do qaset fushata përfaqësuesit e lartë politikë.

Ka zgjedhur këtë strategji për t’iu dhënë më shumë përgjegjësi drejtuesit e qarqeve. Ku drejtuesit prekin me dorë mosarritjen e rezultateve. Është bërë një provë në 2017 me Fierin dhe Vlorën, ku rezultuan të sukessshme. Fieri mori një mandat më shumë. Zgjedhje e mirë sepse në fund të ditës ata kanë përgjegjësitë më të mëdhaja politike. Duhet të shtynë më shumë, dhe të angazhojnë më shumë njerëzit.

Nga ana tjetër do them që nga emrat që kanë dalë, duke qartë një qasje që opozita vijon të luajë në mbrojtje. Nuk e kuptoj ende që Basha të rrijë peng i disa që i quan aleat, por që nuk sjellin asnjë risi në elektorat apo vota. Asnjë risi në pikëpamjen e imazhit, janë emra të stërkonsumuar. Pritej që Basha të bënte një rifreskim, dhe pritshmëria më e madhe është tek opozita. Duket që z.Basha rrotullohet rreth ca emrave dhe figurave që thjesht rruan pozicionin. Nuk ka rriskuar. Nuk arrin të artikulojë, nuk artikulon politikisht lëvizje të forta. Qëllimi kryesor është të krijojë idenë se ai është i zoti të marrë fatet e vendit në dorë. Nuk e ka krijuar. Me emrat që ka sjellë në lojë e zhbën idenë që do e realizojë. Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule etj, do të thotë që ke ngelur peng i të së kaluarës.

Ndërkohë që e përsëris, tek opozita. E bën pushteti. Rama arrin të tregojë se ka aftësi për të rifreskuar lojtarët. Pushteti është më i vështirë për të ndërruar emrat.”- tha Ndreca.

Nga ana tjetër analisti Arjan Vasjari është shprehur skeptik për listat në dy kampet, duke vërejtur se nuk sheh zgjidhje pasi ka shumë pak figura të reja nga pjesa që nuk ka lidhje me politikën.

Vasjari thotë se politikës shqiptare i duhet një fytyrë e re, por partitë shqiptare nuk kuptojnë pulsin e shoqërisë dhe në to nuk ndryshon homogjeniteti i grupit.

”Kam qasje shumë indiferente ndaj listave. Nuk shoh zgjidhje me këtë që po ndodh hë për hë. Meqë është lajm i ditës. Surpriza e vërtetë për mua është ajo që prisja. Nuk prisja asgjë ndryshe. Nga kjo panoramë jo thjesht listash emrash, apo mentaliteti, kulture që reflekton se cila është ideja e këtyre partive, kryetarëve të këtyre partive për demokracinë, pra ku ndodhet Shqipëria.

Edhe njëherë duhet ta pranoj, unë nuk e kam kuadër shumë të qartë. Ajo që ndjehet në dy kampet, me përjashtimet më të vogla nuk ndryshon homogjeniteti i grupit. Partitë, të dyja palët pa asnjë lloj ndryshimi shqetësohen për konceptin e monolit partisë, nuk kuptojnë pulsin e shoqërisë. Shoqëria kishte nevojë për dialog me elektoratin gri. Shikon shkaqet kryesore të gjendjes ku ndodhet sot Shqipëria.

Nuk besoj këtu, po as jashtë që Shqipëria është në gjendje të mirë. Do të ishte me shume sens, nëse partitë do ishin të hapura ndaj flukseve që vijnë jashtë politikës. Nga shoqëria civile, bota akademike, që nuk kishin një lidhje të domosdoshëm ideologjik me partitë. Nuk ka ndodhur. Shumë pak emra. Jemi para një fenomeni të ri. Tek Rama, është sjellë në mënyrë kuarente. 8 viet në pushtet, atëhere instrument kryesor duhet të ishte ndryshimi. Reflektohet një ndryshim. Por jo reflektimi gjithmonë është progres. Duhet të pres, emra si Bushati, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni nuk janë. Madje më thanë që mund të mos jetë as Elva Margariti.  Politika jonë ka nevojë për fytyrë të re.”- u shpreh  Vasjari.

