EMRAT/ Prezantohen 12 drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit

Prezantohen 12 drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit, zhvillohet ceremonia.

Drejtor i Fierit do të jetë Skënder Hitaj, drejtori i Tiranës Elton Alushi, drejtori i Durrësit: Vilson Bala, drejtori i Kukësit Gentian Berberi, i Lezhës Altin Mena, i Vlorës Elidon Çela, i Gjirokastrës Altin Merizaj, drejtori i Shkodrës Fatmir Lleshaj, kurse i Elbasanit Fatmir Hoxha.

Ukraina zmbraps sulmet e reja ruse, rrëzohen disa nga dronët e lëshuar nga Moska

Sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia drejt caqeve në Ukrainë më 14 nëntor, thanë Forcat Ajrore ukrainase.

Të 38 dronët e tjerë u rrëzuan vetë, pasi sistemet e tyre të navigimit u penguan nga sistemet elektronike ukrainase, thanë Forcat Ajrore.

Ndaras, grantimet ruse vranë dy persona dhe plagosën tetë të tjerë gjatë 24-orëve të fundit në fshatin Shevçenko në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, thanë autoritetet ukrainase.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dy dronë ukrainas mëngjesin e 14 nëntorit. Një nga dronët u rrëzua mbi rajonin e Kurskut dhe një mbi atë të Belgorodit.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që nga gushti i këtij viti, Ukraina po ashtu po kryen një ofensivë në rajonin rus të Kurskut./REL

U arrestua pasi prodhonte pornografi me të mitur, e kaluara e errët e biznesmenit dhe mësuesit amerikan

Biznesmeni amerikan, i arrestuar sot në Tiranë, rezulton i dënuar nga një gjykatë ruse me 7.6 vite, për filmimin dhe shitjen e materialeve pornografike, ku ishin përfshirë dhjetëra fëmijë të mitur.

David Lang, një konsulent biznesi ‘i respektuar’ dhe mësues i anglishtes nga Nju Jorku, drejtoi studion e tij të paligjshme të filmit për 9 vjet në Chelyabinsk, përpara se të arrestohej, shkruan “Daily Mail”.

Në gjykatë u paraqitën pamje filmike dhe fotografi ku ai abuzonte seksualisht me viktimat e tij. Sipas medias britanike, David Lang abuzoi seksualisht një adoleshente në mënyrë të përsëritur.

Ai u shpall fajtor për ‘marrëdhënie seksuale dhe akte të tjera të natyrës seksuale me një person që nuk ka mbushur moshën 16 vjeç’. David Lang kishte bashkëpunëtore një grua ruse të quajtur Ekaterina Yasina, nënë beqare e cila vepronte si përkthyesja e tij dhe gjeti vajzat e mitura që 71-vjeçari përdorte në filmat e tij pornografik.

Ajo u dënua me tre vjet me kusht, për shkak se ishte nënë e një fëmije të mitur. Ndërsa Lang u dënua në një gjyq me dyer të mbyllura dhe më pas apeloi vendimin, por kërkesa e tij u refuzua.

Ai dërgoi filma porno për fëmijë në CD-disqe në SHBA me korrier ekspres dhe paratë që fitoi shkuan në llogarinë e tij bankare amerikane, sipas zyrtarëve. Amerikani filloi publikimin e materialeve pornografike në internet në vitin 2014.

Lang shihej si një mësues anglishtes dhe biznesmen i respektuar, i cili kishte njohje me diplomatë të lartë amerikanë në Rusi. Para arrestimit të tij, Land u fotografua me ambasadorin e atëhershëm të SHBA në Rusi, Alexander Vershboë, i cili shërbeu në Moskë nga 2001 deri në 2005, shkruan media britanike. Ai është fotografuar edhe me Thomas Niblock, konsull të përgjithshëm amerikan në Ekaterinburg.

