Ndërron jetë nga koronavirusi mamia 50-vjeçare në Elbasan

Një mami pranë Spitalit të Elbasanit ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Lajmi i trishtë bëhet i ditur nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, i cili thekson se mamia Majlinda Ilirjani ka ndërruar jetë nga virusi i rëndë në moshën 50-vjeçare.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare. Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta”, thuhet në njoftimin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.

Albright dhe Levit marrin çmimin për ”Mirëkuptim dhe Tolerancë”

Muzeu Hebre i Berlinit akordoi ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright dhe yllit të pianos, Igor Levit, titullin si fitues të çmimit vjetor për ”Mirëkuptim dhe Tolerancë”.

“Si një figurë politike, profesore dhe autore, Madeleine Albright mbetet një zë i domosdoshëm sot”, theksoi juria në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të muzeut.

“Ndërgjegjja e tij politike bazohet në përvojën e dyfishtë të arratisjes: nga nacional-socialistët në Pragë dhe më vonë nga diktatura komuniste në Beograd”, shtoi muzeu në deklaratën e tij.

Levit, një pianist gjermano-rus, është vlerësuar si një nga “zërat më të rëndësishëm politikë të brezit të tij”.

Ekzekutohet me raketë nga ushtarët azerë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Është përshkallëzuar lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediet botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Më poshtë iu sjellim pamjet me dron, që tregojnë momentet kur qëllohet makina, ku ndodhej ministri.

Bëhet fjalë për rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.

Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën.

Pas qëllimit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital.

Evropa pranë izolimit, Paralajmëron Merkel: Nuk mund të vazhdojmë kështu

“Jemi para muajve shumë të vështirë. Kështu nuk do të mund të vazhdojmë tutje”, ka paralajmëruar kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një takimi me anëtarët e tjerë të partisë së saj.

Ngjashëm në Francë, Itali, Holandë, Çeki, Austri, Slloveni, Belgjikë dhe Spanjë. Për vetëm 10 ditë numri i të infektuarve me COVID-19 është dyfishuar, duke paralajmëruar masat të ashpëruara dhe në ato vende që tashmë janë në izolim, transmeton Telegrafi.

Franca paralajmëron se numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të shkojë deri në 100 mijë. E rekordi i mëparshëm i zi ka qenë 52.010 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve.

Izolimin klasik tashmë po e aplikojnë Belgjika, Irlanda, Uelsi. E gjendja e jashtëzakonshme në mes tjerash po aplikohet në Spanjë dhe Francë, kurse kancelari austriak Sebastian Kurz ka paralajmëruar se nuk është hedhur poshtë ideja e izolimit. Sipas tij, për këtë do të vendoset bazuar në numrat e rasteve nëpër spitale.

E vendi me numrin më të madh të infektuarve për kokë banori është Çekia. Kryeministri Andrey Babish ka paralajmëruar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Nëse nuk ndodh mrekullia, asgjë tjetër nuk do të na mbetet përpos forcimit të masave mbrojtëse”, ka shtuar ai.

Tashmë janë mbyllur shkollat dhe shumica e dyqaneve, kurse shumë çekë nuk po i respektojnë masat.

Sllovenia ka njoftuar se nga kjo javë nuk do të mund të largohen nga vendi ku jetojnë përveç nëse kanë ndonjë urgjencë.

Më herët ata nuk kanë guxuar të largohen rajonin ku jetojnë, e ora policore aplikohej nga ora 21:00 deri në 6 të mëngjesit.

Koronavirusi iu merr jetën 3 pacientëve në Kosovë, konfirmohen 197 raste

Koronavirusi iu ka marrë jetën tre pacientëve në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se janë konfirmuar pozitivë me virusin e rëndë edhe 198 persona.

Njoftimi i plotë:

48 TË SHËRUAR DHE 197 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren dhe 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).
Numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 669 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Vatikani: Krishtlindje online për shkak të virusit

Festimet e Krishtlindjeve do të transmetohen në internet këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, konfirmoi një anëtar i ambasadës gjermane në Vatikan.

