Kërcënimi i kreut të opozitës: Hera e fundit që flas, herën tjetër flet sovrani

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë me sytë e skuqur nga gazi lotsjellës para mbështetësve të tij që u mblodhën në selinë e PD në mbyllje të protestës së shtatë kombëtare. Ai falënderoi protestuesit për qëndresën dhe theksoi se sot është dita e fundit ku flet me argumentet e arsyes, pasi në protestën e radhës fjalën do e ketë sovrani.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra për qytetarinë, për shpirtin e qëndresës. për vendosmërinë që demonstruat sot. Vëllezër e motra, qindra mijë prej jush në këtë protestë sollët me vete energjinë, vendosmërinë, shpresën dhe besimin tek e nesërmja e re që po lind. Rama dhe banda e tij ta harrojnë, shqiptarët nuk do lejojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë. Po i them sot Edi Ramës dhe sejmenit të tij zuzar dhe sadist Sandër Lleshaj se do mbani përgjegjësi para ligjit. Dita e fundit ku unë iu drejtohem me argumentet e arsyes, koha për fjalët po mbaron, në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani”, deklaroi Basha.

Më tej, Basha iu drejtua protestuesve, duke i falënderuar, që sipas tij nuk prekën asnjë punonjës policie, ndërkohë që shtoi se nuk e ka fjalën për horrat që hedhin gaz lotsjellës me urdhër të Edi Ramës, duke plagosur protestuesit.

Tym e flakë te parlamenti, plagosen 7 policë

Protesta e opozitës është përshkallëzuar me dhunë, sapo protestuesit kanë mbërritur para parlamentit. Sapo kanë mbërritur para parlamentit, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë, kapsolla e gurë drejt godinës së parlamentit dhe policisë, duke plagosur shtatë efektivë gjithsej.

Protestuesit dhe kreu i PD kanë marshuar nga bulevardit tek Kryeministria për të shkuar tek rruga para parlamentit. Një numër i madh efektivesh janë rreshtuar para hyrjes së parlamentit. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe tymuese, ndërkohë që gjatë gjithë kohës në protestë kanë qenë edhe drejtuesit e PD. Nga sulmet janë plagosur punonjës policie dhe disa protestues, ku një prej tyre ka marrë plagë në këmbë.

Në këtë situatë, policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë e gaz lotsjellës, për të zmbrapsur turmën e protestuesve në sheshin para parlamentit. Njëkohësisht kanë vijuar edhe thirrjet e policisë ndaj protestuesve. Gjithashtu policia i kërkon medias të largohet nga ambientet para parlamentit.

Ministri Lleshaj ka reaguar disa herë në Twitter, duke i bërë thirrje Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit! “Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit”, u shpreh Ministri i Brendshëm në reagimin e tij në Twitter.

Presidenti për dhunën në protestë: Vetëpërmbajte

Dhuna në protestën e sotme si te kryeministria ashtu edhe te parlamenti ka sjellë reagimin e Presidentit Ilir Meta, duke kërkuar vetëpërmbajtje.

Reagimi i Presidentit të Republikës ka ardhur pas hedhjes së flakadanëve, kapsollave dhe tymuesve te Kuvendi i Shqipërisë, ku pati edhe disa të lënduar

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje,  shmangien e incidenteve dhe provokimeve”, thuhet në reagimin e presidencës.

Incidentet para Parlamentit, ministri Lleshaj, thirrje Lulzim Bashës: Ndalo sulmin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaron se një oficer policie është dëmtuar nga mjetet shpërthyese në protestë. Në një postim në “Tëitter”, Lleshaj shkruan se drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha por dhe vullnet për të goditur forcat e rendit.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit”, shkruan Lleshaj.

Ai i bën thirrje më tej kreut të PD-së të ndalë sulmin ndaj policisë.
“I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!”, shkruan Lleshaj.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmet ndaj forcave të Policisë së Shtetit.

Me anë tën jë mesazhi në Twitter, Lleshaj thekson se një oficer policie është dëmtuar me mjetet shpërthyese.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit.

Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit.

I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!”, thekson Lleshaj.

