Sërish lëkundje tërmeti në Koçë, i 73-ti në 24 orë

AKTUALITET


Sërish lëkundje tërmeti në rajonin e Korçës. Rreth orës 18:00 të pasdites së sotme është regjistruar tërmeti i 73-të që prej orës 4 të mëngjesit të djeshëm. Lëkundja e fundit me magnitudë 4 e shkallës rihter. Lëkundjet nga tërmeti në Korçë kanë vënë në lëvizje emergjencat civile, ku në rajonin juglindor kanë shkuar një sërë qeveritarësh dhe që prej ditës së djeshme për banoret e strehuar në çadra po shpërndahen ushqime, shtretër e batanije përmes Rezervave të Shtetit.

Situata po ndiqet nga afër edhe nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali. Elisa Spiropali deklaroi se grupet e punës ndodhen në Floq dhe Qafëzes, bashkë me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale të Qarkut Korçë, ku kanë vizituar banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë rajon. “Komisioni i verifikimit të dëmeve ka nisur punën, ku shumë shpejt do të kemi bilancin e situatës për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore”, deklaroi Spiropali.





Skip to toolbar