Ambasadave në Selinë e Shenjtë u është thënë se liturgjitë do të mbahen “privatisht, pa praninë e anëtarëve të trupit diplomatik” dhe do të transmetohen në internet.

Oliver Lahl, përfaqësues i ambasadës gjermane, deklaroi se Vatikani i kishte dërguar një mesazh të tillë në lidhje me periudhën e Krishtlindjeve.

Më 24 dhjetor, papa Françesku zhvillon një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në prani të diplomatëve të akredituar të Vatikanit dhe anëtarëve të zgjedhur të publikut.

nuk mbajtën maskën, policia vendos 621 gjoba në 24 orë

Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 621 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Në Gjirokastër është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, një 41-vjeçar nga Mallakastra, i cili ka tentuar të kalojë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, duke qenë i infektuar me COVID-19.

Në Elbasan është ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë shtetasi P. N., pasi në lokalin në pronësi të tij, në Hotolisht, Librazhd, ka organizuar një ceremoni martesore, ne kundërshtim me masat anticovid.

Në Durrës është ndëshkuar me masën 5.000 lekë, një 21-vjeçar, pasi është konstatuar përsëritës i mosmbajtjes së maskës, herën e parë në rrugë dhe herën e dytë në një automjet, me drejtuesin e të cilit nuk kishte lidhje familjare.

Gjithashtu, është ndëshkuar më masë administrative 1 milion lekë shtetasi E. B., pasi ka mbajtur hapur lokalin në pronësi të tij, në lagjen nr. 7, Korçë dhe ka vendosur muzikë pas orës 20:00 në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Topalli me lëvizje politike? Spiropali “thumbon” Bashën

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, “thumbon” kryedemokratin Lulzim Basha, teksa shkruan në “Facebook” se “taksirati i tij me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral”.

Mes të tjerash, referuar zërave se ish-kryeparlamentarja Topalli mund të krijojë një lëvizje të mundshme politike, Spiropali thekson se arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene.

“Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral. Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit.

Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik.
Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene🧮 Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet😃🏺🧿”, shkruan Spiropali.

Albi Xhunga: Beteja ndaj ekstremizmit fetar

Ekzekutimi barbar i një mësuesi në rrethinat e Parisit nga një ekstremist islamik me origjinë çeçene ka ringjallur edhe njëherë makthet e akteve terroriste që kanë tronditur Europën në vitet e fundit. Debati publik për këtë çështje, por edhe për ekstremizmin në përgjithësi, ka kapërcyer kufijtë francezë dhe po bëhet sot një lloj beteje propagandistike e ideologjike e rrafshit ndërkombëtar me në krye dy protagonistë kryesorë, presidentin francez Emanuel Macron dhe atë turk Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti Macron ka nisur përmes një fjalimi që mban datën 2 tetor (rreth dy javë përpara vrasjes së mësuesit Samuel Paty) planin e një reforme të komunitetit musliman francez, të cilën ai e quan luftë kundër separatizmave.

Në këtë diskurs, i cili origjinën e ka në programin elektoral të kandidatit Macron në fushatën presidenciale të vitit 2017, presidenti e vë theksin në dy linja kryesore të planit të tij që sot ka marrë formën e një projekt-ligji, tendenca separatiste e një minoriteti jo përfaqësues të komunitetit musliman francez dhe fenomenin e krijimit të getove me emigrantë kryesisht muslimanë të cilat ushqejnë një lloj ndarje të këtij komuniteti me pjesën tjetër të shoqërisë dhe për këtë fenomen Macron akuzon një pjesë të të zgjedhurve lokalë. Në këtë plan Makron përveçse tenton të forcojë kontrollin e fondeve të dyshimta që vijnë nga jashtë për komunitetin musliman, ndalimin e shkollave fetare klandestine, imamëve të huaj, si dhe afrimin e komunitetit musliman me vlerat e republikës dhe nga ana tjetër aspiron të shteti të bëjë më shumë për të luftuar fenomenin e getove, duke vënë thëksin në disbalancat sociale që ky fenomen ka prodhuar.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan shihet prej kohësh me simpati nga komuniteti musliman europian. Përveç  në popullsinë muslimane me origjinë turke që jeton në disa shtete të Europës, influenca e tij shtrihet edhe në komunitetet e tjera të besimit musliman që popullojnë sot kontinentin e vjetër. Nuk janë vetëm paratë për ndërtimin e xhamive baza e këtij popullariteti. Është më së shumti qasja e tij si një kalif i kohëve moderne që mbron çështjen muslimane në arenën ndërkombëtare. Edhe pse vrasja e mësuesit u dënua nga presidenca turke përmes zëdhënësit, mbrojtja që presidenti Macron i bëri karikaturave të profetit Muhamet në kuadrin e lirisë së shprehjes ngjalli indinjatën e presidentit Erdogan, i cili përveçse vuri dy herë radhazi në dyshim shëndetin mendor të presidentit francez, bëri edhe thirrje për bojkot të produkteve franceze. Natyrisht që këtu ka rol edhe qasja e Francës në konfliktin greko-tork për kufijtë detarë.

