OFL ‘ultimatum’ tre të dënuarve për prostitucion e trafikim të miturish

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë tre personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.

Në rrjetën e OFL kanë rënë tre të dënuarit Fedianat Etemaj alias Ferdinand Etemi, Elton Drapi dhe Dorjan Memaj.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

F. E. alias F. E., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;
D. M., banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Rrëfehet Pirro Dhima: S’kam asnjë lidhje me shqiptarët

Ish-kampioni olimpik i peshëngritjes, Pirro Dhima ka rrëfyer për mediat greke historinë e fëmijërisë dhe hapat e para të karrierës në Shqipëri.

Dhima ripërsërit sërish, dhe kësaj radhe më fort se nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët edhe pse vijon të ketë kontakte me persona në Shqipëri. Ai thotë se është nder dhe krenar që është grek, nga gjyshi në gysh me origjinë.

” Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi në gjysh. Unë nuk kam asgjë me shqiptarët. Po kështu, unë kam marrëdhënie miqësore me njerëz të denjë nga ky vend, por jo me shqiptarë!”- shprehet Dhima.

Ai tregon se prindërit e tij jetonin në Tiranë dhe atë e rriti gyshja në Himarë, të cilën e konsideron si zonjë të mençur dhe të mrekullueshme.

“Sigurisht. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im sepse familja ime ishte e zënë me punë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur.”, – tregon Dhima.

Ai thotë se me peshëngritje është marrë që 7 vjeç e gjysmë teksa tregon se në kohën e Partisë Komuniste të Enver Hoxhës në Shqipëri, minoritarëve grekë nuk u jepej e drejta të shkolloheshin në universitete përveç atyre të betuarve për partinë.

““Kam filluar të ngre pesha kur isha 7.5 vjeç. Dhe që nga fillimi u konsiderova një nga talentet më të mëdha. Edhe pse më pëlqente futbolli dhe sportet e tjera, rreth moshës 13 vjeç vendosa t’i përkushtohem plotësisht sportit. Më mbingarkuan peshat ”.

Partia Komuniste nuk na dha neve të Veriut mundësinë për të studiuar në universitete. Vetëm njerëzit e betuar në parti nga Epiri i Veriut ishin të qetë.”- thote ai.

Pak ditë më parë një gazetare e etiketoi Pirro Dhimën si shqiptar, por ai replikoi me të duke e sqaruar se ishte grek i lindur në Shqipëri. Dhima u largua nga Shqipëria pas rrëzimit të komunizmit, duke fituar medalje të arta për Greqinë edhe pse u lind dhe u rrit profesionalisht në Shqipëri.

Greqia kërcënon Turqinë nga Tirana, Dendias zbulon shkresën drejtuar Varhelyi

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, zbuloi gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama letrën që i ka drejtuar Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, për konfliktin me Turqinë.

Ministri Dendias tha se i ka kërkuar komisionerit të shqyrtojë menjëherë veprimet e Turqisë në të gjitha dimensionet, madje deri në tërheqjen e unionit doganor.

“Më vjen keq që fqinji jonë Turqia vijon të shkelë çdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE. Jam detyruar t’i dërgojë një shkresë komisionerit Varhelyi, duke i thënë se Turqia po shkel unionin doganor dhe duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë. Kam kërkuar me keqardhje që të ekzaminojë komisioni të gjitha shkeljet në gjithë dimensionin e tyre, madje deri në tërheqjen e unionit doganor.

Kam theksuar edhe veprimet e fundit që janë tepër shqetësuese në Mesdhe. Duhen ndaluar materialet ushtarake, pasi përdoren për veprime që destabilizojnë zonën tonë. Ajo që ne duhet të ndërtojmë së bashku, fokusi ynë i përbashkët është që të kemi një të ardhme paqësore të gjithë së bashku. Kësaj të ardhmeje i shërben prezenca ime sot këtu”, tha ministri Dendias.

Dendias në Tiranë: Do të zgjidhim edhe ligjin e luftës!

Në konferencën e përbashkët me kryeministri Rama, ministri i jashtëm shprehu vullnetin për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimin europian. Dendias tha se urë e lidhjeve mes dy vendeve është minoriteti grek në Shqipëri, po ashtu edhe shqiptarët që punojnë në Greqi.

