A do lehtësohet lëvizja me Greqinë? Lleshaj: Do të ndjekim kurbën në propocion me masat

AKTUALITET


Lehtësimi i lëvizjes do të ndjekë kurbën. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj sa i përket situatës dhe masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do ketë lehtësim të lëvizjes me Greqinë si një nga vendet kufitare ku ka dhe një numër të madh shqiptarësh, Lleshaj tha në “Real Story” në News24 se kjo do të ndodhë edhe me një sinkronizim ndërkombëtar.


“Nëse ka një entitet të interesuar për lehtësimin e lëvizjes është qeveria. Çdo sekondë pengese është kosto e madhe për ekonominë dhe për jetën sociale të vendit. Qeveria lutet që një orë e më parë të ketë mundësi për të lehtësuar. lehtësimi do ndjekë kurbën. Radha logjike për hapjen e kufijve vjen në një moment të mëtejshëm kur të sinkronizohet në një nivel ndërkombëtar. Na duhet pak durim. Duruam një muaj, le të durojmë dhe pak, shpresojmë pak sepse nuk mund të them sa, nuk e bëj dot orakullin”, deklaroi Lleshaj.




Skip to toolbar