Pikëpyetje të reja mbi dhunën politike në SHBA

Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump gjatë fundjavës ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me dhunën politike në Shtetet e Bashkuara.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, udhëheqësit demokratë dhe republikanë kërkojnë më shumë burime për Agjencinë e Shërbimit Sekret amerikan.

Presidenti Joe Biden i dënoi aktet e dhunës, pas atentatit të dytë kundër ish-Presidentit Donald Trump.

“Në Amerikë, mosmarrëveshjet tona i zgjidhim në mënyrë paqësore, në kutinë e votimit, jo me armë“, tha zoti Biden.

Shërbimi Sekret amerikan është nën trysninë e Kongresit për dështimin e marrjes së masave të duhura gjatë atentatit të parë ndaj zotit Trump më 13 korrik. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson i tha agjencisë së lajmeve ‘Fox News’ se incidenti i dytë tregon nevojën për ndryshim.

“Mendoj se tek Shërbimi Sekret ka njerëz që janë vërtet patriotë, njerëz të mrekullueshëm. Problemi është udhëheqja. Nuk kemi besim”, tha zoti Johnson.

Po në ‘Fox News’ Ish-Presidenti Trump tha se fajin për atentatin e ka retorika e demokratëve. Por, udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer e dënoi atentatin të hënën.

“Nuk ka vend në Amerikë për asnjë lloj dhune politike”, tha ai.

I dyshuari, Ryan Routh, akuzohet se qëndroi i fshehur dhe i armatosur në shkurre jashtë fushës së golfit të zotit Trump në Florida.

Aktivisti 58 vjeçar është mbështetës i fortë i Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, gjë që e kishte shprehur edhe në një intervistë për agjencinë ‘Newsweek Romania’ më 2022.

“Ky konflikt është padyshim bardh e zi, e mira kundër të keqes”, pat deklaruar ai. Rusia tha dje se atentati ishte një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara.

“Të luash me zjarrin ka pasojat e veta”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlimit.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit u thanë gazetarëve se masat shtesë pas atentatit të parë ndihmuan në mbrojtjen e zotit Trump të dielën.

“Sistemi mund të funksionojë, sepse i dyshuari as nuk arriti të afrohej. Ne e kapëm dhe e dorëzuam para drejtësisë“, tha Ric Bradshaw, sherif në bashkinë Palm Beach.

I dyshuari Routh u paraqit të hënën në një gjykatë federale në Florida, ku u njoh me akuzat e para për shkelje të ligjit të armëmbajtjes./VOA

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Koresë së Veriut takohen në Moskë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është takuar me homologun e tij koreano-verior Choe Son Hui, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme ruse.

Lavrov dhe Choe shkëmbyen pikëpamjet se si të zhvillohen marrëdhëniet dypalëshe “në përputhje me nivelin aktual të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës” midis Moskës dhe Phenianit, thuhet në deklaratë.

Choe aktualisht po viziton Rusinë, e cila ka thelluar lidhjet e saj me Korenë e Veriut që nga fillimi i luftës në Ukrainë./abcnews.al

EMRI/ Zbardhet atentati ndaj një 39 vjeçari në Greqi, autori shqiptar ndodhet në burg

Policia greke ka zbardhur atentatin ndaj një 39-vjeçari, që fatmirësisht përfundoi pa viktima dhe ka identifikuar autorin, pikërisht një shqiptar me precedentë të rëndë penalë. Prokuroria greke ka ngritur akuzë ndaj shtetasit Geni Cato nga Përmeti, aktualisht i paraburgosur në Greqi. 37-vjeçari shqiptar akuzohet se ka tentuar të vrasë një 39-vjeçar, teksa ishte në makinë me nënën e tij. Ai do përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndërsa është i pandehur me të kaluar të rëndë kriminale.

Tentativa për vrasje ka ndodhur dhjetorin e kaluar, konkretisht më 8 dhjetor, pak para orës 6 të mëngjesit. Dy persona me tiparet e fytyrës të mbuluara dhe teksa udhëtonin me një motoçikletë pa targa, i janë afruar kamionit në të cilin lëvizte 39-vjeçari dhe nëna e tij. Papritur pasagjeri hapi zjarr drejt shoferit dhe për fat plumbat nuk e kapën atë. Nga kamerat e sigurisë rezultoi se autorët u larguan në drejtim të një rruge të caktuar ndërsa pasagjeri zbriti dhe më pas u hodh nga një gardh dhe u zhduk. Drejtuesi i mjetit duke ecur me shpejtësi të madhe u larguar drejt “Iera Odo”.