Vasjari: Hipokrite, femrat të parat në listë. Minxhozi: Rama do ta kthejë 25 prillin në segment gare me Bashën

Analistët janë të ndarë në qëndrimet e tyre për listat e kandidatëve për deputetë nga dy kampet kryesore politike. Analisti Arjan Vasjari e shikon si të sforcuar vendosjen e femrave të parat në listë nga ana e PS.

“E shikoj shumë hipokrite qasjen, gati të sforcuar të femrave të parat në listë. Margariti për mua ishte një model për të cilin politika ka nevojë sepse nuk i kemi aq të shpeshta. Nëse më pyet se cili ka qenë rezultati i barazisë gjinore në politikën shqiptare, rezultati i vetëm ka qenë ky që femrat janë bërë meshkuj. Të paktën ajo e ka ruajtur këtë profil, e ka manifestuar një ndjeshmëri ndaj qytetit, ka manifestuar dhe një lloj distance ndaj një politike agresive ndaj monumenteve të kulturës”, tha Vasjari në “Real Story” në News24.

Ndërkohë që për Skënder Minxhozin është goditëse vendosja e tyre në krye të listës. Sipas tij, është një tendencë e kryeministrit për ta bërë 25 prillin një segment gare ku ai do të garojë vetëm me Lulzim Bashën dhe të tjerët do të jenë në funksion të kësaj loje.

“Do vija re dhe një aspekt tjetër të kësaj taktike të Ramës për të zbehur politikisht kokat e listave. Është mes rreshtave një tendencë që e ka pasur që në fillim të fushatës elektorale, që është ajo e evitimit të goditjes ndaj të gjithë infrastrukturës zgjedhore përveç vetes së tij. Akumulimi i të gjithë prozhektorëve, shigjetave, sulmeve tek personi i tij. Jam dakord që do të jetë një referendum për Edi Ramën, jo një lojë listash.
Rama po zbeh kokat e listave, duke i fshehur politikanët në fundin e listave edhe për ta bërë më personale garën me Lulzim Bashën. Ai e di që në të gjitha përballjet, Rama është më i xhetonuar se Lulzim Basha. Rama mendohet me gjithë të këqijat dhe anatemimet që mund të grumbulluar në karrierën e gjatë, në fund të ditës kur pyetet se kush votohet ai apo Basha, del besoj rregullisht në të gjitha sondazhet Edi Rama.
Nuk kam asnjë lloj marrëdhënie speciale me Ditmir Bushatin, por do ishte dikush që për hir të diversitetit, për hir të një mendimi ndryshe në parti që është normale ta ketë një parti moderne e 2021, Ditmir Bushati duhet të ishte në listë.
Fenomeni i personalizimit të PS sipas imazhit të Ramës është më i hershëm se sa kjo fushatë. Lulzim Basha nuk e ka zgjidhur dhe me sa duket deri në dalje të karrierës së tij, pra deri sa të ketë shëndet Sali Berisha nuk do ta zgjidhë dualizmin mes tij dhe ish-kryetarit. Edi Rama këtë dualizëm e ka zgjidhur që në 2005, Nano nuk është më. Mendoj që kjo lojë me listat, vënia e disa grave të mira, të paqortueshme dhe do të thosha unë si për shembull në Tiranë, realisht goditëse me ato dy emra, që janë një surprizë e bukur, është një tendencë e kryeministrit për ta bërë 25 prillin një segment gare ku ai do të garojë vetëm me Lulzim Bashën dhe të tjerët do të jenë në funksion të kësaj loje. Në fund fare ai do të dalë Luli fle, ne punojmë”, tha Minxhozi.