Më pas, në një tjetër postim, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se Lulzim Basha, që më 21 janar 2011 vrau 4 qytetarë të pafajshëm dhe plagosi dhjetra të tjerë me armë zjarri. “Sot plagosi shumë policë të Shqipërisë. Një tipi të tillë, Patër Anton Harapi i thoshte: “Krushkamadh e hollë e i gjatë, rri n’zanat që t’la yt atë”. Dhuna dhe mendja është zanati yt i pështirë”, përfundon Lleshaj.

https://twitter.com/SanderLleshaj/status/1135281499555717120

Protesta VII, Basha, mes tymueseve dhe shashkave: Nuk do të pranojmë asnjë ofertë të Ramës

Një ditë pas hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, opozita ka nisur protestën e shtatë kombëtare kundër qeverisë, por për herë të dytë Basha nuk është shoqëruar nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ku sipas LSI ndodhet jashtë shtetit, ndërkohë që kreu i PD ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë propozim nga kryeministri Rama.

“Nuk ka zgjedhje pa opozitën është mesazhi kryesor i kësaj proteste. Nuk do të pranojmë asnjë propozim nga Rama”, ka deklaruar lideri demokrat. Sapo Basha ka hipur në podium dhe ka marrë fjalën, protestuesit e opozitës kanë nisur të hedhin flakadanë, tymuese dhe kapsolla në drejtim të policisë. Madje, gjatë fjalës së kryedemokratit, protestuesit kanë tentuar të heqin kangjellat me hekura dhe të thyejnë kordonët e policisë, ku gjatë përplasjes, një punonjës policie ka mbetur pa ndjenja. Po ashtu, një protestues është shembur në tokë teksa ndodhej mes mijëra qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia gjatë gjithë kohës ka kërkuar ndërhyrjen e koordinatorit të protestës Gazmend Bardhi, ndërkohë që zyrtarë të Partisë Demokratike kanë tentuar të qetësojnë protestuesit. Dhuna e protestuesve ka vijuar derisa vetë kreu i PDu ka bërë thirrje atyre të mos prekin punonjësit e policisë. “Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë oficer policie. Vëllezër dhe motra, mos i prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon Rama Ik”, tha Basha, duke qetësuar protestuesit.

Më pas, Basha deklaroi se koha për lojërat e Edi Ramës kanë marrë fund dhe nuk do të pranojnë asnjë propozim të tij. “Nuk mund të pranojmë dhe nuk do të pranojmë kurrë errësirën e tiranisë së krimit, nuk mund të pranojmë kurrë monizmin, procesin kriminal që po u ofrohet shqiptarëve në vend të zgjedhjeve të lira e të ndershme. E gjithë beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, e gjithë beteja jonë bëhet për vlera evropiane. Nuk mund të pranojmë Edi Ramën dhe bandën e tij ta mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës, sepse ajo është shpresa jonë, ato janë vlerat tona. Rrugën tonë të Evropës do ta hapim. Rama ik! Kufoma politike që i dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti i krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht”, deklaroi Basha.

Basha ka ndërprerë edhe fjalimin e tij, duke mbajtur një minutë heshtje në respekt të besimtarëve myslimanë, siç veproi edhe në protestën pararendëse.

Në përfundim të fjalës së tij, Basha ka kërkuar nga protestuesit ta ndjekin në marshimin drejt Parlamentit. Marshimi ka vijuar pa incidente derisa protestuesit kanë mbërritur para godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Me të mbërritur, protestuesit janë para godinës së parlamentit dhe kanë filluar të hedhin shashka. Por zyrtarët e PD kanë kërkuar që të mos sulmohen punonjësit e policisë. (Vijon)

Protesta e opozitës është përshkallëzuar me dhunë, sapo protestuesit kanë mbërritur para parlamentit. Sapo kanë mbërritur para parlamentit, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë, kapsolla e gurë drejt godinës së parlamentit dhe policisë, duke plagosur shtatë efektivë gjithsej.

Protestuesit dhe kreu i PD kanë marshuar nga bulevardit tek Kryeministria për të shkuar tek rruga para parlamentit. Një numër i madh efektivesh janë rreshtuar para hyrjes së parlamentit. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe tymuese, ndërkohë që gjatë gjithë kohës në protestë kanë qenë edhe drejtuesit e PD.

Në këtë situatë, policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë e gaz lotsjellës, për të zmbrapsur turmën e protestuesve në sheshin para parlamentit. Njëkohësisht kanë vijuar edhe thirrjet e policisë ndaj protestuesve. Gjithashtu policia i kërkon medias të largohet nga ambientet para parlamentit.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe ujit, protestuesit janë shpërndarë, ndërkohë që kryedemokrati i drejtuar drejt selisë së PD, ku ka mbajtur dhe fjalën përmbyllëse.