39-vjeçari shqiotar në gjendje shoku nuk ka mundur të tregojë asnjë autor të mundshëm për sulmin ndaj tij dhe se nuk kishte dallime me askënd. Siç ka thënë ai në polici, ka tentuar të ndiqte autorët por nuk ka arritur pasi kanë ndjekur rrugë të ndara. Vëllai i viktimës, i cili gjithashtu zotëron kamionin, ka dëshmuar pranë autoriteteve duke ka deklaruar se ndoshta ka qenë objektivi për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore që ka pasur për nje biznes të tijin. Në fakt, ai kishte qenë shënjestër në të kaluarën pasi ishte sulmuar nga persona të panjohur një muaj më parë, pikërisht më 9.11.2023. Sulmi është denoncuar në polici dhe ka nisur hetimi paraprak Autoritetet identifikuan të dyshuarin nga kamerat e sigurisë. Ai është Geni Cato, 37 vjec nga Përmeti, person me precedentë të rëndë penalë.

Avokati i tij, Aleksandros Papaioannidis, tha për mediat greke se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë rast konkret. “Nuk ka asnjë ADN që e identifikon dhe as ndonjë element tjetër që e “vendos” në skenën e të shtënave. Ai nuk e njeh 39-vjeçarin dhe nuk ka asnjë kontakt me mjedisin e tij. Gjatë hetimit do të ekspozojmë te gjitha faktet” Cato u arrestua në prill të këtij viti bashkë me disa shqiptarë të tjerë, i akuzuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në një karburant në Pire.

Cato njihej nga policia greke si pjestar i grupit të “kryekumbarëve” grekë të vrarë, Vasilis Grivas dhe Giorgos Litsa. Në korrik të këtij viti, Catos iu komunikua një tjetër akuzë në burgun e Nafplios ku ndodhet. Ai u akuzua si pjesë e një grupi kriminal që vendoste gjoba në biznese, kryente shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge. Profili penal i Geni Catos Geni Cato 37 vjec, rezulton i arrestuar në 2011 për “prishje të qetësisë në familje”, “hyrje dhe qëndrim i paligjshëm në Greqi”, “rezistencë ndaj policisë”, “falsifikim” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2012 është arrestuar për “vjedhje”, në 2013 është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”, “tentativë vjedhje”, “vjedhje” rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2014 është arrestuar pasi ishte dënuar me 9 muaj burg për “armëmbajte pa leje”, “rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët” dhe disa muaj më pas është arrestuar sërish për “organizatë kriminale”, “zhvatje”, “armëmbajtje pa leje”, “shkelje e ligjit mbi drogën”, “shkelje të ligjit për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”, në 2015 është arrestuar për një dënim prej 2 vite burg për “dëshmi e rreme” dhe pas disa muajsh edhe për “vjedhje”, në 2017 është akuzuar për një vjedhje banese të kryer në 2015 dhe po në të njëjtin vit është akuzuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2018 është arrestuar për “dëshmi të rreme”, në 2019 është arrestuar për “falsifikim dokumentash”, “falsifikim”, vjedhje”, “grabitje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2020 është akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2022 është arrestuar për “shkelje të ligjit mbi drogën” dhe në 2024 për “shpërthim eksplozivi”, “prodhim dhe mbajtje të lëndëve eksplozive”, “dëmtim prone” dhe “armëmbajtje pa leje”./abcnews.al

Rusia, Irani, përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane

Kundërshtarët e Amerikës po shtojnë përpjekjet për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jeff Seldin njofton për zgjerimin e operacioneve të sofistikuara që synojnë të ndikojnë tek votuesit amerikanë. Sipas autoriteteve amerikane pjesa më e madhe e këtyre përpjekjeve vijnë nga Rusia dhe Irani.

Në garën për president në Shtetet e Bashkuara, përpjekja për të fituar votues po vazhdon me intensitet të plotë.

“Ne do të shpëtojmë ekonominë. Ne do të shpëtojmë familjet e shtresës së mesme”, thotë kandidati republikan për president Donald Trump.

“Ka ardhur koha të fillojmë një kapitull të ri”, thotë Kamala Harris kandidatja demokrate për presidente. Por garës zgjedhore, sipas zyrtarëve amerikanë…i është bashkuar edhe Rusia.

“Rrethi i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, duke përfshirë Sergey Kiriyenko-n, drejtojnë fushata dezinformimi, si pjesë e një programi për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara”, tha Merrick Garland, Prokuror i Përgjithëm i Shteteve të Bashkuara.

Një pjesë e skemës, sipas akuzave amerikane, përfshin imitimin e dhjetëra faqeve me lajme të internetit për të ndikuar në mënyrën se si votuesit amerikanë mendojnë për çështje kritike.

