Nënkryetari i PR: Politika të qëndrojë sa më larg gjyqësorit

Sot në parlament janë votuar ndryshimet e reja, me anë të së cilave do të ndryshojë mënyra sesi betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe dhe kryeprokurori.

Nënkryetari i PR Blendi Sulaj tha se duhet që politika të qëndrojë sa më larg gjyqësorit.

“Duhet që politika të mbajë duart sa më larg gjyqësorit. Me këtë ligj i hiqet e drejta presidentit të Republikës që të miratojë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe ua kalon noterëve. Sot nuk ka gjyqtar e prokuror që nuk nuk të jaë dot vendim kundër qeverisë.”, tha Sulaj.

“Kryeministri ka mllef të vjetër me gazetarët, i kanë thënë shumë të vërteta”, Gjekmarkaj: KÇK, një batutë e kthyer në ligj

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se kryeministri Edi Rama ka një mllef të vjetër me gazetarët, duke kujtuar dhe etiketimet e tij të mëparshme për ta. Duke iu referuar deklaratës së Ramës në parlament se ‘ka media e analistë që janë paguar nga krimi i organizuar’, Gjekmarkaj deklaroi në “Real Story” në News24 se opozitarizmi gazetaresk e ka bezdisur shumë Ramën dhe i ka thënë shumë të vërteta. Sa i përket paketës anti-kçk, ai u shpreh se është një batutë e kthyer në ligj.

“Kryeministri e di që gënjen sidomos në raport me gazetarët, me analistët. E ka mllef të vjetër ai këtë sepse ca kohë i quajti ‘kadrinj’, ‘kazanë’. E ka shumë problem sepse mbase opozitarizmi gazetaresk e ka bezdisur shumë, i kanë thënë shumë të vërteta, i kanë vënë në dukje një problematikë të rëndë që e ka shoqëruar gjatë 7 viteve, sjelljen në parlament, në pushtet lokal dhe pak a shumë kudo në hierarkinë e lartë të shtetit të personave të cilët kanë pasur një të shkuar të errët kriminale dhe tani ai i kthehet botës mediatike me të njëjtën akuzë. Kjo është qesharake, është e pakuptimtë por është edhe e turpshme dhe e rrezikshme në të njëjtën kohë. Të gjitha të vërtetat nuk flenë tek shtëpia e Edi Ramës. Nuk është padron i të vërtetave absolute në këtë vend. Ligjërimi i tij të lë të kuptosh sikur ai sapo ka komunikuar me Zotin dhe na jep verdiktin nga foltorja e parlamentit por nuk është kështu. E vërteta është shumë relative herë pas here. Në këtë kontekst atij i duhet sepse ai e di se çfarë ka bërë me KÇK-në. Një batutë e ka shndërruar në ligj, kjo tregon se sa banale në thelb është gjithë lëvizja, gjithë ngrehina e institucioneve që i shkojnë nga pas, të cilat komandohen prej tij në mënyrë hierarkike dhe e di që po cenon thelbin e të drejtave të njeriut”, deklaroi Gjekmarkaj, raporton “BalkanWeb”.

Ai tha se me këtë ligj, drejtorët e policisë kanë të drejtë të vënë në përgjim këdo për të cilin kanë dyshime dhe këta mund të jenë kriminelë por edhe kundërshtarë duke e kthyer në një gjueti shtrigash.

“Në një vend demokratik edhe kriminelët kanë të drejta, unë nuk kam simpati për kriminelët, nuk i mbroj kriminelët por në çdo vend kanë të drejta. Njerëzit e zakonshëm kanë të drejta, të dyshuarit kanë të drejta dhe këto të drejta i përcaktojnë institucionet, i përcakton prokuroria dhe mbi të gjitha Gjykata. Në këtë rast këto të drejta i ka në dorë drejtori i Policisë. Nuk është kaq e thjeshtë. Është edhe një hakmarrje, jo tamam por më shumë dhe tallje në reformën në drejtësi që ai prokurorit të përgjithshëm, kryetarit të SPAK-ut i vë në krye Ardi Veliun dhe në rreth çdo drejtor policie ka të drejtë të fusë në përgjim këdo që ai mund të dyshojë. Pra, dyshimi në vetvete ngrihet si institucion por dyshimi mund të jetë dhe gjueti shtrigash. Dyshimi mund të përdoret për kriminelët por mund të përdoret dhe për kundërshtarët. Unë jam i bindur që kjo është një gjë që nuk bind në vetvete duke gjykuar 7 vitet e Edi Ramës, serioziteti i tij ndaj luftës së krimit. Gazetarët i thonë filloje nga Surreli, nga vila jote. Shumë mirë, le ta fillojë, le tua mbyllë gojën gazetarëve por nuk e bën. Vetëm bën retorikë nga foltorja e parlamentit. I thonë për ministrat, përsëri nuk e bën. I thonë për një oligark dhe njerëzit që ka përreth, përsëri i mbron”, deklaroi analisti, shkruan “BalkanWeb”.

