Ziadin Sela tregon se si u përjashtua nga PDSH e Menduh Thaçit: Mandati im i kufizuar tek “Aleanca për Shqiptarët”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë, Ziadin Sela e Veriut ka treguar se si ndodhi largimi i tij nga PDSH-së që drejtohet nga Menduh Thaçi.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Sela theksoi se ‘konflikti’ nisi pas kërkesave për reforma në parti, që çoi edhe në përjashtimin e tij si anëtar. Ai pohoi mes të tjerash se i ka dhënë vetes të drejta të kufizuara sa i takon drejtimit të partisë, ku do të drejtojë vetëm për 2 mandate, dhe më pas do të jetë anëtar.

“Ne jemi partia e parë që kemi lëshuar qeverinë. Asnjë parti shqiptare që se ka bërë. Ne, edhe pse të tradhtuar dhe me ‘thika pas shpine’, i përkrahëm për ndryshimet kushtetuese dhe sot nuk do ishim anëtarë të NATO-s. Fjalia e parë thoshte; qytetarët maqedonas, dhe qytetarët e tjerë që jetojnë në kufijtë e shtetit, ne e hoqëm këtë fjali. Ne bëmë amendamentet tona. Është populli maqedonas dhe populli shqiptar. Tani në zgjedhje edhe në garë janë dy parti kryesore. Një element i përçarjes është për shkak të privatizimit të vullnetit politik. Shkak që jam larguar nga PDSH (me kryetar Menduh Thaçin), është se kam kërkuar reforma, kongres. Në momentin që unë kam kërkuar reformë, ai e mori të drejtën që të më përjashtonte. Por nuk mundej. Në momentin kur i kërkuam që kundërshtimet t’i përballonim në kongres, kjo u bë e pamundur. Ja kam kufizuar mandatin vetes dhe ia kam lejuar vetes që të drejtoj partinë për 2 mandate. Do realizojë çdo interes të shqiptarëve. Pas 2 mandatesh largohem nga Aleanca për Shqiptarëve. Si kryetar dhe jo si anëtar. Në kuadër të kësaj politike, të ketë disa ish-kryetarë me një kryetar të ri, që merr eksperiencën e tyre.”,- tha Sela.

Ndërkohë, gazetari Alfred Lela i krahasoi qëndrimet dhe fjalimin e Selës si ato të Arbën Xhaferrit.

“Po e dëgjoja me vëmendje zotin Sela dhe më vjen mirë për tonin, për shprehitë dhe për qetësinë e tij dhe formulimet. Si në Tiranë, në Shkup apo në Tetovë. Edhe pse Tetova është shpallur si kryeqendër imagjinare, ka qenë zgjedhje. Më vjen në mendje Arbën Xhaferri, me këto thëniet e fjalëve nga Sela dhe futja mirë në fjali. Abën Xhafërri ka qenë si e kam dashur unë politikanin shqiptarë, në Tetovë, Shkup, Drenicë, dhe në Tiranë. Tani kanë Ziadin Selën, dhe ndonjë shqiptar tjetër. Zoti Sela pse keni ardhur tek ky ballkanizim? Ndërkohë që etnike tjetër, shtetformuese thotë; Jeni pak.”, theksoi Lela.

Më tej Ziadin Sela foli dhe për qëndrimin që do të mbajë forca e tij nëse votohet. “Më 15 korrik shqiptarët do të votojnë. Ziadin Sela që nga momenti që do votohet, nuk jam më Ziadin Sela por premtimi që kam bërë, programi që kanë votuar. Aleanca për shqiptarët do të jenë në partneritet me faktorin ndërkombëtar, sidomos me SHBA-të do jemi faktor stabiliteti në vend dhe pjesëmarrës në zhvillimet rajonale”, deklaroi ai.

“Edhe 57 qytetarë të shëruar”, MSH: Tek Infektivi janë 71 të shtruar, 10 në terapi intensive, 2 të intubuar

Ministria e Shëndetësisë tha sot se ka vijuar të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVI-19, 45 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vend

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin, shtrimet ne spital dhe humbjet e jeteve si pasoje e semundjes.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 45 raste të reja me COVID-19.

Sot jane verifikuar 21 raste ne Tirane, 10 ne Shkoder, 4 ne Elbasan, nga 3 ne Delvine e Kurbin dhe nga 1 ne Kruke, Kukes, Lezhe dhe Sarande.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës“, bën me dije Ministria.

Vijojne shtrimet e reja ne spitalin Infektiv me simptoma te renduara. Ne Infetkiv po trajtohen 71 paciente, 10 ne terapi intensiove dhe 2 te intubuar ne gjendje te rende.

Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë.