Thirja për bojkot të produkteve franceze pati jehonë në disa vende muslimane. Në rrjetet sociale kanë dalë pamje me raftet e boshatisura nga këto produkte në vende si Katari dhe Jordania. Por nga ana tjetër deklaratat e presidentit turk kanë sjellë edhe reagime nga pothuaj të gjitha kancelaritë europiane në mbështetje te presidentit francez. Beteja vazhdon…

Shqipëria nuk mund të ndihet e përjashtuar nga rreziku ekstremist që vazhdon të kërcënojë perëndimin. Beteja ushtarake ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik u fitua, por elementë të tij ende vazhdojnë të inspirojnë dhe influencojnë elementë me tendenca radikale në mbarë Botën. Shërbimet sekrete perëndimore raportojnë se ka ende shumë resurse humane dhe financiare të mbetjeve të kësaj organizate në qarkullim dhe se lufta është shumë larg fundit. Hetimet e mëtejshme të vrasjes së mësuesit Samuel Paty, një 18 vjeçar me origjinë çeçene, familja e të cilit kishte fituar azil në Francë, tregojnë se ngjarja nuk ishte një fenomen i izoluar. Vrasësi kishte kontakte të rregullta me terroristë në Siri dhe fill pas vrasjes iu kishte nisur atyre një foto makabre të kokës së prerë.

Prezenca e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm në Liban, tregon se as Shqipëria nuk i ka të mbyllura llogaritë me këtë problem. Në qoftë se një shtet i fuqishëm si Franca ndjen nevojën për të mbikqyrur fondet që vijnë nga jashtë për komunitetin musliman, me frikën se kontribuesit në qëllimet e tyre nuk kanë vetëm ndërtimin e xhamive, edhe Shqipëria duhet të rrisë përpjekjet për një kontroll më rigoroz të parave që vijnë nga jashtë duke verifikuar origjinën reale dhe qëllimin e tyre.

Ekzistenca e një rryme ekstremiste në komunitetin musliman shqiptar është tashmë realitet. Përveç personave të dënuar me vendim gjykate për terrorizëm e propagandë ekstremiste, ka në Shqipëri një pjesë të këtij komuniteti që indoktrinohet përmes forumeve ndërkombëtare në rrjetet sociale. Shembull i qartë për këtë ishte një zonjë e ftuar në një nga emisionet televizive në prime time, e cila në mënyrë kriminale relativizoi vrasjen e profesorit Paty, shprehu empati për vrasësin dhe sulmoi disa nga vlerat themelore të shoqërisë sonë. Zonja në fjalë pretendonte të ishte avokate. Kur në studio u tha se profesor Paty u vra pa gjyq, ajo tha se edhe i riu çeçen u vra pa gjyq. Dmth për këtë zonjë vrasja makabër e Samuel Paty dhe vrasja nga policia të një personi të armatosur që sapo ka kryer një krim makabër dhe i reziston rofcave të rendit janë njësoj, vrasje pa gjyq.