Sipas tij, sulmi ndaj gazetarëve e analistëve është një akt i shëmtuar po aq sa paketa antishpifje.

“Kështu që në këtë kontekst ai sot ka preferuar që të mbrohet duke sulmuar botën mediatike. Unë mendoj që ka kryer një akt të shëmtuar po aq të shëmtuar saç ishte ligji që tentoi të miratonte në parlament dhe nuk ia doli për momentin për shkak të presionit kombëtar dhe ndërkombëtar që ishte ai i antishpifjes. Kjo më trishton sa i përket sulmit që i bën kolegëve dhe gazetarëve. Unë nuk mendoj se ti e merr rrogën nga krimi, as unë dhe as të tjerët. E marrim secili nga puna që bëjmë. Se si e merr rrogën kryeministri dhe rrogat e tjera duhet ta shohim me lupë këtë punë”, tha Gjekmarkaj.

“Kam ngritur zërin në grupin e PS”, deputeti: Paketa “Anti-KÇK’ nuk shkel Kushtetutën dhe ligjin

eputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti deklaroi se akti normativ për paketën ‘Anti-KÇK’ nuk shkel kushtetutën dhe asnjë ligj. I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ si jurist Shahmeti tha se teksa diskutoheshin këto ndryshime brenda PS-së ai ka qenë ndër zërat skeptik, ndërsa shtoi se ky akt nuk bie ndesh me ligjin Antimafia.

“Shumë kolegë të mi e dinë. Më skeptiku nga të gjithë kam qenë unë në grupin e PS. Kam ngritur zërin dhe sirenat e alarmit dhe kam thënë; “hajde ta shohim mirë këtë gjë që mos të cënojmë liritë dhe të drejtat e njeriut”. S’ka as implikime Kushtetuese. Ky material, ky ligj, është kompetent dhe për fazën e parë, vetëm ndihmon në realizmin e atij qëllimi dhe nuk bie në kundërshtim me ligjin antimafia. Unë isha një nga nismëtarët për ndryshimin e ligjit të magjistratëve.”, tha Shahmeti.

Po ashtu ai nënvizoi faktin se PS ka meritë në miratimin e Reformës në Drejtësi.

“Ajo që do të kërkoja unë dhe që e kërkojnë të gjithë shqiptarët që ta vlerësonin një zëri këtë nismë si pozitive për thelbin që ajo përmban. U arrit deri aty dhe një draft. Pas marrjes së pushtetit nga PS, reforma më të rëndësishme që ka mbajtur flamurin kjo mazhorancë është reforma në drejtësi. Në këtë periudhë tranzitore kanë dalë shumë probleme. Po merren vendime skandaloze nga magjistratë apo gjyqtarë që janë në pritje të procesit të vettingut. Kjo mazhorancë ka përgjegjësinë që të garantojë institucionet e së drejtës. Pushtetet janë të ndara dhe kjo mazhorancë është që të tregojë gatishmëri ndaj krimit. Më në fund është konstatuar SPAK, i cili është operativ për të kryer veprimtarinë e tij dhe sa ka nisur kompletimi i BKH-së. Në kushtet e këtij vakumi më e drejtë është zgjidhja e këtij akti normativ.”, pohoi ai.

Goditja e pasurive kriminale/ Nënkryetari i PR: Rama nuk e lufton dot, është palë me krimin

Nënkryetari i Partisë Republikane Blendi Sulaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se partia që përfaqëson mbështet goditjen e krimit.

Sulaj shtoi se Partia Republikane nuk beson se kjo qeverisje, e bërë palë me krimin, mund të godasin kriminalitetin.

