Në
kuadrin e kësaj situate të jashtëzakonshme që po kalojmë dhe përpjekjeve
drastike të vendeve e qevrive të ndryshme në gjithë botën e prekur nga pandemia
covid-19, në komunikimin politik, mediatik e social, cdo ditë e më tepër
popërdoret shprehja “jemi në luftë përballë një armiku të padukshëm por
vdekjeprurës”.
E
njëjta gjë po ndodh dhe me analizat dhe debatet ekonomike për të gjetur
recetën,dmth, strategjinë e taktikat më të përshtatshme për ta fituar këtë luftë.
Në shumë gjuhë të botës, përfshirë dhe shqipen, shprehja “economia di guerra”,
“war economy”, “économie de guerre”, “Kriegswirtschaft”, “economía de guerra”,
“ekonomia e luftës”, “ратна економија”, “οικονομία πολέμου”, “воена економија”,
“háborús gazdaság”, etj., është bërë më se e përditshme.
Në
funksion të kësaj situate, po analizohen, propozohen dhe zbatohen masat dhe
politikat speciale ekonomike, financiare e sociale. Ose, më e pakta, në gjuhën
e politikanëve dhe drejtuesve të lartë të cdo vendi, përfshirë këtu dhe
Shqipërinë, të gjitha këto masa po kalojnë në filtrin e logjikës “jemi në
luftë”.
Por,
krahaj këtij qëndrimi, pothujase të unifikuar në shkallë ndërkombëtare, cdo
ditë e më tepër po shfaqet dhe një “filtër” apo këndvështrim tjetër : a jemi
vërtet në kushtet e një lufte apo ekonomie lufte, apo këtë rradhë kemi të bëjmë
me një gjendje tjetër më specifike që emrin më të afërt ka “ekonomia epidemisë
koronavirusit” … a vlen 100% eksperienca historike dhe logjika e ekonomisë së
luftës për tja dalë mbanë me sa më pak humbje nga kjo luftë, apo duhet ti
referohemi dhe eksperiencave historike të pandemive të kaluara dhe pasojave
ekonomike që ato kanë shkaktuar dhe kanë lënë pas? Gjithshka në emër të
vlerësimit real të rreziqeve ekonomiko-financiare që na kanosen dhe recetat më
të përshtatshme që mund të zbatohen në këtë situatë.
Cështjet
më të nxehtë duket se janë: “qëndrimit ndaj rritjes së borxhit publik”,
“qëndrimit ndaj biznesit dhe shkallën e ndërhyrjes për ta ndihmuar që të mos i
afrohet zonës së nxehtë të mundësisë për falimentim”, “paketa ekonomike për ti
mbajtur frymën gjallë apo ndërhyrje energjike për ta mbajtur në formë dhe
kushte të favorshme që, menjëherë mbas karantinës, të ketë mundësi të fillojë
aktivitetin e tij pothujase normalisht”? Mendoj që në këtë debat dhe në këtë
këndvështrim, në kërkim të recetave e zgjidhjeve më eficente duhet të
përfshihet më realisht dhe më konkretisht dhe Shqipëria. Paketa e re
mbështetëse ekonomike që po merr formë, në kuadrin e “Planit B”, nuk duhet të jetë
as minimaliste dhe as lineare në trajtimin e problematikës së biznesit.
Megjithëse
shumica e ekonomive të vendeve të prekura nga koronavirusi po shkojnë drejt
recesionit dhe humbjet pritet të jenë kolosale, megjithëse papunësia po rritet
frikshëm nga dita në ditë, të gjithë janë të bindur në efektshmërinë e masave
të karantinës dhe distancimit social si e vetmja mënyrë apo garanci – të paktën
deri tani më e vlerësuara dhe më bindësja – për ta përballuar këtë emergjencë
dhe për të filluar menjëherë pas saj rringritjen ekonomike. Shtetet, Qeveritë
dhe Bankat Qëndrore ndodhen në krye të përballimit të situatës
ekonomiko-financiare së jashtëzakonshme.
Një
studim i fundit i Fed (Bankës Qëndrore të SHBA), i cili është aktualisht në
fokus të shumë debateve e analizave, vlerëson se nëse situatën e sotme e
konsiderojmë si “ekonomia e koronavirusit”, dmth, ekonomi në situatë pandemia,
shanset për të dalë më shpejt dhe më të “shëndoshë ekonomikisht” nga kjo luftë
janë më të mëdha. Duke studiuar disa nga epidemitë më të mëdha që kanë shkundur
planetin tonë – murtaja e zezë e shek.XIV-të që vetëm në Europë shkaktoi mbi 20
milion viktima; kolera e shek.XIX-të, apo gripi spanjoll i viteve 1918-1919 –
studiuesit amerikanë kanë evidentuar faktin se “efektet e këtyre epidemive kanë
lënë pasoja për disa dekada në vazhdim, duke e bërë rringritjen ekonomike më të
vështirë se rringritja mbas mbarimit të luftrave, që është më e shpejtë dhe më
energjike.
Dy
janë dilemat më të mëdha, që sipas logjikës së “ekonomisë së koronavirusit” po
marrin përgjigje të ndryshme në raport me logjikën apo metaforën e “ekonomisë
së luftës”.
