“SPAK padashur ka prishur balancat”, Meçe: PS ndërtoi një institucion të pavarur dhe sot ka ndezur motorët

Analisti Arben Meçe në emisionin “Real Story” në “ABC News” u shpreh se SPAK pa dashur ka prishur balancën, duke theksuar se korrupsioni i ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Gjithashtu ai shtoi se ngjarja e arrestimit të Erion Veliajt, ka sjellë edhe një debat politik, megjithatë nënvizoi se PS sot ndezi motorët dhe se lufta kundër korrupsionit do jetë karta kryesore.

“Ngjarja më kryesore e arrestimit të Veliajt është ajo që ne kemi pasur debat politik tre vjeçar, pavarësia e SPAK. Gjithë tezat e Berishës që kemi të bëjmë me një institucion sorosian dhe është në varësi të Ramës, të gjitha ranë. Kjo është një fitore e PS që ndërtoi një institucion të pavarur. Për këtë PS duhet të jetë krenare. Ajo që ka vënë në siklet Ramën është fakti që me tezen e prodhimit të institucionit të pavarur, me ngjarjen që ndodhi u ballafaqua me një fakt që e vë në konflikt me strukturën e PS.

Në dinamikën e rezultateve të SPAK ka prodhuar një perceptim që ka nxjerrë në zbulim PS, dhe teza e PD është që gjysma e qeverisë është në burg. Me vendimin që u bë ndaj Veliajt, Rama ndjeu një goditje që iu dha PS. Ndërkohë kemi një riciklim të Berishës si person që tashmë mori moralin t’i dalë ballë përballë Ramës.

Por a e realizoi misionin e vet SPAK me atë liri që i dha Rama me PS për të goditur korrupsionin? Rama si person që ka mbajtur të izoluar PS me qëndrimin ndaj SPAK, pasi politika e PS është që të mbështesë SPAK për të goditur korrupsionin, por pa dashje e vendosi në një rrethanë të tillë që katër çështje që ka SPAK sot për PD. SPAK pa dashur ka prishur balancën, na rezulton që 8 vitet e Berishës janë të pandëshkuara, personi më i korruptuar. Berisha sot vjen si shpëtimtar. SPAK në momentin kur ka prishur këtë ekuilibër, ka prodhuar këtë situatë, ku tashmë Rama shprehet në mënyrë emocionale. Sot për mendimin tim PS ndezi motorët dhe lufta kundër korrupsionit do jetë karta kryesore”, tha ai.

Shpërthimi i Ramës ndaj SPAK/ Mërtiri: Rama po del haptaz kundër SPAK, kërcënoi një organ hetimor

Furtuna pas arrestimit të Erion Veliajt ka vijuar edhe ditën e sotme me akuza direkte apo indirekte ndaj SPAK nga përfaqësues të Partisë Socialiste.

Analisti Ergys Mërtiri u shpreh për ‘Real Story’ se Berisha dhe Rama janë në një linjë kundër SPAK dhe se po ‘luftojnë’ me njëri tjetrin duke mos lënë parti të reja të futen në ring.

Mërtiri vijoi duke thënë se Rama për herë të parë ka kërcënuar një organ hetimor dhe mund të hapi gjithashtu edhe një padi ndaj prokurorit për shkelje dhe shpërdorim detyre.

“Unë mendoj që gjërat po bëhen më haptaz. Të dy po mashtrojnë publikun si Berisha që thoshte që SPAK po e kontrollon Rama, kurse Rama thoshte që SPAK është i imi dhe unë nuk e kontrolloj. Spak ka sulmuar më shumë Ramën se Berishën dhe Rama ka pasur armiqësi dhe nuk ka plotësuar kërkesën për shtim mandatesh, fonde dhe i ka krijuar një komision për ta bërë zap. Rama po del hapur kundër SPAK dhe luftën nën rrogoz po e bën haptaz. E vërteta është që të dy janë kundër SPAK dhe SPAK do të kërcënoj establishmentin me partitë e reja. Rama dhe Berisha janë të detyruar të bëjnë një duet të shtirur, ndeshen po vetëm për ringun që të mos lënë të rinj të futen.

