Konfirmohen edhe 14 raste të reja me Covid-19

Numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë shkon në 562, ndërsa rastet e reja janë 14 në 24 orët e fundit. Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër. Po ashtu raportohet për 314 pacientë që e kanë fituar tashmë betejën me virusin.

Deri më tani janë 26 personat që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa qytetet me më shumë raste të prekurish janë Tirana dhe Shkodra.

Të dhënat u bënë me dije në përditësimin e fundit nga Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

DEKLARATA E PLOTE

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.
Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar me COVID-19, prej të cilëve 35 janë personel shëndetësor.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 1 është personel shëndetësor në Shkodër.
Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.
Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën.
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.
Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 251 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 96 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 18 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 7 raste

Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Lajm i mirë, 1 mjek dhe 2 infermiere kanë fituar betejën me koronavirusi

Numrit te personave qe e kane mundur tashme koronavirusin u jane shtuar edhe 1 mjek dhe 2 infermiere ne Tirane.

Lajmin e mire e ka ndare mes nje postimi ne Facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues rezultojne te sheruar.

Në total deri tani janë shëruar 39 personel shëndetësor. Nderkohe për të shtatën ditë rradhazi numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktiv

Paketa e dytë, Drejtoria e Tatimeve: Kush përfiton dhe si të aplikoni për “pagën e luftës”

Pas miratimit të paketës së dytë ekonomike, në të cilën u përfshinë disa kategori që do të marrin pagën e luftës prej 400 mijë lekësh, Drejtoria e Tatimeve ka nxjerrë udhëzimin, që tregon në lidhje me procedurat e aplikimit.

Teksa shumë sektorë të bizneseve në vend janë pezulluar për shkak të situatës me COVID-19, Tatimet kanë bërë publike sot procedurat që duhet të ndjekin të gjithë ata që do duan të përfitojnë nga kjo paketë, për të cilën drejtoresha Delina Ibrahimaj tha se do të lancohet të martën.
Kujtojmë se ‘paga e luftës’ prej 40 mijë lekë mbulon periudhën prill-qershor 2020 dhe përfitohet vetëm një herë si shumë e vetme.

DEKLRATA E PLOTE E TATIMEVE
Paketa e ndihmës financiare nr.2
Në bazë të VKM nr.305 datë 16.04.2020 “ Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit aktualë dhe punonjësit e larguar nga puna si pasojë e covid-19”, aplikimi do të kryhet nga subjektet, të cilët do të plotësojnë të dhënat e punonjësve të tyre, përfitues sipas kritereve të VKM së sipërcituar.

Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.
Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për Përfitim të Ndihmës Financiare 2”, tatimpaguesit të cilet plotësojnë kriteret e mësipërme, do të njoftohen në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik në e-filing dhe do t’iu jepet mundësia të aplikojnë nëpërmjet kësaj llogarie duke filluar nga data 21 Prill e në vijim. Formulari nr.2 do të plotësohet me të dhënat e kërkuara vetëm 1 herë.

Kujdes:

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare do të kryhet nga subjekti i të punësuarit/ve dhe punonjësi/it, të cilët figurojnë në më tepër se në një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagesë.
Të dhënat e llogarisë bankare, bëjnë pjesë në të dhënat e detyrueshme për t’u plotësuar në Formularin e përfitimit të ndihmës financiare 2. Ato duhet të disponohen nga individët përfitues dhe duhet t’i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik.
Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve përfitues, ku banka dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë të rëndësishme. Plotësimi jo i saktë i këtyre të dhënave bllokon procesin e kalimit të pagesës në llogarinë e individëve përfitues.
Individët, me status i vetëpunësuar, përfitues sipas VKM-së 305, datë 16.04.2020, në plotësimin e Formularit për përfitimin e ndihmës financiare, nëse nuk disponojnë një llogari personale, mund të përdorin të dhënat e llogarisë bankare të hapur për qellim të biznesit. Nëse nuk e disponojnë një llogari biznesi, do të duhet të paraqiten pranë një prej bankave të niveli të dytë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare personale apo biznesi.
Individët përfitues (punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë), të cilët nuk disponojnë një llogari bankare aktive, duhet të paraqiten pranë një prej bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare.
Subjektet me status i vetëpunësur, të cilët mund të jenë nën masa të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore (bllokim llogarie bankare), duhet të hapin një llogari personale bankare, (e cila nuk mund të përdoret për qëllime te tjera), për të bërë të mundur përfitimin e ndihmës financiare.

