Informaliteti, Denaj: Nga viti 2021, të gjitha pagesat vetëm online

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaron se deri në vitin 2021 të gjitha pagesat mes bizneseve do të realizohen në mënyrë elektronike, duke ndikuar në uljen e informalitetit dhe një klimë më miqësore ndaj biznesit.  Këtë deklaratë e bëri teksa fliste për projektin e Fiskalizimit, i nisur gjatë këtij viti nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjatë prezantimit të rezultateve të vëzhgimit për mjedisin e biznesit 2019 nga Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA).

“Është një projekt që Ministria e Financave e ka nisur këtë vit dhe mendohet se në vitet 2020-2021 të gjithë pagesat do jenë më mënyrë elektronike. Kjo do ta ulte në një shkallë shumë të ndjeshme pjesën e informalitetit dhe do ta bënte sistemin të punonte në vetëvete dhe pa ndërhyrjen e individëve në administratë, të cilët deri diku duhet të jenë më miqësor me biznesin”, u shpreh Ministrja.

Po ashtu, ministrja Denaj është njohur me perceptimin e anëtarëve të FIAA mbi klimën e biznesit në vendin tonë dhe shqetësimet e tyre në të bërit biznes. Ministrja u shpreh se një pjesë e perceptimeve të vëzhgimit janë të drejta, pasi ndikojnë në klimën e biznesit dhe në konkurrencën e ndershme.

Një vend të veçantë në fjalën e saj Ministrja i kushtoi edhe reformës në arsimin profesional dhe zyrat e Punës, të cilat sot kanë një ndërlidhje më të mirë mes tyre në funksion të rritjes së punësimit. Ministrja ftoi investitorët e huaj që të vizitojnë shkollat profesionale dhe zyrat e Punës në zonat ku ata operojnë, në mënyrë që të ketë një bashkëveprim më të mirë mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.

Veliaj: Unazën e vogël do ta bëjmë sipas idesë së vjetër të Edit

Gjate takimit të premten me banorët e njësisë 10 në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj zbuloi një nga projektet që do të zhvillojë gjatë mandatit të dytë dhe që lidhet me unazën e vogël të Tiranës.

Veliaj tha se do të zbatojë një ide të vjetër të Edit, në kohën kur ai ka qenë kryebashkiak.

Sipas tij, një nga projektet që do prekë edhe këtë njësi është ai për çlirimin e trafikut të makinave në pjesën e Unazës së Vogël nëpërmjet kalimit të saj nën tokë, nga segmenti te Shallvaret deri te pjesa përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

“Po i tregoja kryeministrit planin që kemi për Unazën e Vogël, që ta fusim poshtë parkut, ta nxjerrim te Xhamia para Parlamentit, kështu zhduket i gjithë trafiku që futet nëpër të. Ka qenë ide e vjetër e Edit, po më në fund e kemi një koncept inxhinierik dhe e shpëton Tiranën si një gjullurdi e qendrës, edhe si trafik, edhe si ndotje”, tha Veliaj.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/773846759678276/?__xts__[0]=68.ARB7dty08i6Dyk6MsaKtbSaCEim2PozT6EPRudbMdnvtQvN2eskLLpUYNNuGynN5qJxB71B__p9zkk4CDg_wIIr-rw0Deinu0O_NPWleeFfr0zGybnsVS72qy8IU0gGkLPDVqb8lbQO5vyLu1keMqXFblzqIpix-flQ6hw1bKIfnXrbJ8vngZHTCXikCGlg4zfb45wmDSBZffxYnYds_4PqP8QmPp8O72LuRyQePEirKDuYWs3pbgA6u6Kco5RBvLxUpOlK-fQjazM9U9yUFYYUssHTaORQL8d9y4Hs1ec3h9-YyEQj7RZh14uUnRM9VF9q25FQ665l1SE4yHuvCgVL6SPQ&__tn__=-R

Aleati i Bashës: Shqipëria është në prag konflikti

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shkruan në një postim në facebook se Shqipëria është në prag konflikti, ndërsa bën një panoramë të takimeve të zhvilluara në Gjermani.

Mediu shkruan se ka informuar deputetët gjermanë me situatën politike në Shqipëri, ndërsa ka marrë mbështetje nga disa prej tyre se do të ndalin “marrëzinë e Ramës”.

Postimi i plotë i Fatmir Mediut:

Në takimin e Berlinit zhvillova takime në Bundenstag me anëtarë të Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD, Volkmar Klein, Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schëartz, Bernd Rutzel etj.