Rama si kurrë më parë ka kërcënuar një organ hetimor, gjuha e saj ishte dhe në terma juridik. Terma që prokurori ka bërë shkelje dhe shpërdorim detyre. Nuk është cudi që rrugës të ngre një padi. Rama është bërë agresiv kundër SPAK. Berisha dhe Rama janë në një linjë, vetëm ideja që të mos tradhëtohen që janë bashkë i step. Është dhe ndikimi ndërkombëtar që i step të ngrenë një komision.

Duke qenë se Trump është një president jo i natyrshëm, shpresojnë se s’do merret me SPAK dhe do të kenë më shumë tolerancë. Unë besoj se SPAK nuk do të zhbëhet.”

Rama: Unë do kandidoj në Tiranë më 11 maj

Në ceremoninë për 105-vjetorin e Tiranës si kryeqytet, Rama u shpreh se do t’i bashkohet skuadrës së deputetëve të Tiranës.

“Nga gjithë ajo që ndodhi dje, dhe për mua është e qartë që duhet të jem në Tiranë bashkë me skuadrën e Tiranës”, tha ai, ndërsa shtoi se në 11 maj, Tirana do t’i japi numrin më të madh të deputetëve Partisë Socialiste.

Arrestimi i Veliajt/ Gazetari Leka: Veliaj ka forcë elektorale, sidomos në Tiranë. Rama nuk humb vota edhe nga kjo

TIRANË- Gazetari i njohur Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story”, tha se në dukje të parë arrestimi i Erion Veliajt e ka kapur në befasi PS dhe kryeministrin Rama, por gjithsesi ai beson se kjo ndodhi nuk ndikon në numrin e votave për PS në Tiranë.

Ai tha se Veliaj është faktor elektoral në Tiranë, por nuk shikon pasoja për PS.

“Në pamje të parë duket se PS dhe Edi Ramën, arrestimin i Erion Veliajt i ka kapur në befasi. Unë mendoj se Rama, sidomos Edi Ramas kreu i qeverisë, duhet të jetë i informuar se llafet që Veliaj do arrestohet në fund të nëntorit, ishte me ditë, me orë, kanë qarkulluar, mund të ishte i përgatitur dhe sot të ishte më i qartë edhe ai edhe PS, edhe opozita madje, edhe ajo është e paqartë. Mendoj se në pamje të parë, ai tregon se Veliaj ka forcë elektorale në Tiranë. Jam skeptik për forcën elektorale. Sepse vazhdoj të mendoj se forca elektorale e dy partive të mëdha, PS dhe PD është pikërisht tek dy persona, që Edi Rama dhe Sali Berisha. Në ditën e tretë, sepse tre ditë zgjat çudia më e madhe në Shqipëri, do kemi të qartë pikërisht edhe këtë, që Edi Rama nuk humb vota edhe nga kjo”, tha ai./abcnews.al

Rama: Nëse Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustane e bizhuteri s’kemi çfarë diskutojmë, por kemi të drejtë të kërkojmë prova

Në rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë është organizuar ceremonia te Pallati i Brigadave.

I pranishëm në këtë ceremoni kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek arrestimi i Erion Veliajt. Rama e cilësoi situatën si një paradoks, ku një kryetar bashkie, i zgjedhur nga çerek milioni votues, ndodhet i ndaluar pa një proces të rregullt gjyqësor dhe pa një akuzë konkrete.

Rama u shpreh:

“Ne duhet të kërkojmë përgjegjshmëri, jo duke thënë ne se kush është fajtori dhe kush është i pafajshëm, por duke kërkuar përgjegjshmëri. Nëse Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 e kusur mijë euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtën të kërkojmë provat. Dhe kemi të drejtën të themi që në ndërkohë hedhja e mexhelisë, është e qëllimshme, për të ekzaltuar masën që kërkon gjak”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Ramës Sot jemi këtu për të kremtuar 105-vjetorin e kryeqytetit dhe, në të njëjtën kohë, jemi në një paradoks, sepse mungon kryetari i Bashkisë, i zgjedhur nga çerek milioni zgjedhës për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë mes tij, forcës politike dhe qytetarëve të Tiranës. Kjo kontratë është ndërprerë. Kur dikush zgjidhet, ka një llogari të përditshme për të dhënë. Kush vendos që njeriun e zgjedhur ta marrë pa gjyq dhe ta mbyllë në një dhomë paraburgimi, nuk është e qartë për mua se para kujt jep llogari, por me siguri jo para qytetarëve që kanë zgjedhur kryetarin e Bashkisë. Unë nuk e di dhe nuk më takon mua ta them nëse Erioni është i pafajshëm apo fajtor, por di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës nuk është thjesht një detyrim ndaj tij si individ, por edhe një detyrim ndaj të gjithë atyre që e kanë zgjedhur. Duhet të bëhen të dyja: edhe puna për kontratën me zgjedhësit, edhe puna e drejtësisë për të nxjerrë të vërtetën në një proces të rregullt me standarde demokratike dhe për të përcaktuar, në të gjitha shkallët e gjykimit, fajësinë ose pafajësinë. Deri më sot kemi zgjedhur të mos komentojmë, edhe kur kryetari i Bashkisë së Tropojës është marrë nga zyra dhe është mbyllur në shtëpi, në një qytet në skaj të Shqipërisë, ku burimet njerëzore nuk janë të pafundme, dhe i është ndaluar të zbatojë kontratën me zgjedhësit, sepse mbi të rëndon një akuzë, por pa gjyq. I kemi konsideruar këto si lajthitje në objektiv, duke qenë të bindur se koha dhe reflektimi i brendshëm i institucioneve të reja, si dhe domosdoshmëria për të pajtuar përpjekjen për drejtësi me standardet evropiane të drejtësisë, do ta bëjnë të tyren pa pasur nevojë që ne të flasim.

Por ajo që ndodhi dje ka kaluar çdo limit, jo në raport me të drejtën absolute dhe gjithmonë të palëkundur për të çuar para drejtësisë këdo, pa parë majtas e djathtas, por në raport me ndarjen e domosdoshme të pushteteve dhe me domosdoshmërinë që një pushteti të zgjedhur t’i jepet mundësia të ushtrohet gjatë gjithë kohës që hetohet dhe gjykohet. Paraburgimi i personave të zgjedhur është një fenomen sui generis me të cilin po ballafaqohemi. Thënë të gjitha këto, e përsëris se ne nuk kemi asnjë diskutim për domosdoshmërinë e vijimit të luftës kundër korrupsionit. Por sot jemi në një situatë ku nuk kemi një akuzë për korrupsion dhe një hetim mbi një akuzë për korrupsion, por kemi një hetim për një person. Nuk është hetuar një akuzë për korrupsion, por është hetuar jeta e një njeriu dhe e familjes së tij si rezultat i një “novele” me dhjetëra faqe anonime, të depozituara në shkurt të vitit të kaluar. Dhe më vjen keq.

Nuk pretendoj se jam neutral apo i pavarur në këtë që po them, sepse në fund të fundit jam udhëheqësi i forcës më të madhe të shqiptarëve dhe e kam të pamundur të mos e lidh faktin që ndizet një situatë, zhvillohet një linçim publik dhe më pas kryetari i kryeqytetit hiqet nga detyra tre muaj para zgjedhjeve. Nuk po insinuoj asgjë, por për mua kjo nuk është normale.

‘Është hetuar jeta e Veliajt, asnjë akuzë për korrupsion’/ Kryeministri Rama: Nuk është normale, nuk ka flagrancë

Gjatë eventit të 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, kryeministri Rama mbajti fjalën e tij përpara të pranishmëve.

“Nuk dua të sjellë shembuj nga europa, por dua të them që paraburgimi i personave të zgjedhur është një fenomen sëiss generised me të cilin ballafaqohemi ne këtu. E përsëris që ne nuk kemi asnjë diskutim në domosdoshmërinë për ta vazhduar luftë kundër korrupsionit. Sot gjendemi para një çështje ku nuk kemi një hetim për korrupsion, por kemi hetim për një person, nuk është hetuar akuza por personi. Jeta e një njeriu si rezultat i një novele anonime të depozituar në shkurt të vitit të kaluar.