Nuk përfitojnë ndihmë financiare sipas VKM nr. 305 datë 16.04.2020:

Individët e punësuar, të cilët për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura bruto nga paga mbi 2.000.000 (dy milionë) lekë.
Punonjesit e institucioneve shtetërore si dhe të punësuarit në shoqëritë me kapital shtetëror.
Organizatat jofitimprurëse.
Individët e subjekteve me objekt veprimtarie: tregti të produkteve ushqimore, fruta – perime, aktivitetet farmaceutike. Gjithashtu, nuk përfitojnë edhe individët e dypunësuar, ku njëri prej aktiviteteve bën pjesë në këtë kategori subjketesh.
Individët e subjekteve të regjistruara si persona fizikë, të cilët ushtrojnë aktivitet sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, që lejohen të kryejnë aktivitetin sipas urdhrit/ve të MSHMS. Gjithashtu, nuk përfitojnë edhe individët e dypunësuar, ku njëri prej aktiviteteve bën pjesë në këtë kategori subjektesh.
Punonjësi/it të cilët përfitojnë sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe masën e përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milion leke, ndihmës ekonomike dhe të pagesës të të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e covid-19”.

Ulet numri i rasteve të reja. MSH: 9 të infektuar në 24 orët e fundit

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19, vetëm 9 raste të reja në 24 orët e fundit. 19 të shëruar, totali i të infektuarve, 548.

Shifrat e reja u bënë publike nga Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e paradites së sotme, pas testimeve të reja të bëra në rastet e dyshuara.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Tiranë, Kukës dhe Fier. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier. Deri në këto momente janë testuar 5311 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 548 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë            246 raste
– Durrës            42 raste
– Lushnje          6 raste
– Elbasan          16 raste
– Fier                 36 raste
– Kavajë            9 raste
– Rrogozhinë     4 raste
– Korçë             19 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër          94 raste
– Lezhë             14 raste
– Berat              2 rast
– Has                13 raste
– Krujë              11 raste
-Tropojë           4 raste
– Pukë               5 raste
– Mirditë           3 raste
– Kukës           11 rast
-Mallakastër    1 rast
– Kurbin          7 raste

Ministria bën apel për ruajtjen e rreptë të distancimit social dhe për evitimin e cdo lloj vizite nëpër familjarë, për asnjë arsye

Pensionistët dalin jashtë pas një muaji izolim: Ishin shumë të vështira këto ditë, kaluam në stres!

as më shumë se një muaji të izoluar nëpër shtëpi, të moshuarit kanë pasur mundësit këtë të shtunë për të dalë një xhiro të shkurtër në kryeqytet.

Vendimi u mor pasditen e djeshme nga kryeministri Edi Rama, i cili iu dha mundësi të moshuarve të dalin nga ora 08:00 deri në orën 11:00.

Disa mendime të qytetarëve nga Sheshi “Skënderbej”:

Qytetar 1: Izolim të plotë nuk e quaj, sepse kjo ka të bëjë me shëndetin tonë. Karantinimi është një gjë positive për shëndetin.

Qytetar 2: Vendimi i Ramës për të dalë shumë i drejtë. Bravo i qoftë, ka bërë një punë shumë të mirë. E kapi shpejt.

Qytetari 3: Këto ditë izolimi nuk i kemi parë ndonjëherë në jetë, ishin të vështira, por i kuptuam mirë masat e qeverisë, sepse ishin për shëndetin. Sot na dhanë të drejtë dhe po dalim të bëjmë një xhiro. Ishalla dalshim faqebardhë në fund të kësaj pandemie.

Qytetare 4: Kanë qenë shumë të vështira këto ditë. Kemi kaluar në stres. I kemi zbatuar të gjitha masat, ja sot po dalim. U çliruam, sikur rilindëm, kur mësuam vendimin për të dalë.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE SE SHTETIT:

Bazuar në urdhrin e fundit të Kryeministrit të vendit, për lejimin e pensionistëve për të dalë ditën e shtunë deri në orën 11:00, Policia e Shtetit do të mirëpresë e asistojë pensionistët, për të respektuar distancimin social.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pensionistëve që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe pas orës 11:00, duhet të kthehen në banesë. Shërbimet e Policisë do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë.

Ndërkohë, në të gjithë vendin do të vijojnë kontrollet e pandërprera kryesisht në qendrat urbane, për respektimin e karantinës. Do të lejohen të qarkullojnë me makinë, të pajisur me autorizim apo në këmbë, në itinerarin shtëpi – punë – shtëpi, pa asnjë ndalesë të gjithë personat që kanë autorizim për të punuar gjatë fundjavës.