Fiksimi i Elon Musk me Italinë

Obsesioni italian. Miqësia e tij me Xhorxhia Melonin, që në sytë e tij është “edhe më e bukur brenda se jashtë”. Sfida (e dështuar) në arenën e Koloseut me Mark Zuckerbergun, gladiatorin tjetër të mediave sociale globale. Takimi me Papa Françeskun në Vatikan. Dhe buqeta me lule e vendosur në qytetin e përjetshëm, mbi tumën ku në vitin 44 p.e.s. u dogj kufoma e Jul Cezarit, me atë shënim madhështor në latinisht: «Per aspera ad astra. Elon.”

Yjet që Elon Musk aspiron të arrijë “përmes vështirësive” janë (gjithashtu) ata të Bel Paese. Për njeriun më të pasur në botë, pothuajse një alter ego e Donald Trump, Italia është tashmë një obsesion i vërtetë. Tweet-i për të kërkuar largimin e gjykatësve që ndaluan procedurat e përshpejtuara për riatdhesimin e emigrantëve, është vetëm postimi i fundit që konfirmon vëmendjen e Elon Musk ndaj Italisë.

Nuk është hera e parë. Një muaj më parë, përsëri në ish-Twitter-in që bleu dhe në të cilin investoi edhe Unipol, Musk e kishte cilësuar si “të pakuptimtë” vendimin e Gjykatës së Romës për vendet e sigurta dhe kishte mbrojtur Salvinin në gjyqin për Open Arms: “Ai prokuror i çmendur duhet të shkojë në burg për gjashtë vjet”, shkroi ai.

Historia e Romës së lashtë e intrigon, spageti e kënaq, seriali televiziv “Roma” i HBO dhe BBC e magjeps, marrëdhëniet e tij me kryeministren mund të jenë të dobishme për të në marrëdhëniet me Brukselin. Dhe Italia, siç guxoi të thotë Tajani gjatë takimit të tyre, “është vendi më i mirë evropian në të cilin mund të investohet”.

Miliarderi vizionar që magjeps të djathtën Meloniane dhe tmerron shumë të majtën, po bën llogaritë e tij. Emisarët e Starlink, Tesla dhe SpaceX shpjegon pjesërisht pse Musk, i cili ka lindur njëmbëdhjetë fëmijë, nuk lodhet kurrë së thirruri, për të bindur italianët të ndryshojnë kurbën e lindshmërisë.

“Duhet të keni më shumë fëmijë”, kërkoi ai dhjetorin e kaluar nga skena e festës Atreju, ku u ngjit me një fëmijë mbi supe: “Italia është një vend i jashtëzakonshëm, por ndoshta lindshmëria është e ulët. Nëse një kompani duhet të investojë, pyet veten nëse do të ketë mjaftueshëm njerëz që do të punojnë…”.

Një pyetje që do të tingëllonte si futje hundësh, nëse nuk do të ishte fakti që pas investimit tek Trump, pavarësisht shpenzimeve, kapitali i Musk është rritur në 304 miliardë dollarë. Dhe nëse vendos të vërë bast disa qindarka për Italinë, do të jenë gjithësesi shumë para. Mjafton të kujtojmë dialogun e nisur nga Palazzo Chigi me Starlink për furnizimin e satelitëve që do të garantonin lidhje të sigurta me institucionet italiane: një marrëveshje e cila, nëse firmoset, do të zgjasë 5 vjet dhe do të kushtojë 1.5 miliardë. / bota.al

Alarm për bombë në Burrel, pako e dyshimtë pranë lulishtes

Policia është vënë në alarm pasi ka marrë njoftim për një bombë.

Nga shërbimet e specializuara xheniere, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ekzekutimi me plumb në kokë i 52-vjeçarit, del foto e Eduard Reçit!

Del foto e biznesmenit të vrarë me plumb në kokë, Eduard Reçi.

52-vjeçari u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës ku humbi jetën.

Plumbi i kishte kaluar në kokë tej për tej.

Grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit ka sekuestruar kamerat e sigurisë.

Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe pasi plumbi e kap në kokë.

Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës.

Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni për konflikte të Reçit me persona të tjerë. 

Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH.