Anëtarë të kësaj pjese me tendenca radikale të komunitetit musliman shqiptar nuk i njohin as autoritetet legale të këtij komuniteti si myftinjtë etj, sepse sipas tyre këta janë shumë të ndikuar nga politika. Kjo sjell praktikimin e fesë nëpër skuta rrjetesh sociale të pakontrolluara dhe shpesh të rrezikshme. Zonja në fjalë i përmbushte të gjitha parametrat e një eksponenteje të këtyre rrymave, pasi identifikimi i tyre është shumë i thjeshtë. Ata flasin të gjithë me të njëjtën gjuhë, përdorin të njëjtët shembuj dhe iu referohen të njëjtave ngjarje. Artikulimi i tyre është si një vjershë e mësuar përmendësh dhe diskursit të tyre i mungon elementi human, elementi logjik dhe elementi faktik. Gjithçka relativizohet. Përfaqësuesi më elokuent i tyre në Europë ka qenë Tarik Ramadan, një ideolog musliman zviceran me origjinë egjiptiane, nip i njërit prej themeluesve të Vëllezërve Muslimanë në Egjipt. Sot ky person është nën akuzë për dhunë seksuale ndaj disa grave.

Është padyshim i admirueshëm kujdesi i shtetit për viktimat shqiptare gra e fëmijë të mbetur të bllokuar në kampet e ISIS, por nuk duhet të lihen jashtë vëmendjes fenomenet shqetësuese të radikalizimit të disa rrymave të komunitetit paqedashës musliman shqiptar. Në një Botë të konektuar radikalizimi bëhet më i thjeshtë dhe lufta ndaj fenomenit më e komplikuar. Ishte ky radikalizim që çoi drejt Sirisë një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë, familjet e të cilëve kanë mbetur sot atje. Shteti duhet të vlerësojë problemin dhe të ndërmarrë veprime konkrete për ta luftuar sa më shpejt. Nëse i lemë të radikalizuarit që nga dhjetra të bëhen qindra e mijëra, nesër mund të jetë shumë vonë.

Kodi, Balla: Refuzuam përpjekjen e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi sot publikisht arsyet pse shumica rrëzoi dekretin e Presidentit Meta dhe i dha rrugë miratimit të Kodit Zgjedhor.

Sipas Ballës, pritja e një opinioni nga Venecia do të thoshte hyrje në një spirale të rrezikshme që mund të cenoje edhe zgjedhjet e 25 prillit.

“Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit të Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për Kodin Zgjedhor, të shumta janë argumentet e rrëzimit që shoqërojnë dekretin, por ajo që dua të them është se rezultati i përket shumicës së deputetëve të Kuvendit për t’i dhënë rrugë hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kod. Duhet refuzuar përpjekja e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme sa kohë që janë më pak se 180 ditë në dispozicion. Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret s’ka pasur për qëllim të përmirësojë kuadrin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, por si gjithmonë pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit.

Për shumicën Komisioni i Venecias gjithnjë është i mirëpritur për të sjellë një opinion të pjekur, i cili do diskutohet nga të gjitha forcat politike me vëmendje dhe do adresohet edhe për çështje pas 25 prillit, por tani s’kemi kohë për të humbur, për të hyrë në një aventurë.

Unë e kam sqaruar dhe komisionerin në një bisedë që kemi pasur, biseda të drejtpërdrejta miqësore, pa dorashka, se parlamenti nuk do presë asnjë sekondë sepse kemi zgjedhjet më 25 prill dhe s’kemi pse të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta, i cili nuk ka qëllim të përmirësojë kodin zgjedhor por ka për qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist, anti-shumicë dhe anti-parlament në këtë proces.

Kanë nevojë të kenë të shkruar e zezë në të bardhë ligjin zgjedhor. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet, është marrë dhe një angazhim për identifikimin biometrik, koha është jashtëzakonisht e ngushtë. Ne nuk kemi asnjë arsye që të mos e refuzojmë në sekondën e parë që kalon afati i procedurës Ilir Metën i cili me gjithë këtë përpjekje që është botërisht e identifikuar si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe lideri absolut i një partie të degraduar”,- tha Balla.

Skip to toolbar