Analisti Arben Meçe në emisionin “Real Story” në “ABC News” u shpreh se SPAK pa dashur ka prishur balancën, duke theksuar se korrupsioni i ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka marrë vëmendjen e duhur.
Gjithashtu ai shtoi se ngjarja e arrestimit të Erion Veliajt, ka sjellë edhe një debat politik, megjithatë nënvizoi se PS sot ndezi motorët dhe se lufta kundër korrupsionit do jetë karta kryesore.
“Ngjarja më kryesore e arrestimit të Veliajt është ajo që ne kemi pasur debat politik tre vjeçar, pavarësia e SPAK. Gjithë tezat e Berishës që kemi të bëjmë me një institucion sorosian dhe është në varësi të Ramës, të gjitha ranë. Kjo është një fitore e PS që ndërtoi një institucion të pavarur. Për këtë PS duhet të jetë krenare. Ajo që ka vënë në siklet Ramën është fakti që me tezen e prodhimit të institucionit të pavarur, me ngjarjen që ndodhi u ballafaqua me një fakt që e vë në konflikt me strukturën e PS.
Në dinamikën e rezultateve të SPAK ka prodhuar një perceptim që ka nxjerrë në zbulim PS, dhe teza e PD është që gjysma e qeverisë është në burg. Me vendimin që u bë ndaj Veliajt, Rama ndjeu një goditje që iu dha PS. Ndërkohë kemi një riciklim të Berishës si person që tashmë mori moralin t’i dalë ballë përballë Ramës.
Por a e realizoi misionin e vet SPAK me atë liri që i dha Rama me PS për të goditur korrupsionin? Rama si person që ka mbajtur të izoluar PS me qëndrimin ndaj SPAK, pasi politika e PS është që të mbështesë SPAK për të goditur korrupsionin, por pa dashje e vendosi në një rrethanë të tillë që katër çështje që ka SPAK sot për PD. SPAK pa dashur ka prishur balancën, na rezulton që 8 vitet e Berishës janë të pandëshkuara, personi më i korruptuar. Berisha sot vjen si shpëtimtar. SPAK në momentin kur ka prishur këtë ekuilibër, ka prodhuar këtë situatë, ku tashmë Rama shprehet në mënyrë emocionale. Sot për mendimin tim PS ndezi motorët dhe lufta kundër korrupsionit do jetë karta kryesore”, tha ai.