COVID-19 – Statistika (1 Korrik 2020)

Testime totale 27303
Raste pozitive 2580
Raste të shëruara 1516
Raste Aktive 999
Humbje jete 65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 367
Durrës 201
Shkodër 150
Vlorë 110
Fier 47
Lezhë 42
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6

Rëndohet bilanci, koronavirusi merr dy jetë të tjera në Spitalin Infektiv

Dy humbje të tjera jete në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv, për fat të keq. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

Mësohet se një 74 vjecare nga Shkodra dhe një 82 vjecare nga Tirana kanë humbur jetën.

Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”, tha ministria.

Kufijtë, BE merr vendimin përfundimtar, nuk hapen me Shqipërinë

Këshilli i Bashkimit Evropian publikoi zyrtarisht të martën rekomandimin për heqjen e kufizimeve në kufijtë e jashtëm duke nisur prej datës 1 korrik, me 14 vendet për të cilat vendet anëtare ishin dakordësuar që të premten e 26 qershorit. Këtyre vendeve do t’iu shtohet edhe Kina, nëse pranon të respektojë reciprocitetin me vendet e BE-së.Pavarësisht rekomandimit të Komisionit me 11 qershor për të përfshirë të gjitha vendet e Ballkanit, siç është raportuar dhe më herët vendet anëtare pranuan vetëm Serbinë dhe Malin e Zi.Sipas rekomandimit, pëpilimi i listës së parë me 14 + 1 vende, është bërë në bazën e kritereve të para-përcaktuara nga Komisioni që me 11 qershor, duke u bazuar në të dhënat e disponueshme për gjysmën e parë të qershorit, deri me datë 15.Për përfshirjen e një vendi në listën e gjelbër kombinohen këto kritere:Rastet e reja me Covid-19 duhet të jenë pranë apo poshtë mesatares së BE-së gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë.Prirja e rasteve të reja gjatë kësaj periudhe duhet të jetë e qëndrueshme ose në zbritje në krahasim me periudhën pararendëse.

Përgjigjia e përgjithshme kundër Covid-19, duke marrë parasysh informacionin e disponueshëm në aspekte të tilla si testimi, mbikqyrja, gjurmimi i konktakteve, masat mbrojtëse, trajtimi dhe raportimi si dhe besueshmëria e informacioneve të disponueshme dhe të burimeve të të dhënave.Në këtë marrëveshje të parë që pas mbylljes së kufijve në mars, marrin pjesë të gjitha vendet e BE-së dhe vendet e asociuara të zonës Shengen, por jo Britania e Madhe që është jashtë Shengenit, dhe as Irlanda dhe Danimarka që nuk e pranojnë këtë listë.Kufizimet për vendet e tjera, përfshirë Shqipërinë, nuk kanë të bëjnë me qytetarët evropianë apo me qytetarët të vendeve të treta që kanë qëndrim të rregullt në BE. Dhe ato përjashtojnë edhe disa kategori të veçata nga vendet jashtë BE-së si diplomatët, studentët, punëtorët sezonalë etj.Kjo marrëveshje ndalon gjithashtu çdo vend të BE-së dhe zonës Shengen të hapë kufijtë me një vend të ndryshëm nga ato në listë, pa marrë dakordësinë e të gjithë vendeve të tjera, për të garantuar mirë-fuksionimin e lëvizjes së lirë brënda kufijve të brendshëm të BE-së.Lista e gjelbër e BE-së pritet të përditësohet çdo dy javë me vende që hyjnë apo që dalin nga kjo listë, në varësi të situatës epidemiologjike dhe të plotësimit të kritereve të vëna.

Loading...

Ndërron jetë nga Covid doktori Arjan Pushi, ministria: Mjek dhe pedagog i spikatur

Një lajm i keq vjen nga spitali Infektiv aty ku është regjistruar viktima e parë e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha.

Prof.Dr.Arjan Pushi, mjek Hematolog, ka ndërruar jetë pas një beteje disa ditore me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

MSH: 69 të prekur në 24 orë, ja shpërndarja. 79 të shtruar në Infektiv

Ditën e sotme në vendin tonë është shënuar një tjetër rritje e infektimeve me Covid-19 në krahasim me ditën e djeshme. MSh bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 69 persona. Ndërkohë që një ditë më parë ishin 64 persona.

Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije situatën epidemiologjike në vend.

Ftojmë çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.
Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë.
Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)

Testime totale 27034
Raste pozitive 2535
Raste të shëruara 1459
Raste Aktive 1014
Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 212
Shkodër 156
Vlorë 106
Fier 49
Lezhë 43
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6

Rëndohet bilanci, tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orë. Shkon në 62 numri i viktimave

Rëndohet bilanci në Infektiv, humbin jetën 3 pacientë të tjerë nga Covid 19,duke e çuar në 62 numrin e viktimave. Po në 24 orë janë konfirmuar edhe 69 raste të reja të personave të infektuar.

Msh njoftoi sot se, fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid 19 në 24 orët e fundit.

Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.