Të gjithë të tjerët duhet të respektojnë masat kufizuese për të mos dalë nga banesa deri në orën 05:00 të ditës së hënë, duke përjashtuar lëvizjet për emergjencat mjekësore.

Numri i të shëruarve kalon numrin e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Bilanci i te prekurve shenon rritje, por lajme te mira vijne nga pavijonet ku trajtohen te semuret e shtruar me koronavirus.

Ministria e Shendetesise ka bere me dije sot se gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302.

Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton se tashmë në Shqipëri ka më shumë persona të shëruar nga COVID-19, se sa të infektuar.

Numri dy i ministrise se Shendetesise, Mira Rakacolli theksoi se “Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë”.

Sipas saj, shifrat tregojne se “numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh”.

9900 aktivietet që mund të rihapen prej të hënës (lista e plotë)

Ashtu sikundër e paralajmëroi Kryeministri Edi Rama të Premten, portali e-albanai ka publikuar listën plotë të aktiviteteve që mund të rinisin aktivitetet e tyre në kuadër të “rihapjes” pas karantimin dhe masave shtërnguese për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit në vendin tonë. 

Janë rreth 9900 aktivitetet që prej ditës së mund të rinisin punën, listën e plotë e të këtyre aktiviteteve e gjeni në dokumentin duke klikuar: LISTA E PLOTË E AKTIVITETEVE QË RIHAPEN

Gjithashtu në portalin e-albania është publikuar dhe protokolli apo rregullat që duhet të ndjekin të gjithë aktivitetet që rihapen. 

Mbërrin në Rinas avioni i parë nga Turqia, 47 shqiptarët e riatdhesuar nisen me autobusë drejt Durrësit për karantinim

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me shqiptarë të riatdhesuar nga Turqia. Avioni me 47 shqiptarë është nisur këtë mëngjes nga Stambolli dhe ka mbërritur rreth orës 10:00 në Rinas.

Nga Rinasi, jashtë aeroportit prisnin 2 autobusë, të cilët do transportojnë qytetarët e ardhur nga Turqia drejt Durrësit, ku do të karantinohen në hotele.

Secili prej të ardhurve nga jashtë do të ketë dhomën e tij në hotel, ku do të kontrollohet herë pas here, deri kur të bëjë 14 ditë. Ndërkohë, në aeroport iu është bërë kontrolli i parë të gjithë personave të ardhur nga Turqia.

Rinis riatdhesimi, fluturimet e para nga Stambolli dhe Roma, çfarë duhet të dinë qytetarët për biletën dhe karantinimin në Durrës

Rinisin ditën e sotme fluturimet nga disa destinacione të Evropës për riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë pas mbylljes së kufijve, për shkak të përhapjes së koronavirusi.

Procesi i riatdhesimin do të zgjasë sot dhe nesër dhe të gjithë personat e kthyer janë të detyruar të karantinohen për 14 ditë në një nga hotelet e Durrësit, që do të shërbejnë si karantinë. Ndërkohë, udhëtimet e para sot do të jenë nga Stambolli dhe Roma.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sot do të kryhen udhëtimet Stamboll-Tiranë, më pas Tiranë-Romë dhe Romë-Tiranë. Ndërsa nesër në datën 19 prill, do të kryhen fluturimet Tiranë-Milano dhe Milano-Tiranë. Në ditët në vijim, janë parashikuar fluturime riatdhesimi edhe nga Bari, Frankfurti, Parisi dhe Londra.

Të gjithë shqiptarët që do të riatdhesohen do të paguajnë biletën e fluturimit 100 euro, e cila do të ndryshojë sipas destinacionit, si dhe tarifën e karantinimit, që do të kushtojë në total 21 euro, por që 14 euro do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standarde anti-COVID 19, ndërsa 7 euro do të paguhen nga personi për ushqimin. Karantina do të bëhet në dy hotele në Durrës që do të ruhen nga ushtria, ndërsa kamerat do të monitorohen nga Policia e Shtetit.

5e9a9352f2270rinas

MSH: 21 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, hartës i shtohet edhe Kurbini

Në 24 orët e fudit janë testuar 253 persona, prej  të cilëve 21 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

Lajmi është dhënë zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shtoi se në total Shqipëria ka hasur në 593 infektime.

Gjithashtu në vend janë bërë gjithsej 5,080 testime deri më sot.

MSH tha sot se 6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 283 shtetas që e kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri.

Deklaratë nga Albana Fico / Instituti i Shëndetit Publik

Ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 245 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 35 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 9 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 2 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Skip to toolbar