Video e RAI 3, reagon Policia: Presim përgënjeshtrimin nga partnerët italianë

Policia e Shtetit lidhur me videon e transmetuar ditën e djeshmenga RAI 3 me disa informacione për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, bën me dije se shqetësimi i është dërguar autoriteteve italiane dhe ata fillimisht janë habitur. Më pas i kanë bërë me dije Policisë shqiptare se lajmi nuk ishte i konfirmuar nga asnjë burim i drejtpërdrejtë të informacionit të verifikuar.

Policia shqiptare pret që lajmi se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është 12- fishuar të përgënjeshtrohet nga autoritetet italiane.

Më tej në njoftim thuhet se Policia e konsideron videon e RAI 3 një lajm të rremë pasi viti 2019 shënoi sasinë më të vogël të kanabisit në Itali të ardhur nga Shqipëria.

NJOFTIMI I POLICISË

Reagimi i Policisë së Shtetit në lidhje me një lajm të transmetuar në kanalin prestigjioz RAI 3

Policia e Shtetit është krenare për rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me partneret italianë. Falë këtij bashkëpunimi rezultatet domethënëse thellohen çdo vit dhe janë të monitoruara e të certifikuara nga autoriteti i lartë profesional i Guardia di Finanza-s.

Viti 2019 shënoi sasinë më të vogël historike të kanabisit me origjinë nga Shqipëria, të kapur në Itali, duke provuar kështu suksesin e madh dhe të padiskutueshëm të luftës tonë në këtë front.

Në emër të të gjithë trupave tona të angazhuara në ketë betejë të shtetit dhe ligjit me antishtetin dhe antiligjin, ne shprehim keqardhjen e thellë dhe indinjatën legjitime për lajmin e rremë të transmetuar mbrëmë nga kanali prestigjioz RAI 3, ku dezinformimi mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishte skandaloz.

Drejtori i Përgjithshëm e ka përcjellë menjëherë shqetësimin e krijuar nga ky lajm tek partneret italianë dhe ka kërkuar prej tyre saktësimin e këtij informacioni pa asnjë bazë, i cili ka krijuar terren për spekulime politike dhe mediatike edhe në Shqipëri.

Partnerët italianë janë shprehur të habitur me lajmin në fjalë dhe kanë konfirmuar se ky lajm nuk bazohet në asnjë burim të drejtpërdrejtë informacioni të verifikuar.

Duke e garantuar opinionin publik shqiptar se Policia e Shtetit ka vijuar pa lëkundje dhe do të vijojë vendosmërisht luftën kundër krimit e trafiqeve, për ta bërë Shqipërinë një vend me nivele gjithnjë e më pranë mesatares europiane në aspektin e statistikave të kriminalitetit të çdo lloji, ne mbetemi në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar nga autoritetet përkatëse italiane, të cilave përfitojmë nga rasti t’u shprehim konsideratën tonë më të lartë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit, ku pastrimi i Shqipërisë nga fenomeni i kultivimit masiv të kanabisit është tanimë një histori e certifikuar suksesi.

RAI 3: Në Shqipëri kultivimi i kanabisit është 12- fishuar, reagon Rama: Turp gazetaresk

Videon e publikuar nga RAI 3 mbi kanabisin në Shqipëri dhe shtimin e kultivimit të tij, Kryeministri Edi Rama e konsideron si një turp gazetarest, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar nga Guardia di Finanza.

Në një reagim në Twitter, Rama thotë se pret që partnerët ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën mbi kanabisin në Shqipëri.

”Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!”- thotë Rama.

Ditën e djeshme në një edicion lajmesh të RAI 3  është publikuar një video ku tregohej se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është rritur me 1200 % ose 12- fish.

Masakra e Urës Vajgurore, nga Kanadaja autori kërkon rihapjen e proçesit

Edhe pse në arrati prej mëse 22 vitesh, organizatori i masakrës në Urën Vajgurore, ka mundur të verë sërish në lëvizje procesin. Musa Protoduari, i dënuar me burgim të përjetshëm si organizator i një prej masakrave më të rënda që ka njohur vendi, i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë për rishikimin e vendimit.

Sipas gazetares Klodiana Lala të “News24” i dënuari me burg përjetë, Musa Protoduari është paraqitur pranë autoriteteve kanadeze, ku ka pajisur me një prokurë të posaçme një avokat dhe përmes tij ka kërkuar pranë drejtësisë shqiptare, rishikimin e vendimit me argumentin se është dënuar në mungesë dhe pa praninë e një avokati mbrojtës. Por edhe në këtë përpjekje të tij nuk ka marrë një përgjigje.

Çfarë ndodhi në Urën Vajgurore në 17 qershor 1997:

Masakra e Urës Vajgurore ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, në kulmin e trazirave. Nga kjo ngjarje mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.

Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike. Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS , i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie. Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit.

Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish.

U dhunua për vdekje flet kunati i Prengës: Nuk kishte konflikte me asnjë, shteti të gjejë trupin

Familjarët e 49-vjeçarit Jan Prenga kanë treguar detaje nga krimi makabër. Për mikrofonin e News24”, kunati i viktimës, Mark Sula, ka thënë se Jani nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri, ndërsa i ka bërë apel shtetit të gjejë trupin e tij të pajetë dhe t’ua dorëzojë familjarëve.

“Janin e rrembyen dhe e vrane, drejtesia te vihet ne vend. Policia e Tiranes na thirri mbreme dhe na tregoi se ai nuk jeton me. Jani nuk ka pasur asnje konflikt e asnje problem me askënd. Nuk i njohim te arrestuarit e as kemi probleme me ta. Shteti te gjeje trupin e ta sjelle ne shtëpi”, ka thënë ai.

U mor peng në Kamëz, vdes Jan Prenga, Policia: Pas rrëmbimit, do e çonin në resort

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë, që tronditi Kamzën dhe mbarë vendin pak javë më parë, teksa u dhunua dhe u mor peng 49-vjeçari Jan Prenga. Policia thekson se 49-vjeçari ka humbur jetën, për shkak të humbjes së gjakut, teksa ka qenë duke u çuar në një resort nga autorët, pasi e kanë dhunuar.

Më tej, policia thekson se është në kërkim të trupit të pajetë të Prengës, ndërsa shton se “Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe”.

Për ngjarjen e rëndë kriminale janë arrestuar katër persona, ndërsa gjatë super-aksionit të forcave RENEA dhe policisë së Tiranës e Durrësit në resorte, hotele e shtëpi private, janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celular, automjete dhe një shumë eurosh.

Njoftimi i policisë:

Operacioni “Resorti”, për kapjen e autorëve të pengmarrjes së 49-vjeçarit, në Kamzë.

Operacioni nga forcat Speciale Renea, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, aparate celular, automjete dhe një shumë eurosh.

Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën “London”, Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 49-vjecarin J. P., pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje.

Në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas.

Në këtë kuadër u zhvillua operacioni policor “Resorti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

L. H., 35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë;

O. T., 36 vjeç, banues në Shijak;

E. H., 32 vjeç, banues në Shijak;

B. H., 64 vjeç, banues në Shijak;

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit, gjatë kontrolleve të kryera në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit J. P., kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit A. H.

Po nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng.

Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit J. P., ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen.

Për shkak të hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera dhe kërkojmë nga media që të mos publikojë informacione të pakonfirmuara, pasi cenojnë rëndë vijimin e hetimeve të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tirane, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje.

Ismail Kadare feston 84-vjetorin, Akademia e Shkencave e ripropozon për “Nobel”

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Kadare ka lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936 dhe është një ndër shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë. Ai është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërsa edhe në këtë përvjetor Akademia e Shkencave e ka ripropozuar për këtë çmim.

Me letërsi nisi të merrej që kur ishte i ri, ndërsa veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Ai është i martuar me shkrimtaren Helena Kadare, ndërsa ndanë jetën mes Francës dhe Shqipërisë.

Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e mbaroi në vendlindje, ndërsa më pas zhvendoset drejt Tiranës për të filluar studimet universitare. Më 1958, mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, ku diplomohet për Mësuesi. Më pas, studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” nga viti 1958 në vitin 1960.

Detyrohet t’i braktisë studimet, për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les lettres albanaises.

Më 1990, Kadare u largua nga Shqipëria për në Paris. Ndër veprat më të njohura të Ismail Kadaresë janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H”, “Piramida”, “Pallati i ëndrrave”, “Kevin Rista”.

Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, shkrimtari u nderua me çmimin ndërkombëtar “Nonino”, në edicionin e 43-të, çmim ky që u ndahet personazheve të mëdhenj të kulturës.

Cakaj takon Yuri Kim: SHBA partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim kortezie Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. 
Cakaj në një postim në Facebook, shprehu se gjatë takimit me Ambasadoren Kim u diskutuan gjerësisht çështje që lidhen me angazhimin e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022. 
“Mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. SHBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë!”- përfundoi Cakaj postimin e tij.

Pas Romës e Berlinit, Rama në Bruksel. Takime me Ursula von der Leyen dhe Jens Stoltenberg

Kryeministri Rama vijon takimet e tij me zyrtarë të lartë të BE dhe ndërkombëtarë në prag të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt të organizuar në Bruksel.