Shqetësimi në Gjermani për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, janë prezent në çdo takim.

Informacionet zyrtare Gjermane dhe Britanike tregojnë se krimi i organizuar, trafiku i drogës me ndikim dhe lidhje në qeverinë shqiptare, është një problem serioz që ka tejkalur Shqipërinë. Ai është prezent në shumë vende të Europës.

Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht është shkatërruar sistemi kushtetues, qëllimisht po shkatërrohet pluralizmi politik. Vjedhja e votave nga bandat, me urdhër të Rilindjes në 2017, e kanë futur Shqipërinë në një krizë të paprecedente.

Rama po kërkon të zhvillojë zgjedhje farse në 30 qershor, vetëm me një kandidat, të zgjedhur prej tij.

Shqipëria është në prag konflikti, prandaj mbështetja e Bundestagut, veçanërisht deklarata e Z Johann Wadephul, dhe Christian Schmidt, janë një mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës.

https://www.facebook.com/FatmirMediuPR/posts/2191571110960973?__xts__[0]=68.ARBgVr4lCKkZmLPO9SUu3czYO7vK2cQ6UxgdnDL_2vklIMxlSZlzdDO1DvrRjaW3r0nH1nPxl3autlpqJ51cRQkzJeuolBkRWpMjYHhHqG832Y5103ZbKAHHOAMenn3yqTg8eURQUsB-s2QpMR9Aiix1CWPxERfvUVwtv8QbViuNyuZ8n3PXfImVHdtZztGQYEvHLAEd8tAnl2HQEDmxzTvrhslgbutP5VcuKZ2VjjOUmYkyXOk1gmA_Go-LgoP3FG0-27Cs-nJj57dMKli-J7H7vSjwV8R-dWb4uZYT6Fv-2pEpyEP0RGuBlMxOlWRgniHo47mmEu_nNV4LdV8LFhrnMw&__tn__=-R

Zbulohet grupi me 10 policë, fusnin makina kontrabandë në doganë

Prokuroria e Tiranës, Drejtoria e Doganave dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave me një deklaratë të përbashkët për mediat kanë dhënë detaje për goditjen e paligjshmërisë në pikat kufitare të vendi, kryesisht në Qafë Botë, por edhe në pikat e tjera, ku janë dokumentuar disa raste konrabande.

Sipas tyre, disa persona kanë shkelur ligjin duke futur mallra dhe makina kontrabandë në Shqipëri pa respektuar asnjë nga rregullat e zhdoganimit.

Nga ky hetim janë zbuluar edhe 10 punonjës policie me shkelje të rënda, ndërsa ndaj tyre janë marrë edhe masat përkatëse.  Katër prej tyre janë lënë në burg dhe 6 të tjerë janë pezulluar nga detyra. Drejtuesja e Prokurorisë  së Tiranës, Elizabeta Imeraj tha se ky kontrabandim është sinjalizuar edhe nga autoritetet franceze dhe më pas edhe me bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare, është bërë e mundur dokumentimi i plotë i një sërë rastesh abuzive.

Ajo tha se edhe punonjësit e Policisë kanë shkelur ligjin dhe janë bërë pjesë  e procesit kontrabandues.

 “Prokurori ka kryer hetime intensive për kontrabandën edhe për shpërdorimin e detyrës.  Pjesë e kësaj veprimtaria janë edhe Punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë shpërdoruar detyrën apo duke u bërë pjesë e veprimtarive”-tha Imeraj.

Gjithashtu prokurorja e çështjes, Mirela Cano tregoi edhe emrin e personit, i cili dyshohet të këtë futur disa makina kontrabandë duke shmangur detyrimet doganore.

 “Shtetasi Arben Grabovari e ka kryer këtë veprimtari në pika të ndryshme si në Kapshticë, Qafë Botë dhe në Morinë. Të përfshirë 10 punonjës policie, ku ndaj tyre është caktuar masa arrest me burg për 4 policë dhe 6 të tjerë janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe po hetohen për shpërdorim e saj”-tha ajo.

Nga hetimet rezultoi se ka futur në Shqipëri mbi 50 makina.