Grumbullohen protestuesit e parë të opozitës, tubimi i 7-të kundër qeverisë

Kreu i PD-së ditën e djeshme nga zona e Astirit ka deklaruar se protesta e 2 qershorit do të jetë paralajmërimi i fundit për kryeministrin Rama. Kjo është protesta e 7 kombëtare e thirrur nga partitë opozitare dhe sipas krerëve të PD-së dhe LSI-së do të ketë një pjesëmarrje të madhe në tubim.

Një skenografi krejt ndryshe duket se ka përzgjedhur opozita e bashkuar për protestën e shtatë kombëtare, e cila pritet të nis pas pak minutash.

Një grup të rinj, të bërë rreth, ndërsa në mënyrë simbolike mbajnë në duar yje në ngjyrë të verdhë ndërsa vetë kanë të veshur mushama në ngjyrë blu, ngjyrat simbol të flamurit të Bashkimit Europian.

Gjithashtu opozita pritet të lëshojë drejt qiellit edhe tullumbace ngjyrë të bardhë, ku shkruhet “IK”, kërkesë kjo e opozitës së bashkuar për largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira.

Basha ka paralajmëruar se protesta do të jetë paqësore, por protestuesit e opozitës teksa po marshonin drejt Kryeministrisë kanë filluar të ndezin flakadanë e tymuese.

Rama nis fushatën në Lezhë: Opozita, si Beni ecën vetë, bërtet për të trembur frikën

Në një kohë kur opozita joparlamentare do të jetë në protestën e shtatë kombëtare të thirrur prej tyre, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama çelën fushatën elektorale në Lezhë me kandidatin e këtij qarku, Pjerin Ndreu.

Tubimi në Lezhë është hapur nga Pjerin Ndreu, i cili u foli për qytetarëve të Lezhës teksa u prezantua si kandidat i PS për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. “Lezha është qyteti më i bukur, por i mungon një gjë, i mungojnë njerëzit për ta nxjerrë nga atje ku ka rënë sot. Kurrë më parë Lezha nuk ka pasur pushtet lokal më të dobët se sot, që keqpërdor fondet, kurrë nuk ka pasur kaq pak investime. Ndaj jemi këtu sot, të besëlidhemi për Lezhën. Fitorja jonë është e padiskutueshme. Në 30 qershor do betohemi por jo për kishën e Laçit. Ai është një vend ku pastrohet shpirti. Në 30 qershor ne do transformojmë Lezhën. Do matemi me Fierin dhe Tiranën. Kryegjumashi bëri një vrimë në ujë dhe me 30 qershor do ta bëjmë bashkë me ata që mbajnë peng Lezhën. Lezha nuk ka nevojë jo vetëm për një kryetar bashkie por për mbështetjen e qeverisë që ju ia keni dhënë me investimet e bëra, me projektin e rrugës Milot-Balldren”, deklaroi Ndreu.

Më pas, fjalën e ka marrë kryeministri Rama, i cili nuk i kurseu akuzat ndaj opozitës dhe kreut të PD, Lulzim Basha. “Duket si një betejë pa një kundërshtar, por është betejë mes të shkuarës dhe të ardhmes. Ata kanë frikë nga zgjedhjet, kanë frikë të vijnë përpara popullit, nga ballafaqimi me ne ndaj dhe përbetohen rrugëve se do na imponojnë një përplasje antidemokratike të dënueshme nga ligjet e këtij vendi”, tha Rama.

Më tej, kreu i PS deklaroi se zgjedhjet pa opozitën janë antidemokratike kur ajo pendohet të hyjë në zgjedhje. “Imagjinoni çfarë rrumpalle do bëhej ky vend nëse zgjedhjet do shtyheshin sa herë do një parti”, deklaroi Rama. Madje, ai nuk kurseu as ironinë kur iu drejtua të pranishmëve: “E keni parë filmin Beni ecën vetë kur Beni bërtet në pyll me zë të lartë. Ashtu janë dhe ata, të alarmuar nga reforma në drejtësi”.

Ndërsa për kërcënimet se nuk do të lejohen zgjedhjet e 30 qershorit, Rama tha se opozita mund të thyejnë kokën e tyre dhe ndonjë xham se Shqipërisë nuk kanë ç’t’i bëjnë.

Rama nuk kurseu as batutat për Pjerin Ndreun. “Pjerin Ndreu është shumë kokëfortë, i shkon gjërave deri në fund. Kur erdhi tek unë i thashë provo të bëhesh deputet, nëse të zgjedhin kandido për kryetar bashkie. Ju vetë e propzouat si kandidatin e vetëm për Lezhën. Shpresoj që era e detit të mos ia marrë kokën si ato balonat që ngre Luli para kryeministrisë. Unë do ta mbështes me çdo mundësi”, tha Rama.