Vaksina e Pfizer neutralizon variantin brazilian të Covid

Vaksina për COVID-19 nga Pfizer Inc dhe BioNTech SE ishte në gjendje të neutralizonte një variant të ri të coronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Brazil, sipas një studimi laboratorik të botuar në New England Journal of Medicine të hënën.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, gjaku i marrë nga njerëzit të cilëve u ishte bërë vaksina neutralizoi një “version të inxhinierizuar të virusit” që përmbante të njëjtat mutacione të mbartura në pjesën kulmore të variantit shumë ngjitës P.1 të identifikuar për herë të parë në Brazil, studimi i kryer nga shkencëtarë nga kompanitë dhe Dega Mjekësore e Universitetit të Teksasit u gjet.

Siç thuhet më tej, shkencëtarët thanë se aftësia neutralizuese ishte afërsisht ekuivalente me efektin e vaksinës në një version të mëparshëm më pak ngjitës të virusit nga viti i kaluar.

Në studimet e botuara më parë, Pfizer kishte gjetur se vaksina e saj neutralizonte variante të tjera më ngjitëse të identifikuara për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, megjithëse varianti i Afrikës së Jugut mund të zvogëlojë antitrupat mbrojtës të krijuar nga vaksina.

Pfizer ka thënë se beson se vaksina e saj aktuale ka shumë të ngjarë të mbrojë ende nga varianti i Afrikës së Jugut.

Sidoqoftë, prodhuesi i ilaçeve po planifikon të testojë një dozë të tretë përforcuese të vaksinës së tyre, si dhe një version të rimodeluar posaçërisht për të luftuar variantin në mënyrë që të kuptojë më mirë përgjigjen imune.

Lista e Lezhës, si kaloi nga PS te PD Kastriot Piroli. RD e akuzonte si subjekt dekriminalizimi

Partia Demokratike e ka vendosur dje të katërtin në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Lezhës. Por Kastriot PIROLI, tashmë demokrat, dikur në 2017, kërkonte të hynte në Parlament me listat e PS për ti zënë vendin Armando Prengës.

PIROLI u denoncua nga Partia Demokratike, dhe organi i saj Rilindja Demokratike si një person i kapur nga “Dekriminalizimi” kur do zëvendësonte Prengën.

Por si hyri një person subjekt i “Dekriminalizimit” nga lista e PS tek ajo e PD, në qarkun që drejton Mark Marku?

Le të hedhim një vështrim se çfarë shkruante gazeta RD për Kastriot Pirolin, tashmë demokrat i flaktë dhe i vendosur në pozicion të sigurt në Lezhë:

Artikulli është botuar në RD në 17 shkurt 2017:

Heqja e mandatit të deputetit socialist Armando Prenga i hap rrugën drejt Parlamentit një tjetër të inkriminuari nga listat e PS. Sipas listës së kandidatëve socialistë në zgjedhjet e 23 qershorit, emri që pason Prengën është Kastriot Piroli. Por Piroli rezulton të jetë gjithashtu me precedentë penalë. Ai është deklaruar fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë të Kurbinit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentesh gjatë kohës që ishte në krye të Hipotekës së këtij rrethi.

Kastriot Piroli është arrestuar më 11 mars të 2015 dhe është liruar nga Gjykata e Kurbinit, me argumentin se e ka kryer dënimin për akuzat e ngritura gjatë periudhës së paraburgimit. Asokohe Prokuroria kërkoi tri vite burg për ish-drejtorin e Hipotekës së Kurbinit. Por vetë Piroli ka deklaruar se ka kryer vetëm dy muaj burg dhe se ndaj tij nuk ka një vendim të formës së prerë, për të cilën thotë se e ka në Apel.