“Dua të sqaroj që prokuroria e Tiranës duke marrë shkas nga autoritetet franceze dhe doganore shqiptare regjistroi procedimin për kontrabandë në ngarkim të Arben Grabovarit. Në Prill të 2019 ky person duke hyrë në Qafë Botë ka përdor një pasaportë si shtetas grek, po hetohet në arrest me burg. Gjatë hetimit rezultoi se nga 2017-2019 në prill ka hyrë 54 herë me mjete tokësore me makina të ndryshme me lejim të përkohshëm me shmangie të detyrimeve 4.5 mln lekë. Nga mjetet ka zhdoganuar vetëm 5 prej tyre. Makinat nuk janë zhdoganuar dhe janë hedhur në qarkullim duke krijuar mundësi për t’i përdorur edhe për qëllime të tjera.

Në 19 raste policët kufitarë nuk kanë pasqyruar numrin e shasisë duke i bërë të paidentifkueshme duke u shënuar vetëm autoveturë. Po hetohet për identifikimin pasi makinat mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale. Arben Grabovari ka kryer zhdoganimet në pika të ndryshme, Kapshticë, Qafë Botë dhe Tre Urat. Policët kufitarë e kanë lejuar të kalojë pa kryer procedurën përkatëse.

PD akuzon Ramën për djegien e makinave të kryetares së degës në Ulëz

Partia Demokratike akuzoi të premten “bandat e Ramës” për djegien e makinave të kryetares së PD-së në Ulëz.

Përmes një reagimi për mediat PD sqaron se Gjelina Kalthi nuk ka asnjë konflikt dhe se djegia e makinave është e qëllimshme dhe për shkak të postit që ajo ka.

Deklarata e shpërndarë nga PD

Mesnatën e mbrëmshme, bandat e Edi Ramës në Ulëz të Matit kanë djegur dy makinat e kryetares së strukturës së PD në Ulëz, znj Gjelina Kalthi. Asnjë problem teknik, asnjë konflikt nuk ka patur familja e znj. Kalthi me askënd në Ulëz.

I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza.

Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal.

PD dënon ashpërsisht këtë akt qartësisht politik dhe banditesk. Ai është një akt që as do ta harrojmë, as do ta falim.

Një ditë, në këtë vend drejtësia do të vendoset dhe para drejtësisë, me Edi Ramën, do të vendosen dhe bandat e banditët që realizojnë akte të tilla, që synojnë intimidimin dhe frikësimin e kundërshtarëve politikë të regjimit kriminal të Edi Ramës.

Bandat e Edi Rames, betejën me demokratët e qytetarët e Matit e kanë të humbur.

Familja Kalthi, bashkë me qytetarët e tjerë të Ulzës, do të jenë edhe nesër në protestë, para kryeministrisë, në orën 19.00

Malësorët e Matit nuk i nënshtroi dot Enver Hoxha, ata nuk do t’i nënshtrojnë dot as banditët e drogës e të hashashit, në shërbim të kryeministrit ilegjitim të Avdylajve.

Rama kujton marrëveshjen e 2017: I provuam ministrat e PD, bënë budallallëqe në qeveri

Në bisedë me banorët e njësisë 10 në Tiranë, kryeministri kujtoi marrëveshjen e 2017 me Bashën dhe ndarjen e qeverisë me PD-në.

Ai tha se në pak muaj, ministrat e PD-së bënë gjëra të paimagjinueshme në qeveri. Ai gjithashtu tha se asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësinë te ketë Saliun.

“Më vjen keq, po asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësi të ketë Saliun. Të gjithë ato që dolën nga ato historira ikën në punë të vet, ky vazhdon akoma.

Bëmë në 2017 marrëveshjen. Por aq muaj sa ndenjën, gjëra të pabesueshme, budallallëqe, i paaftë, a e kupton, jepja dhe njëherë ta bëjnë nga e para. Si luani njësoj, që nga mishngrënës, vegjetarian dhe fol me vete, është tmerr i madh”, tha kryeministri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/773846759678276/?__xts__[0]=68.ARA8clsaxswOp2OM2FkfSbUFAPAmKP5AFb2kZgABK4JFJuJxVjUdw9IwJwx2Mss-wjeelLgeQdZ8umlXkGdXIB66abN3NVlamGo0L_FsxkNasPO1-9aDFo_X9tQYqNyc1LWyEtnS7_xHVnKFnMFRbdQG1vVPAdiZvSc6edAn4Q7aAiH5ZaP3nAwHkPLs_CDNAxr8vakGWJ0Sma2ndcodl1IP9wo-MvI4faBIp9cXa3MoK5M7ahqwcPEIF5mRjlp_fRRCZwMb9S_CAyDbNsXpLuV6_wWqVtaxX175fAImqby09lT1otn3WD1veuC0BwTJDugKwI2tA3hjlWEldZEu9NzPMiw&__tn__=-R

Meta kërkon në Berlin çelje të negociatave brenda qershorit

Nga Berlini ku ka marrë pjesë në mëngjesin e lutjeve, presidenti Ilir Meta ka kërkuar që BE të çelë brenda qershorit negociatat me Shqipërinë.