Ky akt normativ që u miratua nga maxhoranca, ka një fillim nga më herët. Në mbështesim të gjithë oficerët e policisë që luftojnë krimin. Tani, ne kemi 7 vjet që ndjekim Ramën në qeveri, që ka vënë në parlament kriminelë. Edhe pse u miratua ligji i dekriminalizimit, Edi Rama futi në parlament njerëz të inkriminuar prapë. Duhet të ndajmë shoun mediatik dhe punën që duhet bërë.

Duket shou e jo punë reale. Ne e dimë shumë mirë si juristë që krimi i organizuar nuk e mban pasurinë me emrin e vet, por me rrethin e afërt. Edi Rama ka një problem të madh, sepse ai është i kapur nga krimi. Para një jave, kemi një fotografi të Ramës që rri me njerëz të inkriminuar. Krimi luftohet me vullnet politik. Unë mendoj se qeveria sot është me krimin”, u shpreh Sulaj.

“Krimi i organizuar do goditet në palcë”, Alfred Peza: Operacionet kërkesë edhe e ndërkombëtarëve

Gazetari Alfred Peza i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama në parlament, i cili deklaroi se krimi i organizuar do të goditet në palcë.

Peza tha se të tilla operacione antikrim, për të goditur pasurinë e jashtëligjshme po kërkohen jo vetëm nga kryeministri, por edhe ndërkombëtarët.

 “Sigurisht që kryeministri është njeriu më i informuar në vend dhe jam i bindur se kur flet në këtë mënyrë, ka informacionin e saktë. Për shembull gazetarët duhet të thonë se mbështesim goditjen e krimit, e pastaj nëse ka kritika patjetër që duhen dhënë. Gjuha për të goditur krimin nuk e ka vetëm Edi Rama, por edhe ndërkombëtarët. Janë ndërkombëtarët ata që kërkojnë të goditet krimi i orgnaizuar dhe korrupsioni”, deklaroi Peza.

Alfred Peza më tej sqaroi se anti-KCK mundet që vetëm të sekuestrojë pasuritë që janë vënë nga para krimi, por nuk ka masa penale.

“Do të ketë konfiskim pasurie, jo hetim penal. Fokusi është vetëm tek goditja e rrënjëve financiare që kanë rrjedhur nga trafiqet e drogës, të armëve dhe të prostitutave. Janë goditje ndaj krimit kur paraja është bërë me veprimtari kriminale, e faktuar me vendim gjykate. Kjo është një paketë e përkohshme. Është e përkohshme, sepse pritet të mbushë një boshllëk nga rënia e drejtësisë së vjetër në ngritjen e një sistemi të ri të drejtësisë”, tha Peza.

SHBA angazhohen në debatin Shqipëri-Greqi

Me anë të një postimi në Twitter Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim, ka përshëndetur një ceremoni të zhvilluar disi në heshtje dhe pa vëmendje të madhe publike. Bëhet fjalë për varrimin e 20 ushtarëve grek, të rënë gjatë Luftës Italo-Greke, në varrezën e Këlcyrës. Në postimin e saj, Ambasadorja Kim përshëndet bashkëpunimin dhe atë që e quan bashkërendim mes dy aleatëve të SHBA në NATO.

Por përtej një veprimi njerëzor dhe në respektim të të rënëve, gjithnjë kur është folur për varrezat e ushtarëve grek, në Shqipëri ka pasur debat. Debat i ardhur si nga partitë politike por edhe nga qarqe nacionaliste. Fillimisht ka qenë Qeveria Berisha ajo që ka firmosur ngritjen e Varrezave të Ushtarëve Grek në territorin e Shqipërisë, veprim ky që solli reagime të forta. Më shumë pas zbulimit të “Skandalit të Kosinës”, ku eshtra fëmijësh dhe të moshuarish, u nxorën dhe u klasifikuna si eshtra të ushtarëve grek. Me ardhjen e socialistëve në qeveri, fillimisht u dukë se pati një ngrirje të marrëdhënieve mes dy vendeve, por me kalimin e kohëve u arrit që dy ministrat e Jashtëm të kohës, Bushati e Kotzias të nisnin diskutimet për një sërë çështjesh të hapura mes dy vendeve. Përfshi këtu dhe atë të ushtarëve të rënë grek. Diskutim ky që solli dhe rinisjen e kërkimeve për eshtrat e këtyre ushtarëve, të cilët tashmë janë varrosur në Këlcyrë.

Mesazhi i Ambasadores Kim, duket së është i qartë. Tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të marrin në dorë dhe të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Ashtu siç bënë më Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Ashtu siç po duket dhe me këtë postim me problemet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe në fund, por ndoshta më e rëndësishmja zgjidhja përfundimtare e debatit Kosovë – Serbi.