Dhe pikërisht pas ndalesës në Berlin ai bën me dije se po udhëton drejt Brukselit për të takuar organizatoren e Konferencës së Donatorëve, Presidenten e KE Ursula von der Leyen si dhe Presidentin e NATO-s Jens Stoltenberg. Po ashtu kryeministri thotë se ka takim dhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.
Të gjitha këto takime Rama po i zhvillon për të siguruar përkrahjen e liderëve të vendeve të BE apo institucioneve të larta të saj apo ndërkombëtare në mënyrë që në Konferencën e Donatorëve të mbajtur nga KE të përfitohen sa më shumë donacione të cilat do të shkojnë për Shqipërinë në kuadër të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shifra e dëmeve është 1 miliard euro dhe Rama e ka bërë të qartë se donacionet nga BE nuk do të mjaftojnë për të përmbushur të gjitha nevojat.

”Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”- shkruan Rama.

Shkon ne 106 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Përkeqësohet situata nga koronavirusi. Mediat shkruajnë se bilanci është rënduar më ritme shumë të shpejta duke e çuar numrin e të vdekurve në 106.

Edhe numri i të prekurve është dyfishuar raportojnë mediat, duke shkuar në 4515 persona zyrtarisht të prekur ndërsa një ditë më parë ishte 2835 persona

Mero Baze: Lufta që shkoi dëm kundër Europës

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duket se janë pranë hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Pengesa themelore e cila bllokoi hapjen e negociatave, që ishte qëndrimi francez, i lidhur me arsyet e brendëshme politike të Francës dhe poltikën e Presidentit Macron, duket se po tejkalohet përmes një dokumenti të ri, i cili është një mekanizëm diplomatik, që e bën Francën të ndjehet e përfillur në veton e saj dhe të ketë një interpretim të ri, për Hapjen e Negociatave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, 8 ka dhënë siguri Kryeministrit shqiptar për vendimin e Këshillit Evropian në Mars. Njësoj ja ka dhënë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila është traumatizuar dhe politikisht nga ky bllokim. Në Tiranë lajmi duket se është pritur me nervozizëm nga disa segmente politike që mbështetën radikalizmin e luftës, vjeshtën që shkoi me qëllim mos hapjen e negociatave. Ilir Meta postoi për herë të parë një foto të Kancelares Merkel me Edi Ramën, duke bërë si njeri i “informuar” që bëhet fjalë për kushtet e Bundestangut. Një grup gazetarësh rreth tij, të njohur si partizanë të zjarrëvënies vitin e kaluar, filluan të çmitizojnë rëndësinë e hapjes së negociatave, si diçka që po na e japin kot. Lulzim Basha së paku e ka marrë me qetësi dhe po bën sikur është në anën e atyre që dëshiron të hapen. Dhe mirë bën.

Tani për këto negociatat duhet të biem dakord për një gjë. Duhet të biem dakord se në vjeshtë, nuk na u bllokuan as nga Revolucioni i Qershorit, edhe pse kishte mijëra arsye të na bllokohej prej tij, as nga skandalet kushtetuese të Presidentit që shpalli dy data zgjedhjesh, as nga përgjimet e Bild, as nga diegia e mandateve, as nga bojkoti i zgjedhjeve, dhe as nga kushtet e Bundestangut, të cilat në fakt ishin e vetmja leje për tu hapur negociatat. Duhet të biem dakord që na u bllokuan nga Franca dhe po na zhbllokohen nga Franca. Kjo është pak e dhimbshme për këta që bëjnë sikur kanë në dorë negociatat, por duhet ta marrin me qetësi. Nuk i bllokuan dot me luftë dhe jo më tani me paqe. As Edi Rama nuk i bllokon dot negociatat dhe nëse do, nëse plani i ri i Kancelares Merkel me Këshillin Evropian funksionon. Dhe kjo nuk lidhet me ne por me Evropën.

Por ngaqë herën e parë donin të merrnin flamurin e fitores që gjoja i bllokuan, tani bëjën si të mërzitur se mos hapen. Merreni lehtë! As atëhere as tani nuk u ka llogaritur askush. Hiqeni nga kalendari i luftës politike bllokimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, se nuk është më, në dorë të askujt në Tiranë. Mos planifikoni kot protesta e molotovë mbi parlament në Mars, meqë do merret vendimi. Më shumë se bërët vitin që shkoi nuk mund të bëni.Ne po bëjmë sikur kemi harruar që u gëzuat, kur na bllokoi Franca, ju bëni sikur po gëzoheni tani që po na i jep. Por mos u sillni sikur keni diçka në dorë. Për fat të mirë, Evropa nuk u ka marr seriozisht, as si kundërshtarë, as si adhurues të hapjes negociatave. Bile as si opozitarë që u vetsakrifikuat duke djegur mandate, e duke ikur nga zgjedhjet, për këtë gjë. Është një luftë e shkuar dëm.

Skip to toolbar