Për sa kohë gjykata nuk e ka thënë fjalën e fundit për akuzat e ngritura ndaj ish-drejtorit të Hipotekës së Kurbinit, Kastriot Pireli mund të zërë vendin e Prengës në Parlament. Në rast se edhe Apeli e shpall fajtor, atëherë bazuar edhe në ligjin e dekriminalizimit, Kastriot Pireli do të duhet të ngrihet nga karrigia e deputetit dhe në vend të tij duhet të ulet pasuesi në listë që është Mirela Neli.

158914278_266039198513858_8767558880190554189_n.jpg

Piroli: Mandati më takon mua, vetëm dy muaj burg kam bërë

Me arrestimin e Armando Prengës në shtator të 2015 mundësia për heqjen e mandatit të tij solli reagimin e parë të Kastriot Pirolit, i cili deklaronte se me kënaqësi do të ulej në karrigen e deputetit në Parlament, ndërsa akuzat që rëndojnë ndaj tij i cilësonte si të pamjaftueshme. Sipas tij “vetëm dy muaj burg kishte bërë”. I kontaktuar nga mediat asokohe, ai tha se vërtet ka bërë 2 muaj burg, por vendimi nuk është i formës së prerë sepse ai e ka ankimuar në Apel, ndaj mandati i Prengës i takon atij.

“Unë nuk jam tani në burg. Kam bërë 2 muaj burg nga arrestimi në mars për shpërdorim detyre. Pastaj gjykata vendosi lirim të menjëhershëm pasi kisha bërë burg mjaftueshëm. Unë nuk jam dënuar me vendim të formës së prerë, pasi çështja është në Apel. Në këto kushte, bazuar në Kushtetutë, mandati është i imi, dhe unë e pretendoj atë”, tha Piroli për “Shqiptarja.com”. Ai tha se për këtë çështje nuk ka diskutuar me kryetarin e PS-së, Edi Rama, e as nuk është thirrur nga KQZ-ja. “Nuk jam takuar me kryeministrin. Nuk isha në mbledhjen me strukturat e PS-së një ditë më parë, mbase ai do të më thërrasë në një moment të dytë, kur të mos ketë ngarkesë pune. Nuk kam marrë ndonjë njoftim as nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por besoj do ta marr kur të vijë koha”, është shprehur Kastriot Piroli./ newsbomb

158939853_251222526557107_6907823816562214_n.jpg

Genc Pollo zbulon pse nuk kandidoi në listat e PD

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo, reagon pas moskandidimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Pollo shkruan në “Facebook” se ka vendosur të mos kandidojë në listat e PD, pasi sipas tij, mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.

“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm”, shkruan Pollo.

Nga Nishani e Mima tek Biberaj e Kadilli kush mbeti jashtë listave të PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar listën, e votuar nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Ajo që bie në sy është largimi i Florjan Mimës ekonomistit, ish-ministrit dhe ish-zv.ministrit.

Më tej është Fatbardh Kadilli, ish sekretar i burimebe njerezore në PD, i cili pretendonte të ishte pjesë e lista brenda qarkut të Korçës në PD.

Një emër tjetër është Enno Bozdo, të cilin e shpalli koordinator për energjinë, duke e gënjyer me një post që nuk vlen, pasi nuk e kandidonte dot në Korçë.

Bujar Nishani pritej të ishte në listat si një ish-president, ndonëse duket se Basha e ka lënë jashtë tyre.

Genc Pollo, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës nuk është pjesë e listës. Po ashtu Gazment Oketa që u bashkua me Lulzim Bashën pritej të ishte pjesë e listës fituese të PD-së, por në fakt nuk është.

Aleksandër Biberaj është një tjetër emër që Basha duhet të kandidonte në Korçë.

Gjithashtu edhe Gert Bogdani nuk duket gjëkundi në listat fituese. Nuk po flasim më tepër për emrat e tjerë por pretendimet e PD-së janë për të marrë 70 mandate.