Së
pari, “ideja apo bindja se sa më shpejt të dalim nga karantina dhe ta vëmë
ekonominë në punë, aq më mirë është”! Përsëri duke ju referuar studimit të Fed,
që, gjatë periudhës së gripit spanjoll 1918-1919, ka “krahasuar “sjelljen” e dy
qyteteve amerikane, St.Luis që duke zbatuar rigorozisht karantinimin, jo vetëm
që pati më pak humbje njerëzore, por e filloi rringritjen ekonomike më shpejt
dhe më intensivisht; me Filadelifia-n e cila nuk e trajtoi me seriozitetin e
duhur pandeminë duke zbatuar pjesërisht karantinimin dhe distancimin social,
dhe për pasojë, jo vetëm që u dëmtua më shumë ekonomikisht, por edhe fazën e
rringritjes e pati më të gjatë dhe më pak produktive”. Pak a shumë ky lloj
krahasimi duket se vlen dhe për shumë raste të ngjashme të asaj kohe në Spanjë,
Francë, Gjermani, Itali, Austri, Hollandë, etj.
Po
si duhet “përkthyer” kjo eksperiencë në kushtet e sotme? Shumica e ekonomistëve
mendojnë se problemi kryesor është frenimi “që karantina të shndërrohet në një
kolaps ekonomik shumë të vështirë për tu kthyer në normalitet”. Që nga ana
sociale do të thotë se “duhet vazhduar pa mëdyshje në mbrotjen e pagave të
gjithë punonjësve që humbin punën, ruajtjen e një niveli të pranueshëm të
konsumit për individët dhe familjet në vështirësi … por mbi të gjitha, vëmendja
kryesore duhet drejtuar tek sipërrmarja, te biznesi dhe aktivitetet ekonomike
në përgjithësi, për ti furnizuar ato me gjithë likuiditetin e nevojshëm në
mënyrë që të mund të paguajnë gjithë detyrimet e tyre dhe eleminimin e cdo
mundësie që bizneset të jenë të detyruara të fillojmë në masë ndërprerjen e
kontratave të punës me punonjësit e tyre”.
Fillimisht
Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Britania e Madhe, Greqia, Serbia, dhe së
fundmi dhe SHBA, Kanada, Australi, Japoni, Hollanda, Belgjika, etj., po
orintohen shumë në këtë drejtim nëpërmjet paketave ekonomiko-financire dhe
garancive shtetërore, duke garantuar mbështetje financiare për sipërmarrjen në shifra
që shkojnë nga 5 – 25% të PBB të tyre. Mekanizmat janë të shumta e specifike
nga njëri vend në tjetrin, por logjika e veprimit dhe objektivat për tu arritur
janë të njëjta : gjithshka për ta furnizuar me likuiditetin e nevojshëm
biznesin dhe mbajtjen e tij në në një gjendje “stand by”, të gatshëm për të
rrifilluar energjikisht aktivitetin menjëherë mbas karantinës … në këto
momente, më i sakrifikuari nga të gjithë duket se është “borxhi publik dhe
rritja e tij”, por, që në kushtet aktuale, duket se është njëkohësisht dhe
shëruesi më i madh. Fjala që po sintetizon më së miri këtë zgjedhje të dhimshme
nga pikëpamja e stabilitetit financiar dhe makroekonomik të cdo vendi është
“rritja e borxhit publik si recetë tantum”, që do të thotë “një e vetme që përdoret
vetëm një herë në situata të jashtëzakonshme”, pra është e pranueshme dhe
justifikueshme.
Në
Shqipëri, në kuadrin e dilemës dhe debateve “se kur do jetë piku i përhapjes së
koronavirusit dhe kur fillon faza rënëse apo zbritëse e tij, po debatojmë po kaq
intensivisht edhe për “fillimin e zbutjes së karantinës ekonomike”, dmth, “kur
duhet të fillojmë të zbusim masat bllokuese të mjaft bizneseve, sidomos ato të
sektoriëve prodhues e shërbimeve”. Duket se duke filluar nga kjo javë, priten
disa masa lehtësuese për mjaft aktivitete prodhuese e biznese që mund ti
rrikthehen punës, natyrisht duke zbatuar me rigorozitet gjithë arsenalin e
masave mbrojtëse dhe distancimin social.
Megjithë
presionin e madh të mjaft bizneseve për të rrifilluar aktivitetin e tyre dhe
presionin tjetër të “humbjeve të mëdha ekonomike, financiare e sociale që pëson
ekonomia dhe buxheti jonë nga cdo ditë bllokimi, mendoj, referuar logjikës së
“ekonomisë së koronavirusit”, që të jemi më të kujdesshëm në këtë drejtim. Më
mirë të përballojmë edhe 2 apo 3 javë një “cmim më të lartë” buxhetor duke i
ndihmuar maksimalisht me likuiditet (apo mundësi e lehtësi të ndryshme aksesi
në likuiditet) bizneset për ti mbajtur në gjendje “stand by”, sidomos biznesin
e mesëm, të madh dhe korporatat, sidomos ato që kanë nivele të larta punësimi
(që vërtet zënë 1.2 përqind të numrit të ndërmarjeve në Shqipëri, por që kanë
numrin e të punësuarve me 42.3 përqind të punonjësve në shkallë vendi).
Në
këtë rrjet hyjnë fabrikat prodhuese, ndërmarjet e mëdha, minierat, rrjetet e
supermarketeve dhe shumë e shumë biznese që kanë në brendësi të tyre nga 50
deri në 5 mijë të punësuar. -, të cilat duhet të jenë në gjendje të rrifillojnë
aktivitetin “normalisht” mbas fazës së karantinës, ndërkohë që për të
vetëpunësuarit apo biznesin mikro, mbulimi i pagave dhe lehtësimi apo shtyrja e
pagesës së disa detyrimeve fiskale të tyre mund të jetë një recetë e vlefshme,
që ato të mos dëmtohen rëndë nga kjo situatë dhe të jenë në gjendje të
rrifillojnë aktivitetin kur ta lejojë situata sanitare shëndetësore, dmth, kur
të bindemi se kurba e përhapjes së koronavirusit është në zbritje të
qëndrueshme.