“Kam ngritur zërin në grupin e PS”, deputeti: Paketa “Anti-KÇK’ nuk shkel Kushtetutën dhe ligjin

AKTUALITET


eputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti deklaroi se akti normativ për paketën ‘Anti-KÇK’ nuk shkel kushtetutën dhe asnjë ligj. I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ si jurist Shahmeti tha se teksa diskutoheshin këto ndryshime brenda PS-së ai ka qenë ndër zërat skeptik, ndërsa shtoi se ky akt nuk bie ndesh me ligjin Antimafia.

“Shumë kolegë të mi e dinë. Më skeptiku nga të gjithë kam qenë unë në grupin e PS. Kam ngritur zërin dhe sirenat e alarmit dhe kam thënë; “hajde ta shohim mirë këtë gjë që mos të cënojmë liritë dhe të drejtat e njeriut”. S’ka as implikime Kushtetuese. Ky material, ky ligj, është kompetent dhe për fazën e parë, vetëm ndihmon në realizmin e atij qëllimi dhe nuk bie në kundërshtim me ligjin antimafia. Unë isha një nga nismëtarët për ndryshimin e ligjit të magjistratëve.”, tha Shahmeti.


Po ashtu ai nënvizoi faktin se PS ka meritë në miratimin e Reformës në Drejtësi.

“Ajo që do të kërkoja unë dhe që e kërkojnë të gjithë shqiptarët që ta vlerësonin një zëri këtë nismë si pozitive për thelbin që ajo përmban. U arrit deri aty dhe një draft. Pas marrjes së pushtetit nga PS, reforma më të rëndësishme që ka mbajtur flamurin kjo mazhorancë është reforma në drejtësi. Në këtë periudhë tranzitore kanë dalë shumë probleme. Po merren vendime skandaloze nga magjistratë apo gjyqtarë që janë në pritje të procesit të vettingut. Kjo mazhorancë ka përgjegjësinë që të garantojë institucionet e së drejtës. Pushtetet janë të ndara dhe kjo mazhorancë është që të tregojë gatishmëri ndaj krimit. Më në fund është konstatuar SPAK, i cili është operativ për të kryer veprimtarinë e tij dhe sa ka nisur kompletimi i BKH-së. Në kushtet e këtij vakumi më e drejtë është zgjidhja e këtij akti normativ.”, pohoi ai.




Skip to toolbar