Disa prej personave të larguar janë emra me peshë në Partinë Demokratike, por mesa duket Lulzim Basha ka zgjedhur t’i hedhë në kosh të plehrave.

Emrat që Basha përjashtoi nga lista:

Florjan Mima

Fatbardh Kadilli

Enno Bozdo

Bujar Nishani

Genc Pollo

Aleksandër Biberaj

Gazment Oketa

Arben Kashahu

Endri Hasa

Jep dorëheqjen ministrja e Jashtme e Kosovës

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla ka dhënë dorëheqje nga posti si dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj.

Ajo ka thënë se e ndjen detyrim moral të jep dorëheqje pas audio-incizimeve ku pretendohet se janë bërë manipulime me vota.

Postimi i plotë:
“Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.

Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes time. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve, paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi.

Nuk është sekret që Aleanca nuk ka qenë favorit për t’i fituar zgjedhjet, dhe ky fakt ka alarmuar disa që mbijetesën politike e kanë luftë për ekzistencë! Ata janë angazhuar që me çdo kusht të fitojnë betejën zgjedhore, pa zgjedhur mjet e as rrugë. Me çdo kusht kanë aderuar njerëz të padëshmuar e të panjohur për strukturat e partisë, për të ndërtuar projeksionet dhe aleancat e tyre për mirëmbajtjen e kontrollit dhe shantazhit përbrenda.
Distancimi im nga një parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shumë, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnjëherë që do të vijë. Por tani që erdhi, jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.

Siç kam kërkuar edhe më herët, RIPËRSËRIS që në interval sa më të shkurtër kohor, Prokuroria e Shtetit të ndriçojë para së gjithash vërtetësinë e video-inskenimit të plasuar në mënyrë të dyshimtë në pseudo-portale dhe faktimin e vërtetësisë së të gjitha pretendimeve që implikojnë familjen time dhe mua.

Kjo ka rëndësi jetike meqë akoma është i panjohur autenticiteti i kësaj videoje, koha kur kjo bisedë është zhvilluar, identiteti i personave pjesëmarrës në të dhe gama e dëmtimit që kanë shkaktuar. Madje, tashmë jemi në kërkim të ekspertëve ndërkombëtar për dhënien e opinionit të tyre profesional rreth autenticitetit të saj!

Rinumërimi i disa kutive është një hap përpara, por jo determinues për zbulimin e të vërtetës së plotë, pasiqë gjeneza e problemit qëndron pikërisht tek pretendimet e parashtruara në këtë video-inskenim, e që jam e bindur se me zbardhjen e fakteve, do të rrënohen edhe SKEMAT PIRAMIDALE KRIMINALE, TË ORKESTRUARA NGA PARAPOLITIKA, E QË AKTIVIZOHEN SA HERË KA NEVOJË. Për këto arsye, dyshimet janë të bazuara që ka keqpërdorime edhe të kutive tjera, andaj KËRKOJ RINUMËRIM TOTAL. Faktet do t’i paraqes në organet kompetente.
Ditëve të fundit, është hedhur tepër baltë e mjegulluar në shpërfytyrim faktet. Megjithatë, koha dhe kërkesa insistuese e imja për drejtësi, do të distilojnë të vërtetën. Paditë për shpifje, fyerje, e shantazh do të mbeten aktive, dhe nuk do të ndalem derisa sekreti publik i lidhjes së krimit me pseudo-portalet do të vërtetohet.

Politikëbërja në Kosovë nuk duhet të shndërrohet në një zanat që të merr jetën ose nderin. Ndërsa jap dorëheqjen nga funksioni publik, siguroj ata që gatuan këtë skemë se do të marrin monedhën përkatëse për të gjitha skemat që me vite i kanë gatuar pa dhënë përgjegjësi. Kjo që më është mveshur mua sot, ju pasqyron JUVE e assesi mua, e këtë që po them sot, e shumë të tjera – drejtësia do t’i vulosë herdokur!