Në përfundim kryeministri Rama paralajmëroi sërish protestuesit: Mos bëni burg se do opozita! “Me 30 qershor ndahet e shkuara nga e ardhmja”, përfundoi ai.

Sërish lëkundje tërmeti në Koçë, i 73-ti në 24 orë

Sërish lëkundje tërmeti në rajonin e Korçës. Rreth orës 18:00 të pasdites së sotme është regjistruar tërmeti i 73-të që prej orës 4 të mëngjesit të djeshëm. Lëkundja e fundit me magnitudë 4 e shkallës rihter. Lëkundjet nga tërmeti në Korçë kanë vënë në lëvizje emergjencat civile, ku në rajonin juglindor kanë shkuar një sërë qeveritarësh dhe që prej ditës së djeshme për banoret e strehuar në çadra po shpërndahen ushqime, shtretër e batanije përmes Rezervave të Shtetit.

Situata po ndiqet nga afër edhe nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali. Elisa Spiropali deklaroi se grupet e punës ndodhen në Floq dhe Qafëzes, bashkë me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale të Qarkut Korçë, ku kanë vizituar banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë rajon. “Komisioni i verifikimit të dëmeve ka nisur punën, ku shumë shpejt do të kemi bilancin e situatës për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore”, deklaroi Spiropali.

Derbi i tretë anglez, Liverpool-Chelsea në finalen e Super Kupës së Europës

Edhe finalja e tretë më e rëndësishme për klube, do të jetë përsëri një “derbi” anglez. Pas përfundimit të finales të së shtunës në Madrid, ku Liverpool fitoi ndaj Tottenham në finalen e Champions League, skuadra e Jurgen Klopp bëhet ekipi i dytë finalist i Super Kupës së Europës për këtë sezon.

Përballë Reds do të jetë skuadra e Chelsea, që fitoi finalen tjetër Europiane, atë të Europa League ndaj Arsenal. Ndeshja finale e Super Kupës së Europës do të zhvillohet më 14 gusht të këtij viti, në stadiumin “Vodafon Park” në Stamboll me kapacitet 41.000 vende.

Për Liverpool kjo do të jetë finalja e parë pas 14 vitesh edhe në Super Kupën e Europës, që prej vitit 2005, kur skuadra aso kohe drejtohej nga Rafael Benitez, që fitoi në finale ndaj CSKA Moskës 3-1 në Monako.

Super Kupa e Europës shihet si ndeshja e parë hapëse e sezonit 2019/20 të futbollit për klube në Europë. Kjo do të jetë hera e parë që finalja e Super Kupës së Europës do të zhvillohet në Turqi.

Kjo do të jetë hera e tetë në historinë 44-vjeçare të Super Kupës së Europës, që dy finalistet do të jenë ekipe nga i njëjti vend. Më herët kanë qenë pesë herë ekipet spanjolle (2006, 2014, 2015, 2016 dhe 2018) dhe dy herë ekipet italiane (1990 dhe 1993). Në finalen e këtij viti të këtij kompeticioni, do të përdoret për herët të par VAR.

Papa Françesku u kërkon falje romëve për diskriminimin katolik

Papa Françesku u ka kërkuar falje romëve në emër të Kishës Katolike gjatë vizitës së tij në Rumani.

Në një takim me të rinjtë romë në ditën e fundit të vizitës së tij në vend, Papa kërkoi falje për “të gjitha herët në histori, kur ne kemi diskriminuar, keqtrajtuar ose ju kemi parë me dyshim”.

Njerëzit romë janë përballur me përndjekje në Europë për shekuj me radhë.

Mendohet se qindra mijëra njerëz janë vrarë gjatë Holokaustit.

Në ditët e sotme romët jetojnë kryesisht në Evropën jugore dhe qendrore dhe përbëjnë rreth 10% të popullsisë së përgjithshme të Rumanisë. Ata ankohen se ata luftojnë për të punuar për shkak të diskriminimit dhe shumë jetojnë në varfëri.

“Kërkoj falje në emër të Kishës dhe të Zotit dhe kërkoj falje prej jush”, tha Papa Françesk nga qyteti Blaj. “Indiferenca ushqen paragjykimet dhe nxit zemërimin”, tha Papa.

Skip to toolbar