“Sa i takon marrëdhënieve bilaterale, na bashkojnë shumë gjëra. Prezenca ime sot synon një axhendë pozitive të marrëdhënieve tona, kemi vullnet për t’i cuar ato akoma më lart, dhe synojmë të zgjidhim në respekt reciprok. “ tha Dendias.

“Zoti kryeministër, ju falënderoj për mikpritjen tuaj është kënaqësi për mua, që me urdhër të Mitsotakis rikthehem në Shqipëri pas një viti. Herën e fundit isha pas tërmetit të fuqishëm, për të nqenë pranë popullit mik shqiptar. Ju falënderoj për të gjitha fjalët e mira, sepse është një përpjekje miqsh. Vizita ime sot ndodh në kushte shumë më të mira. Ju përgëzoj për kryesinë e OSBE.

Sa i takon marrëdhënieve bilaterale, na bashkojnë shumë gjëra. Prezenca ime sot synon një axhendë pozitive të marrëdhënieve tona, kemi vullnet për t’i cuar ato akoma më lart, dhe synojmë të zgjidhim në respekt reciprok.

Urë e lidhjeve tona është minoriteti grek në Shqipëri, po ashtu edhe shqiptarët që punojnë në Greqi. Më lejoni të thekson kontributin e shtetasve grekë në ekonominë në Shqipëri, po ashtu edhe të shqiptarëve në Greqi.

Do përballojmë sfida, jemi gati për cdo përpjekje, me besim si i shkon përshtat vendeve europiane në dobi të vendeve tona. Integrimi dhe hyrja e Shqipërisë në BE është objektiv ynë.

Dëshiroj të theksoj se Greqia, përmes axhendës së Selanikut ka mbështetur integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor. Edhe me kryeministrin edhe me Cakajn kishim një tematikë shumë të gjerë diskutimesh, mes tyre për cështjen e detit. Zgjidhja e kësaj divergjence do jetë e dobishme për të dy vendet. Zgjidhja do ketë si bazë marrëveshjen e OKB. Jam i lumtur për këtë gjë, duke analizuar këtë cështje, kemi rënë dakord të kalojmë së bashku në të drejtën ndërkombëtare në Hagë. Kjo marrëveshje mëbshtetet në një qëndrim të të dy vendeve në legalitetin e përbashkët për cdo divergjencë. U refereuam në marrrëveshjen e 1996 ka nevojë për një thellim e dinamizëm. Të bëjmë një mbledhje qeveritare e të krijojmë një mekanizëm mes dy vendeve mike. “ u shpreh Dendias.

Nikos Dendias, foli gjatë konferencës për media me kryeministrin Edi Rama edhe për heqjen e ligjit të luftës.

Ministri grek tha se kjo çështje do të zgjidhet, me urdhër të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

“Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës. Kjo gjë është një anakronizëm. Jam i sigurt që edhe çështjen e ligjit të luftës do ta zgjidhim së bashku. Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu nga Tirana, në opinionin publik shqiptar, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis.

Nuk duhet të humbasim kohë dhe unë mendoj se kemi arritur shumë gjëra në marrëdhëniet tona dhe për ne mbetet që të shkojmë më përpara. Pashë me gëzim perspektivën, madje progresin, që Shqipëria ka bërë për problematikat që lidhen me minoritetin grek. Të gjitha këto i japin mundësi që të kalojë në axhendën tonë pozitive”, tha ministri Dendias.

Tirana e Athina bien “dakort”. Çojnë së bashku “Detin” në gjykatë

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se  Shqipëria e Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për çështjen e detit.

Rama zbulon se bashkë me Dendias kanë rënë dakord që së bashku t’i drejtohen instancave ndërkombëtare për të zgjidhur këtë çështje të debatuar.

Më tej ai thotë se asnjë çështje nuk është e pazgjidhshme dhe nuk do të ketë asnjë pushtim të Shqipërisë nga Greqia nëpërmjet detit.

”E kam shumë të qartë që të gjithë i kanë veshët e hapur lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëjë Shqipërisë mes detit. Nuk do ketë pushtim. Më vjen keq që do zhgënjehen patriotët e detit.

Mund ta them me kënaqësi sot, se kemi rënë dakord me Greqinë që këtë çështje ta trajtojmë në instanca ndërkombëtare. Do i drejtohemi së bashku drejtësisë ndërkombëtare.”- tha Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu nëpërmjet këtij lajmi ka sumuar edhe ata që e akuzuan për marrëveshjen e detit duke thënë se i vjen keq për ‘patriotët e detit’.