“Bashkatdhetarët dhe bashkë atdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë”, – theksoi Presidenti Meta ne fjalën e tij.

Presidenti tha se jo vetëm shqiptarët por i gjithë Ballkani e sheh NATO-n dhe BE-në si garanci për paqen dhe stabilitetin.

“Ne, në Ballkanin Perëndimor e shikojmë NATO-n dhe Bashkimit Europian si garancitë më të mira për rendin paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë, në brendësinë e tyre si dhe në rajonin tonë.

Shqiptarët luten që Maqedonia e Veriut fqinjë të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur dhe ajo e meriton plotësisht pas arritjes historike.

Ne e kemi konsideruar gjithmonë kufirin e zgjeruar të NATO-s në rajon si një vlerë për të ndjekur paqen e bashkësisë sonë të popujve, të cilët për një kohë të gjatë e shikonin si të pamundur bashkëjetesën me njëri-tjetrin.

Ne duhet të jemi fuqimisht të vendosur në mbrojtje të këtij partneriteti, në forcimin e aleancës transatlantike, në ruajtjen e vlerave thelbësore që lidhin e bëjnë bashkë veçanërisht, të rinjtë tanë.

Bashkëveprimi dhe bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara dhe BE-së ishin thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje tejkaluese ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut fqinje. Kam shpresë dhe lutem se e njëjta vendosmëri dhe koordinim do të mundësojnë edhe një marrëveshje përfundimtare që pritet me padurim midis Kosovës dhe Serbisë.

Vendet e rajonit të Ballkanit janë të ankoruara në mënyrë të vendosur në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Meta ndërsa referuar krizës politike kujtoi apelin e bërë nga bashkësitë fetare në vend për dialog mes palëve.

“Kohët e fundit, bashkësitë e krishtera dhe myslimane nëpërmjet Këshillit të tyre Ndër-fetar bënë apel për urtësi e bashkim kombëtar si dhe për një dialog të mirëfilltë, për t’u dhënë fund politikave ndarëse që turbullojnë vendin. Me përulje ju ftoj të bashkoheni me lutjet tona, që vendi im të gjejë rrugën për një paqe, stabilitet, begati dhe të ardhme të pakthyeshme evropiane të merituar.

Lutem gjithashtu që Bashkimi Europian dhe NATO-ja, që mundësuan dhe siguruan paqen, stabilitetin dhe lirinë për këtë kontinent, do të vazhdojnë të kenë sukses dhe të përparojnë, si paqeruajtës të fortë për brezat e ardhshëm”, tha Meta në Berlin.

Rama: Po s’bëmë zgjedhje, kjo lojë bëhet film dhe vazhdon dhe 20 vjet

Në bashkëbisedim me banorët e njësisë 10 në Tiranë, kryeministria Rama iu përgjigj pyetjes së një prej banorëve se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet e 30 qershorit.

Lexoni bisedën si më poshtë:

Banori: Po zgjedhjet e 30 qershorit?

Rama: Po pse me pyesni kot për zgjedhjet

Banori: Për konfirmim

Rama: Po patjetër që do mbahen zgjedhjet, këtu s’është puna se… po ta marrësh nga ana e rehatit për çfarë arsye kemi që të lëmë gjerat e tjera e të bëjmë fushatë, po të ishte për rehat, ok s’bëjmë zgjedhje s’kishim problem, por po filloi kjo loje, nuk mbaron më behet film, vazhdon 10-20 vjet ky muhabet, pastaj çohet tjetri tjetri..

Veliaj: E mbaj mend kur ishim në opozitë mezi prisnim të vinin zgjedhjet, në çdo vend të botës opozita mezi pret të bëjë zgjedhjet, kurse këtyre qeveria mezi pret zgjedhjet.

Rama: Gjeja më skandaloze është balta e madhe që hedhin lart e poshtë.

Banori: Të papërmbajtur.