Operacioni “Mobi Dik” në BE: Sekuestrohen 520 milionë euro nga klanet mafioze

Një operacion mbareuropian kundër evazionit fiskal ka zbuluar një grup prej afro 200 shtetasish të dyshuar për lidhje me disa grupe mafioze italiane, për 47 nga të cilët është kërkuar edhe arrestimi.

Operacioni “Mobi Dik” u kryesua nga Zyra e Prokurorit Publik Europian në Milano dhe Palermo, ndërsa kërkimet u shtrinë në 10 shtete. Masat ndaluese janë dhënë në Bullgari, Kroaci, Qipro, Çeki, Itali, Luksemburg, Holandë, Sllovaki, Spanjë, si edhe në shtete jashtë BE-së.

Hetimet çuan në konfiskimin e rreth 520 milionë eurove, që ishin shmangur nga taksimi, dhe për rreth 1,3 miliardë euro dyshohet se 400 kompani nga këto shtete dorëzuan fatura fiktive.

Sipas Prokurorisë Europiane, organizata kriminale vepronte me mafien dhe Kamorrën për të zhvilluar produkte elektronike-informatike (kufje, laptopë e të tjera) dhe për riciklimin e fitimeve. Të përfshirë janë eksponentë të organizatave kriminale siciliane, si Toni Lo Manto, pranë klanit të Brankaços, dhe Kampana.

Nga vitet 2020 deri në 2023, këto grupe shfrytëzonin hapësirat për mosaplikimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për operacionet tregtare ndërkufitare ndërmjet subjekteve ekonomike nga vende anëtare të BE-së, në këtë rast shoqëri fantazmë, dhe produktin që blinin pa tatim (nga kompanitë që më pas zhdukeshin nga tregu për të shmangur taksat) ua shisnin kompanive në Itali duke zbatuar TVSH-në normale.

‘Mobi Dik’ është një hetim i rëndësishëm për Zyrën e Prokurorit Publik Europian. Ka kaluar mjaft që nga rënia e fundit e alarmit për rrezikun e grupeve të organizuara kriminale dhe përfshirjen në mashtrim ndaj buxhetit të BE-së. ‘Mobi Diku’ tregon se nuk ka dy botë të ndara kriminale. Nga njëra anë, bota e kriminelëve të rrezikshëm vërtet të këqij që transportojnë drogë, trafikojnë njerëz; dhe nga ana tjetër bota e kriminelëve me kollare, që ‘vetëm’ korruptojnë dhe pastrojnë para,” u shpreh kryeprokurorja europiane, Laura Kovesi.

Kush janë dy kushërinjtë që u vranë në Kosovë! Autori, djali i politikanit të njohur

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Klinës në Kosovë mbrëmjen e djeshme, 13 nëntor.

Dy të rinj u vranë me armë zjarri në një lokal.

Sipas mediave në Kosovë viktimat janë kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, ndërsa autori Jon Hoti.

Mediat kanë publikuar edhe fotot e viktimave.

Ndërsa 19-vjeçari Hoti, autori i dyshuar i ngjarjes, është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Ai është arrestuar nga Policia.

Viktimat dhe autori dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm dhe kjo dyshohet të jetë edhe shkaku i tragjedisë.

Vrasja e biznesmenit Reçi, flasin familjarët: Nuk dimë të ketë pasur konflikte

Familjarët e 52-vjeçari Eduart Reçi që u vra në Tiranës mesnatën e së mërkurës mohojnë që i afërmi i tyre të ketë patur konflikte me persona të tjerë.

Familjarët e viktimës të cilët janë pyetur pas atentatit, kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të nodnjë përplasje që mund të ketë patur 52-vjeçari Reçi me persona të tjerë.

Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor i një drejtorie në institucionin e SHISH.

Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në vendin ku u qëllua me një plumb në kokë Eduart Reçi.

Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përtokë. Kamerat e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e së mërkurës në rrugën e Elbasanit në Tiranë, pranë pallatit që sipërmarrësi kishte ndërtuar ku banonte edhe vetë.

Skip to toolbar