Kërcënohet me vdekje portieri i Everton

Policia e Liverpool ka nisur një hetim pas kërcënimeve të shumta që Jordan Pickford ka marrë në rrjetet sociale. Në derbin e fundjavës, portieri i Everton dhe kombëtares angleze ndërhyri në mënyrë të gabuar në dëm të Virgil Van Dijk, duke i shkaktuar mbrojtësit holandez një dëmtim të rëndë në gju.

Futbollisti i Liverpool ka mbyllur përpara kohe sezonin, ndërsa ndjesa publike nuk i ka mjaftuar Pickford. Në llogaritë e tij në rrjetet sociale, portieri ka marrë shumë kërcënime, madje edhe nga ato për jetën e tij. Për këtë arsye në lëvizje është vënë policia e Liverpool.

Sipas mediave angleze, një hetim ka nisur nga forcat e rendit, që kërkojnë të kuptojnë sa serioze janë këto kërcënime. Nëse në këtë pikë, të gjitha të përditëshmet angleze janë rreshtuar në krah të portierit, ato nuk i kanë kyrsyer kritikat, duke theksuar faktin se Pickford ia ka hedhur pa asnjë penalizim për ndërhyrjen e tij.

Liga-Qeveria tjetër takim, fjala e fundit i takon Ramës

Bojkoti i Ligës mbetet në fuqi, nuk kishte “tym të bardhë” as pas raundit të dytë të bisedimeve, të zhvilluar sërish në Ministrinë e Financave. Palët kanë vijuar me negociatat, ka hapa përpara por sërish nuk është plotësuar kërkesa kryesore e Ligës Profesioniste, ligji i sponsorizimeve Me këto kusht të pa plotësuar, bojkotoi mbetet në fuqi ndërsa propozimet e Ligës tashmë do ti paraqiten kryeministrit Rama ditën e premte.

“Sot kishim takimin e dytë me Ligën Profesioniste të futbollit. Ishte një takim ku në të shumtë e rasteve problemet e Ligës thuajse se janë të zgjidhura, kemi ngelur vetëm te problemi i Ligjit të Sponsorizimit. Edhe Ministrja ishte shumë bashkëpunuese sot.

Kërkohet një konfirmim edhe nga qeveria për faljen e gjobave. Në qoftë se do të bëhet kjo, do të bëhet me një ligj specifik në parlament. Kërkon një vendim politik, nuk mund të bëhet një falje vetëm për Ligën apo për futbollin, por do bëhet për të gjitha bizneset. Ne mendojmë që përgjigja përfundimtare do të jepet ditën e premte, mbasi ne të bisedojmë me kryeministrin. Do t’i japim zgjidhje përfundimtare gjithë këtyre problemeve që Liga ka shprehur”, u shpreh Fidel Ylli.

Meta tregon muskujt: I stërvitur për të ngritur vetëm pesha të rënda!!

Presidenti Ilir Meta kthehet 35 vite pas dhe kujton kohën kur ishte peshngritës.

Meta publikon foton, ku shfaqet tepër i ri, ndërsa thekson se “Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive”

Mes të tjerash, Presidenti thekson se është stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!

Mesazhi i Metës:

I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë.
Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive.
E falendëroj veçanërisht për këtë foto të bukur që më solli sot gjatë stërvitjes me dy miqtë e mi, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi, apo siç e quanim të gjithë Poku, Kampion i Ballkanit.
Përjetë mirënjohës Profesorit të dashur që me shumë profesionalizëm, pasion e përkushtim përgatiti denjësisht shumë kampionë të peshëngritjes shqiptare, duke mbetur një shembull i çmuar dhe përherë frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.
Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda! 🏋️‍♀️🇦🇱

OBSH: Ku po gabon Europa dhe Amerika me Covid-19

Në mes të valës së dytë të pandemisë COVID dhe rritjes së mprehtë të numrit të njerëzve të infektuar në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, kreu i shërbimit të urgjencës i OBSH-së, Michael Ryan, u tha autoriteteve: vendosni kontaktet në izolim.