Po ashtu MSH bën me dije se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Lubonja: Në Kosovë ka pasur akuza për vrasje pas lufte. Milo: Prokurori ka bërë veprim politik

Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, gazetarë, analistë dhe historianë kanë debatuar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit për krime lufte nga Specialja.

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se në Kosovë ka pasur që herët akuza për vrasje pas luftës. Ndërsa, historiani Paskal Milo tha se akuzat e ngritura nga prokurori dukeshin se kanë edhe veprim politik.

Fatos Lubonja: Kryeministri ynë del e thotë ky është një turp i drejtësisë. Si flet pa e thënë i pari fjalën prokurori e gjykata.

Ismail Tasholli: Ju jeni edhe vetë viktimë e padrejtësisë. Ekspertët thonë se qasja e prokurorit është politike. Nuk mund të na thotë ne prokurori se çfarë bën shoqëria e Kosovës. Ishin në Hagë Ramush Haradinaj, ishte Fatmir Limaj, kaluan në 3-4 stade dhe u kthyen të pafajshëm. Kush i bie të jetë fajtor?

Fatos Lubonja: A ka pasur akuza për vrasje politike në Kosovë po apo ajo? Pas luftës…

Ismail Tasholli: Po ka pasur. Por duhet ta dimë se kush e ka bërë krimin. Nuk mundet të thotë interpretime ideologjike prokurori.

Fatos Lubonja: Unë them se prokurori mund të ketë dalë edhe për drejtësinë. Ai ka thënë madje ka dalë për drejtësinë.

Paskal Milo: Nuk mundet që prokurori të thotë gjëra politike. Drejtësia duhet të veprojë në bazë të ligjit. Këtu ka bërë një akt politik. Ka muaj që qarkullonte si ide, ndërsa tani doli akuza.

Fatos Lubonja: Prokurori është mbi politikën, është pushtet i pavarur.

Milo: Pa u shprehur gjykata nuk kemi të drejtë të japim verdiktin

Historiani dhe politikani Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm kërkon solidaritet nga shqiptarët pas akuzave për krime lufte të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Duke iu referuar akuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Kosovë, Milo tha në “Real Story” në News24 se duhet të pritet verdikti i gjykatës. Sipas tij, brenda aktakuzës ka opinion ndërsa kërkoi solidaritet në terma të matura nga shqiptarët.

“Gjykata Speciale është një institucion i ngritur posaçërisht për Kosovën në vitin 2015 dhe Gjykata Speciale nuk përfaqëson gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Është nën ombrellën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës por nuk është vetë ajo. Është një trupë e posaçme që është ngritur për këtë çështje në Hagë. Shumë shpejt për mendimin tim do të dalë, do të vihet pika mbi ‘i’. Më ka bërë përshtypje, si është e mundur që një teknicien, se i tillë është në fushën juridike një prokuror, që e ka për detyrë të hetojë dhe të konkludojë duke paraqitur aktakuzën në një gjykatë, si është e mundur që në një moment që praktika juridike ndërkombëtare nuk e lejon që ai të shprehet publikisht e bën një veprim të tillë. Ka opinion brenda aktakuzës. Si është e mundur?! Rastësi nuk mund ta quajmë, sepse ajo është abc-ja e funksionimit të drejtësisë. Në këtë moment janë thyer rregullat juridike bazë që funksionojnë dy institucionet. Ky ka marrë përsipër të gjykojë jashtë territorit të vendit të cilit i përket, ky prokuror. Ka një kostum tjetër përtej kostumit të një prokurori lokal.

Para se të përcaktojmë me emër e mbiemër se kush është armiku, ne si shqiptarë në këtë moment na takon të bëjmë detyrën që do bënte çdo njeri në botë kur akuzohet një figurë e lartë politike që në fund të fundit është dikush. Në këtë pikëpamje ne duhet të shprehim solidaritetin në terma të matura që të lejojmë drejtësinë t’i shkojë punës deri në fund por solidaritetin duhet ta shprehim. Nuk është momenti që ne të ndahemi në kampe politike për të diskutuar një çështje të madhe që i kalon kufijtë e politikës, qoftë të majtë, qoftë të djathtë, qoftë të qendrës”, deklaroi Milo.

Ai tha më tej se kjo çështje ka të bëjë me Kosovën, ka të bëjë me stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës. “Duke qenë se është një çështje kombëtare e madh na takon të qëndrojmë pa qenë partizanë të zgjidhjeve ekstreme as të njërës palë dhe as të tjetrës por të mbajmë një qëndrim që ne duhet të jemi solidarë për të gjetur zgjidhjen më të drejtë të mundshme. Unë mendoj që momenti e kërkon. Gjykata është institucioni. Pa u shprehur gjykata nuk kemi të drejtë të japim verdiktin”, deklaroi ish-ministri i Jashtëm.

Skip to toolbar