Mbështetësve të ndershëm të këtij vendi, të cilët janë konfuzë nga zhurma dhe ndotja e ditëve të fundit, i ftoj për durim dhe i falenderoj për mbështetje. Miqve që më njohin prej vitesh dhe nuk kanë dyshuar në standardin e lartë moral që respektoj dhe kërkoj të respektohet, u kërkoj të vazhdojmë bashkarisht përpjekjen për sanimin e klimës politike dhe institucionale në Kosovë.

Këtë e shtrij edhe tek ata kolegë me të cilët jemi gjendur në llogore të ndryshme partiake, kundërshtarë por asesi armiq, e që pavarësisht diferencave ideologjike, na bashkon respekti për sakrificën e prindërve tanë, standardin shtetëror që nuk e ndërtuam kurrë, dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në Kosovë.
Mirupafshim në beteja të tjera”.

“Zëri i Amerikës”: Ndryshime të forta dhe të papritura në listat e PS e PD!

Në Shqipëri dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Si socialistët ashtu dhe demokratët kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e 4 viteve më parë, por ato dallojnë nga qasja në rreshtimin e kandidatëve në atë që quhet zona e sigurt. Ndërsa demokratët i janë përmbajtur përgjithësisht një rreshtimi që ka për bazë fuqinë elektorale të secilit kandidat, socialistët kanë zgjedhur të kundërtën, duke vënë në pjesën fundore të pjesës së sigurt emrat e drejtuesve politikë të qarqeve.

“Eshtë krejt e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye, në vendet e para të listave, që në fakt nuk është të rrish në krye të betejës”, deklaroi para fillimit të mbledhjes së kryesisë, kryetari socialist Edi Rama, i cili vetë do të jetë në dy lista, si në Vlorë edhe në Durrës, në vendin e 8, që përfaqëson dhe objektivin bazë të mandateve që socialistët synojnë në këto dy qarqe.

Por në fakt, ky rregull nuk është zbatuar kudo. Në Dibër, drejtuesja politike, ministrja e Jashtme Olta Xhacka, nuk u përfshi fare në listat e këtij qarku, duke u transferuar në Korçë. Po ashtu dhe në Tiranë, dy drejtuesit politikë, Ervin Bushati dhe Elisa Spiropali, janë në pjesën e sipërme të listës.

Në krye të qarqeve, me përjashtim të Fierit, ku është emri i zëvendëskryeministrit Erion Braçe dhe Dibrës, ai një emigranti me një histori suksesi në Londër Lavdrim Krashi, të gjitha janë gra, pjesa dërrmuese, emra tërësisht të rinj dhe pa një lidhje direkte me politikën.

Ajo që bie në sy është fakti se figura të njohura socialiste mbetën jashtë përzgjedhjes. Një pjesë e tyre, si si Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, Musa Ulqini, kanë deklaruar pubikisht se janë tërhequr. Ndërsa për të tjerë, siç është rasti i ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, vendimi ka qenë i qartë për t’u lënë jashtë. Që nga momenti që ai u hoq nga kryeministri, pas 5 vitesh drejtimi të diplomacisë, nga një prej figurave qendrore të kabinetit qeveritar, zoti Bushati mori një tjetër goditje nga zoti Rama, kur në vitin 2019, ju hoq drejtimi politik i qarkut të Shkodrës. Marrëdhëniet mes të dyve njohën përgjithësisht vetëm acarime, edhe për shkak të kritikave publike të zotit Bushati ndaj disa aspekteve të mënyrës së qeverisjes, apo dhe disa vendimeve të qeverisë.

Disa figura të tjera socialiste si ish ministrja e Mbrojtjes, dhe Kryetarja aktuale e Komisionit të Politikës së Jashtje të Parlamentit Mimi Kodheli, apo dhe ish kryeministri e Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, janë renditur në zona të rrezikuara të listës.

