Cakaj takon Yuri Kim: SHBA partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

AKTUALITET


Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim kortezie Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. 
Cakaj në një postim në Facebook, shprehu se gjatë takimit me Ambasadoren Kim u diskutuan gjerësisht çështje që lidhen me angazhimin e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022. 
“Mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. SHBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë!”- përfundoi Cakaj postimin e tij.





Skip to toolbar