Më vjen keq dhe nuk e pretendoj që në këtë që të them të jem neutral apo i zhveshur nga interesi sepse ne fund të fundit jam udhëheqës dhe e kam të pamundur mos të lidh faktin që përndizet një situatë, zhvillohet një lincim publik dhe pastaj bëhet një heqje 3 muaj përpara zgjedhjeve. Për mua kjo nuk është normale, nuk ka një flagrancë, nuk ka një krim përpara të cilit reagimi do ishte i menjëhershëm. Ka një hetim për jetën e kryetarit të Bashkisë. Dyshimi i arsyeshëm është që është jashtë shinave të kushetueses së Shqipërisë. Sfida është që pavarësia e arritur duhet të garantohet nga profesionalizmi, standarti dhe garancitë për të gjitha liritë dhe të drejtat e kujtdo.”

Arrestimi i Veliajt/ Rama: Ajo që ka ndodhur dje, ka kaluar çdo limit

Në rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë është organizuar ceremonia te Pallati i Brigadave.

I pranishëm në këtë ceremoni kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek arrestimi i Erion Veliajt.

Rama u shpreh:

“Unë di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në kryet të detyrës është jo thjesht një detyrim ndaj tij si ndaj çdo individi nga ana e kujtdo që ka detyrë të trajtojë çështje që lidhen me drejtësisë, por edhe detyrim ndaj atyre që e kanë zgjedhur që të bëhet edhe puna për kontratën e zgjedhësit edhe puna e drejtësisë për të nxjerrë një proces të rregullt me standarde demokratike.

Deri sot kemi zgjedhur të mos komentojmë edhe kur kryetari i bashkisë së Tropojës është marrë nga zyra dhe është mbyllur në shtëpi. Në një qytet ku burimet njerëzore nuk janë të pafundme dhe i është ndalur të zbatojë kontratën e zgjedhësit sepse mbi të rëndon një akuzë, por pa gjyq.

Mund të vazhdoj me raste të tjera , i kemi konsideruar lajthitje në objekt duke qenë të bindur që koha, reflektimi i brendshëm i institucioneve të reja, domosdoshmëria për të faktuar përpjekjen për drejtësi me standarde europiane do bëjë detyrën pa pasur nevojë të flasim. Por ajo që ka ndodhur dje, ka kaluar çdo limit, në raport me ndarjen e domosdoshme të pushteteve dhe domosdoshmërinë që një pushteti të zgjedhur ti japësh mundësisë të ushtrohet”, tha ai.

“Kontrata iu ndërpre nga dikush që nuk e njohim”, Rama: Kryebashkiaku u mor në burg pa gjyq

Kryeministri Edi Rama, teksa mori pjesë në rastin e 105-vjetorit të shpalljes se Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, komentoi arrestimin e Eriion Veliaj me urdhër të SPAK.

Ai tha se Veliajn e morën nga detyra, duke i ndërprerë kontratën që ai kishte me qytetarët e Tiranës. Rama tha se Veliaj u fut në burg pa gjyq.

“Kryetari i Bashkisë, i zgjedhur nga çerek milionë zgjedhës, për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratën të tijën e me qytetarë e Tiranës, kjo kontratë u ndërpre, nga dikush që nuk e njohim. Kryebashkiaku u mor në burg pa gjyq”, tha Rama.

Anuela Ristani do drejtojë Bashkinë e Tiranës/ Një prej nënkryetarëve merr drejtimin pas arrestimit të Veliajt

TIRANË- Pas arrestimit të Erion Veliajt, Bashkia e Tiranës do të drejtohet nga një prej nënkryetarëve të saj.

ABC News ka mësuar se Anuela Ristanit i është deleguar detyra për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Kryeministri Edi Rama, ka shkuar dy herë sot Bashkinë e Tiranës, ndërsa tashmë karrigia e kryetarit dhe kompetencat do t’i ushtrojë Anuela Ristani.

Sakaq, ErionVeliaj u arrestua të hënën me urdhër të SPAK, ndërsa akuzohet për veprat penale korrupsion dhe pastrim parash, akuza këto që Veliaj i ka quajtur “sajesa të prokurorit të çështjes”./abcnews.al

Skip to toolbar