Akoma më e habitshme, ishte renditja si i 23-ti në listën e Tiranës, të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Mbetet i paqartë kriteri i përdorur nga PS në rastin e zotit Xhafa, aq më tepër kur socialistët, synojnë sërish të përdorin edhe në këto zgjedhje, Reformën në Drejtësi, si një prej kuajve kryesorë të betejës së tyre elektorale, ndërkohë që ai ishte njeriu që udhëhoqi të gjithë procesin e reformës.

Megjithatë ndryshimet e fundit në Kodin elektoral, i mundësojnë një kandidati të kërcejë në pjesën fituese nëse ai arrin të marrë personalisht, së pari mbi 10 mijë vota, e së dyti që këto vota të jenë më të mëdha në numër se sa të një prej kandidatëve që renditen në zonën e sigurt. Dhe pjesa e parë e listës në Tiranë, ka jo pak emra që mund ta kenë të vështirë të marrin një mbështetje të gjerë elektorale.

Në krahun tjetër edhe zoti Basha ka ndërmarrë ndryshime të forta duke lënë jashtë gjithashtu emra të njohur, ndërsa të tjerë, sikundër dhe në rastin e socialistëve, janë zbritur në zonat jo të sigurta të listave. Janë të paktën 11 ish deputetë demokratë të cilët janë lënë jashtë, mes tyre dhe emra si Genc Pollo apo dhe Luciano Boçi. Po ashtu, nuk është e qartë zgjedhja e kryetarit demokrat, për të mos përfshirë disa nga bashkëpunëtorët e tij të afërt në parti, si Fatbardh Kadilli apo Enno Bozdo.

Kandidatët demokratë duket se janë penalizuar ndjeshëm dhe nga fakti që për të mbajtur një opozitë të bashkuar, zoti Basha është detyruar të bëjë koncensione jo të vogla ndaj aleatëve të saj të vegjël. Vetëm në Tiranë, në pjesën e sigurt të listës janë 5 emra të aleatëve, Fatmir Mediu, kreu republikan, Shpëtim Idrizi i PDIU-së së bashku me Mesila Dodan, Vangjel Dulen e PBDNJ-së dhe Dashamir Shehin e LZHK-së. I ndryshëm është rasti i kreut demokristian Nard Ndoka, i cili është renditur në zonë thuajse të pasigurt.

Ajo që bie në sy në listat e PD-së është dhe fakti i përfshirjes në to të disa prej emrave që Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave, i promovuar si një risi nga zoti Basha. Dhe jo vetëm, por ata janë renditur në pjesët e sigurta në qarqet ku janë caktuar./VOA

Tom Doshi garon më 25 prill, kryeson në dy qarqe

Tom Doshi është kandidati i parë i PSD në Tiranë dhe Shkodër. Vetëm pak para afatit të fundit, edhe PSD si partitë e tjera ka dorëzuar listën dhe Doshi rezulton i pari në dy qarqe.

PSD në KQZ si parti garuese në zgjedhje u fut me kryetarin në detyrë, Engjëll Bejtja, por më pas Tom Doshi konfirmoi se është vetë ai kryetar i zgjedhur dhe se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në 4 qarqe, një prej të cilëve dhe në Tiranë.

PSD kësaj radhe nuk do të jetë në koalicion me PS, por Tom Doshi në zgjedhjet e fundit të 2017 u bashkua me mazhorancën edhe pse garoi i vetëm.

Zbardhet lista e PS për zgjedhjet e 25 prillit

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla prezantoI në një dalje për mediat emrat e kandidatëve.