Rama: Jashtë Shqipërisë paguajnë për artikuj këtej andej, tmerr i madh.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/773846759678276/?__xts__[0]=68.ARA8clsaxswOp2OM2FkfSbUFAPAmKP5AFb2kZgABK4JFJuJxVjUdw9IwJwx2Mss-wjeelLgeQdZ8umlXkGdXIB66abN3NVlamGo0L_FsxkNasPO1-9aDFo_X9tQYqNyc1LWyEtnS7_xHVnKFnMFRbdQG1vVPAdiZvSc6edAn4Q7aAiH5ZaP3nAwHkPLs_CDNAxr8vakGWJ0Sma2ndcodl1IP9wo-MvI4faBIp9cXa3MoK5M7ahqwcPEIF5mRjlp_fRRCZwMb9S_CAyDbNsXpLuV6_wWqVtaxX175fAImqby09lT1otn3WD1veuC0BwTJDugKwI2tA3hjlWEldZEu9NzPMiw&__tn__=-R

Sezoni, hapen 28 qendra shëndetësore verore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi 28 qendra shëndetësore verore, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orën në 7 ditë të javës pranë zonave turistike. Ministrja Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore verore në plazhin e Divjakës, e cila është një prej 28 qendrave që do të ofrojnë shërbim pa ndërprerje gjatë sezonit turistik.

 “Hapëm këtë vit 28 qendra shëndetësore pranë zonave turistike, për të garantuar shërbim shëndetësor 24 orë, për një sezon turistik të sigurtëpër të gjithë pushuesit. Për herë të parë këtë vit kemi shtuar si qendra 24 orëshe qendrën shëndetësore të Dhërmiut fshat si dhe qendrën shëndetësore Rrjoll, në zonën e Velipojës”, tha Manastirliu.

Qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit, tashmë janë pajisur me barnat dhe materialet mjekësore bazë për rastet e urgjencave mjekësore. “Janë 132 mjekë dhe infermierë të trajnuar për çdo emergjencë, të cilët do të ofrojnë shërbim të specializuar në 28 qendrat verore, të cilat janë pajisur me të gjithë barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të mbuluar sëmundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore”, tha Manastirliu.

Ministrja deklaroi se i gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Nëpërmjet numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë shëndetësore. Përveç qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë zonave turistike do të jenë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësia e Helikopterëve do të jenë në gatishmëri. Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 Shtator. Gjatë vitit të kaluar,sipas ministrisë rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik.

Rama: Të mos bëjmë postera në fushatë, por të ndërtojmë shtëpitë në Floq

Në takimin e së premtes me banorët e njësisë 10 në Tiranë, në krah të kryebashkiakut Veliaj, Rama premtoi dhe njëherë se të gjitha shtëpitë e shembura nga tërmeti në fshatin Floq të Korçës do të rindërtohen.

Ai tha se në këtë fushatë elektorale nuk do të ketë postera dhe paratë do të përdoren për ndërtimin e shtëpive.

 “Do bëjmë një fond solidariteti të çdo bashkie, çdo bashki do marri përsipër një shtëpi. Një pjesë të fondeve të fushatës do t’i fusim aty dhe si PS të japim ca kontribute, më mirë të ndërtojmë një shtëpi aty se sa të bëjmë ca postera. Pastaj dhe diçka nga buxheti dhe do ta bëjmë se ishin dëmtuar shumë. Të paktën nga shtatori ata të futen në shtëpi se ngaqë është lart atje dhe është ftohtë”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/773846759678276/?__xts__[0]=68.ARA8clsaxswOp2OM2FkfSbUFAPAmKP5AFb2kZgABK4JFJuJxVjUdw9IwJwx2Mss-wjeelLgeQdZ8umlXkGdXIB66abN3NVlamGo0L_FsxkNasPO1-9aDFo_X9tQYqNyc1LWyEtnS7_xHVnKFnMFRbdQG1vVPAdiZvSc6edAn4Q7aAiH5ZaP3nAwHkPLs_CDNAxr8vakGWJ0Sma2ndcodl1IP9wo-MvI4faBIp9cXa3MoK5M7ahqwcPEIF5mRjlp_fRRCZwMb9S_CAyDbNsXpLuV6_wWqVtaxX175fAImqby09lT1otn3WD1veuC0BwTJDugKwI2tA3hjlWEldZEu9NzPMiw&__tn__=-R
Skip to toolbar