“Nëse do të kisha të drejtë për një dëshirë, në mënyrë që të përmirësoja vetëm një gjë që ne të mund ta rregullojmë dhe ta ndryshojmë situatën, do të ishte të sigurohesh që çdo individ që ka qenë në kontakt me një rast të konfirmuar COVID të jetë në karantinë, me qëllim për të thyer zinxhirin e transmetimit,”tha Michael Ryan në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Unë nuk mendoj se është bërë në një mënyrë sistematike, dhe kjo është një nga arsyet kryesore që ne shohim shifra kaq të larta”, u citua Ryan të thoshte.

Gjetja e kontakteve në shumë vende evropiane është bërë e vështirë dhe një numër rastesh të reja të COVID-19 kanë shpërthyer në kontinent në dy javët e fundit.

“Rreth gjysma e vendeve në rajonin evropian të OBSH-së regjistruan një rritje prej 50 përqind të numrit të infeksioneve javën e kaluar,” tha ai.

Kolegia e tij Maria Van Kerkhove është e befasuar që koncepti i pikave të nxehta epidemike, të cilat krijohen nga mbledhjet ku masat nuk merren parasysh, “nuk hyn në tru”.

“Ky virus ka treguar se ai mund të rishfaqet me shpejtësi të lartë dhe të kërcënojë spitalet dhe sistemin e kujdesit shëndetësor nëse nuk u kushtojmë vëmendje masave”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Nga ana tjetër, OBSH thotë se Evropa dhe Amerika e Veriut duhet të ndjekin shembullin e vendeve aziatike duke këmbëngulur vazhdimisht kundër masave anti-COVID dhe duke karantinuar këdo që bie në kontakt me njerëz të infektuar, tha eksperti i OBSH-së Mike Ryan.

Në muajt e fundit, në të kundërt, autoritetet në Australi, Kinë, Japoni dhe Korenë e Jugut kanë zvogëluar përhapjen duke zbuluar raste, duke izoluar dhe karantinuar kontaktet, tha eksperti kryesor i urgjencës i OBSH-së.

Sipas tij, popullsia e këtyre vendeve “ka treguar një nivel më të lartë besimi në qeveritë e tyre”.

“Me fjalë të tjera, ata vrapuan në vijën e finishit dhe vazhduan të vraponin sepse e dinin që gara nuk kishte mbaruar, ajo vijë ishte e rreme”, tha Ryan.

Ai shton se shumë shtete kanë vendosur një vijë përfundimi imagjinare dhe më pas kanë zvogëluar angazhimin e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Vendet në Azi, Azinë e Jugut dhe Paqësorin Perëndimor, të cilat unë mendoj se kanë qenë të suksesshme, kanë vazhduar me të vërtetë të monitorojnë këto aktivitete kryesore,” tha Ryan.

Pritja merr fund, Champions League kthehet në fushë

Pritja ka përfunduar. Champions League kthehet në fushën e lojës për xhiron e parë të ndeshjeve në grupe në një edicion të çuditshëm dhe të kushtëzuar nga Covid-19. Gjithsesi, pandemia nuk i heq asgjë pritshmërive për turneun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Në ditën e parë të sfidave në grupe nuk mungojnë përballjet e mëdha siç është ajo në “Parc de Prince” mes Paris SG dhe Manchester United. Dy skuadrat janë favorite në grupin H, por duhet të përcaktojnë mes tyre se cila ka më shumë kuota në garën për vendin e parë.

Kylian Mbappe Psg

Një ndeshje e gjitha për t’u parë është edhe ajo në “Stanford Bidge”, ku Chelsea do të presë Sevilla në përballjen e drejpërdrejtë mes pretendentëve në grupin E.

34592294 0 Image A 15 1603150303465

Rikthimi i Champions League pritet t’i shërbejë si revansh disa emrave të tjerë të mëdhenj të futbollit europian, që në kampionat kanë humbur shkëlqimin. Barcelona mbi të gjitha, teksa Mesit dhe shokëve të tij nuk iu lejohet një hap fales në tempullin e tyre “Camp Nou” kundër Ferencvaros.

1229146133.jpg.0

E marta në Champions dhuron edhe sfida shumë të ekuilibruara mes skuadrave që nuk kanë shumë kuota në grupet e tyre, por gjithsesi kërkojnë të fitojnë rolin e surprizave në këtë edicion.

Skip to toolbar