ONM kërkon shkarkimin e kryeprokurores së Durrësit

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të Drejtueses  së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, Anita Jella.

Bëhet e ditur se rekomandimi për ankimimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është bërë për të tria kriteret e rivlerësimit, duke kërkuar shkarkimin nga detyra.

Në një njoftim bëhet e ditur se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Njoftimi

Në datën 10.12.2019, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Jella, prokurore/Drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Vendimi nr. 221, datë 10.12.2019, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të znj. Anita Jella, iu njoftua Komisionerëve Publikë, më datë 10.2.2020.

Sot, më datë 12.2.2020, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për të tria kriteret e rivlerësimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Pamje të rënda, momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës nxirret nga “Range Rover-i”, si i fshinë autorët gjurmët e krimit

“News 24” ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë në bodrumin e resortit “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, ku shfaqen pengmarrësit dhe vrasësit e Jan Prengës, teksa largojnë trupin e pajetë të 49-vjecarit dhe përpiqen të fshijnë gjurmët e krimit. Siç shihet në foto, pengmarrësit fillimisht janë të maskuar.

Pasi mbërrijnë në garazhin e resortit, me automjetin luksoz Range Rover, me të cilin rrëmbyen Prengën, e nxjerrin trupin e pajetë të tij dhe e fusin në një furgon të bardhë te mbyllur. Burime pranë laboratorit kriminalistik thanë se të dyshuarit janë përpjekur të fshijnë të gjitha gjurmët e krimit, duke ndërruar rrobat dhe duke pastruar dyshemenë me solucion.

Ata shfaqen më pas duke dëmtuar edhe kamerat e sigurisë, por pa ia dalë mbanë. Pamjet e fiksuara nga kamerat në bodrum, i dhanë mundësinë grupit të hetimit të të identifikojë dhe më pas të 5 prej të dyshuarve, tyre, si dhe të shpallë në kërkim disa të tjerë, ndërsa Ardian Doçaj u vetëdorëzua. Përmes pamjeve filmike, Policia e Tiranës arriti në konkluzionin se Jan Prenga është vrarë dhe dyshimet janë se trupi i pajetë i tij është groposur në rrethinat e Shijakut, edhe pse kërkimet e deritanishme për gjetjen e kufomës nuk kanë dhënë rezultat.

Hetimet për pengmarrjen u kryen nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim të ngushte me policinë e Shtetit. Institucioni i akuzës në kryeqytet ka larë duart tashmë nga kjo dosje duke ia kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, ndryshe SPAK, për faktin se ka dyshime të forta bazuar në prova, se autorët kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit në Kamëz dhe u fut në një automjet Range Rover, që i ishte vjedhur një këngëtareje tallavaje. Nga hetimet rezulton se rrëmbimi i tij u urdhërua nga krerët e disa grupeve kriminale, pasi vëllai i 49-vjecarit kishte zhdukur një sasi të madhe kokaine që vinte nga Ekuadori.

Dritan Rexhepi nga burgu i Ekuadorit, ku po vuan dënimin për trafik droge, dhe Gentian Doçi Funiqi, kontaktuan me familjarët e Jan Prengës dhe u kërkuan atyre që të detyronin vëllain të kthente mallin dhe më pas do të lirohej pengu. Pavarësisht se Astrit Prenga e ktheu sasinë prej 106 kg kokainë dhe pagoi shumën prej 700 mijë paundësh, grupet kriminale i zhdukën trupin e vëllait.

Koronavirusi, 1113 viktima dhe mbi 45 mijë të infektuar në gjithë botën

Koronavirusi i ri ka vrarë deri më tani mbi 1113 persona dhe ka infektuar 45 000 të tjerë në mbarë botën.

Pjesa dërrmuese e viktimave është nga Kina. Ndërkohë 175 raste në një anije e cila është në karantinë në Japoni.

Po ashtu, 2000 persona të tjerë janë në gjendje alarmi në disa anije të tjera të cilat nuk janë pranuar nga disa porte, edhe pse nuk kanë raste të dyshuara me infektim.

Në Kina një pjesë e personave po u kthehet punëve edhe pse një pjesë e mirë e qyteteve dhe bizneseve janë të mbyllura. Në Hubei, zonën që shpërtheu për herë të parë virusi, gjithçka është në e mbyllur.

Skip to toolbar