LISTA E PLOTE

Shkodër
1. Edona Bilali
2. Paulin Sterkaj
3. Benet Beci
4. Ilir Beqaj
5. Frrok Gjini
6. Lela Berdica
7. Pal Peraj
8. Kristian shkreli
9. Diana Muriqi
10. Jona Leqejza
11. Alda Mema
12. Kabir Fishta

Kukës

1. Gerta Duraku
2. Petrit malaj
3. Halim Dauti

Lezhë

1. Lindita Nikolla
2. Eduart Nndreca
3. Shpresa Marrnoi
4. Gentian Malotaj
5. Benard Bbalaj
6. Eueda Molla
7. Erjola Ndoci
8. Gjon Ndoci
9. Lina Guri

Dibër
1. Lavdim Krrashi
2. Aurora Marra
3. Dionis Ymeri
4. Melaim Damzi
5. Spartak Koltraka
6. Anisa Gjika

Durrës
1. Milva Konomi
2. Alban Xhelili
3. Jurgis Çyrbja
4. Klodiana Spahiu
5. Ilir Ndraxhi
6. Rrahman Rrahja
7. Lefter Koka
8. Edi Rama
9. Ana Dhamo
10. Artan Bitri
11. Kejda Bejaj Ferra
12. Arkend Balla
13. Denis Deliu
14. Klementina Meçe
15. Erjon Meka

Berat
1. Hatixhe Konomi
2. Bardhyl Kollçaku
3. Fadil Nasufi
4. Nasip Naco
5. Blendi Klosi
6. Sara Satka
7. Jurgen pushi
8. Klajdi Qama
9. Rabushe Hoxha

Fieri
1. Erion Braçe
2. Petro Koçi
3. Lindita Buxheli
4. Bashkim Fino
5. Baftiar Zeqo
6. Antoneta Dhima
7. Bujar Çela
8. Ismet Beqiraj
9. Tatjana Pirro
10. Gramoz Ruçi
11. Robert Bitri
12. Mirza Petushi
13. Arber Arapi
14. Sokol Krasniqi
15. Esiola Hoxha
16. Erges Krakolli
17. Adela Hysenaj
18. Nimet Musai
1. Mirela Kumbaro Furrxhi
2. Laert Duraj
3. Bledar Çuci
4. Artemis Malo
5. Kosta Garo
6. Kjara Adhami

Elbasan
1. Evish Kushi
2. Klevis Xhoxhi
3. Bsiaj Ajazi
4. Desantila Tahiraj
5. Sajmir Hasalla
6. Florenc Spaho
7. Luan Duzha
8. Taulant Balla
9. Albana Hana
10. Enver Rroshi
11. Briseida Gjoza
12. Marsida Hyseni
13. Shkelqim Bullari
14. Kristaq Skenderi
15. Endri Pepa

Korçe
1. Eni Zaka
2. Ilirian Pendavinji
3. Blerina Gjylameti
4. Ilir Topi
5. Olta Xhaçka
6. Niko Peleshi
7. Edlira Bode
8. Bledi Çomo
9. Besa Spaho
10. Dhora Dajko
11. Arian Jaupllari
12. Vasil Sterjovski

Tiranë
1. Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilada Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belind Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko
20. Plarent Ndreca
21. Mimi Kodheli
22. Dallendyshe Bici
23. Fatmir Xhafa
24. Ylli Shehu
25. Alfred Mmuharremi
26. Romina Kuko
27. Edmond Rushi
28. Spartak Braho
29. Klodeta Dibra
30. Ornaldo Rakipi
31. Bora Muzhaqi
32. Eljo Hysko
33. Vaid Shaba
34. Kledina Skendo
35. Halit Valteri
36. Tahir Muhedini
Vlorë

1. Pranvera Resulaj
2. Anduel Tahiraj
3. Vullnet Sinaj
4. Anila Denaj
5. Niko Kuri
6. Ilir Metaj
7. Damian Gjiknuri
8. Edi Rama
9. Teuta Rama
10. Ervis Mocka
11. Alket Hyseni
12. Laura Ferhati

Gjirokastër

Mirela Kumbaro Furrxhi
Laert Duraj
Bledar Çuci
Artemis Malo
Kosta Garo
Kjara Adhami

Skip to toolbar