Pjesa tjetër përfshin median ruse RT, të mbështetur nga shteti rus, e cila akuzohet se i ka dërguar pothuajse 10 milionë dollarë një kompanie mediatike me bazë në Shtetet e Bashkuara.

“Kanë kryer pagesa prej miliona dollarësh për amerikanët për të përcjellë mesazhin e Kremlinit për të ndikuar në zgjedhjet amerikane dhe për të minuar demokracinë”, thotë Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Rusia i mohon akuzat.

“Kjo është rusofobi, është sulm ndaj lirisë së fjalës dhe diskriminim. Këto janë lojërat më të ndyra amerikane për manipulim gjatë zgjedhjeve”, thotë Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

Zyrtarët amerikanë i hedhin poshtë këto deklarata si qesharake. Një vlerësim i kundërzbulimit amerikan i bërë në fillim të këtij muaji e quan Rusinë “kërcënimin më aktiv të ndikimit të huaj” për zgjedhjet që synon të rrisë mundësitë për fitore të ish-presidentit Donald Trump. Irani gjithashtu është i përfshirë.

“Ne kemi vërejtur një aktivitet gjithnjë e më agresiv iranian gjatë këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin aktivitetet për të dëmtuar fushatën e ish-presidentit Trump dhe për të shmangur një rezultat zgjedhor që Irani e vlerëson kundër interesave të tij”, tha prokurori i përgjithshëm amerikan Garland.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se Kina gjithashtu ka zhvilluar një fushatë të vogël në rrjete sociale që synon të dëmtojë kandidatët që mendohet se janë armiqësorë ndaj Pekinit. Nuk është e sigurt nëse përpjekjet parandaluese amerikane po funksionojnë.

“Unë nuk mendoj se deri më tani kjo është kuptuar sa duhet nga shumica e votuesve amerikanë si një çështje me rëndësi, por është me të vërtetë e rëndësishme që votuesit të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe se si po shfrytëzohen”, thotë Margaret Talev nga Universiteti i Sirakuzë.

Kjo iu jep shumë arsye amerikanëve për të menduar për rreziqet ndërsa përgatiten të shkojnë në qendrat e votimit./voa

Rumani/ Një person i ka vënë zjarrin ndërtesës së parlamentit në Bukuresht, evekuohen 300 persona

Më shumë se 300 vetë evakuuan në ndërtesën e parlamentit rumun, i quajtur gjithashtu “Pallati i Çausheskut”, të martën pasdite pasi një burrë i vuri zjarrin një dhome pranë hyrjes së ndërtesës, njoftoi kanali televiziv lokal Digi24.

Ngjarja ndodhi në zonën e vizitorëve, e cila përfshin një sallë ekspozite dhe dyqane suveniresh.

“Një burrë i moshës 60-65 vjeç i ka vënë flakën lokaleve, flakët kanë mbuluar 30 metra katrorë. Më shumë se 300 persona u evakuuan nga ndërtesa, nuk pati viktima, megjithatë njëra nga shitëset pati një sulm paniku ”, raportoi stacioni televiziv.

Skandali me shitjen e diplomave, MAS: Po ndiqet procedura ligjore për mbylljen e “WISDOM”

Autoritetet italiane njoftuan dje një superoperacion për goditjen e një rrjeti të gjerë mashtrimi, me skemë të mirëfilltë kriminale që lëshonte diploma dhe certifikata false.

Goditja u bë në Bari të Italisë, ku 9 persona janë arrestuar në akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh korrupsion e pastrim parash. Gjithsej janë 41 të dyshuar, ndërsa po hetohet edhe veprimtaria e 2 kompanive me seli në Romë dhe në Foxhia.

Por mes të arrestuarve është edhe pronari i Kolegjit Universitar Wisdom me qendër të Tiranë, Savino Cianci (i thirrur edhe Nino) dhe administratori Leonardo Catalano. Të interesuarit që synonin të futeshin në administratë paguanin nga 8 mijë euro për të marrë një kualifikim për të hyrë në konkurse publike si dhe për të krijuar marrëdhënie pune, veçanërisht në sektorin e arsimit.

Sot, Ministria e Arsimit ka reaguar pas publikimit të skandalit të shitjes së diplomave false nga Kolegji Universitar Wisdom në Tiranë.

Reagimi i plotë:

Ministria e Arsimit dhe Sportit, lidhur me Institucionin Jopublik të Arsimit të Lartë Kolegji Universitar WISDOM dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, informon se:

Ministria e Arsimit dhe Sportit, bazuar në aktet nënligjore në fuqi, të ligjit nr 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” ka nisur prej vitit 2022 dhe në vijim, procesin periodik të verifikimit të kontrollit të pajtueshmërisë së veprimtarisë të gjithë institucioneve të arsimit të lartë.

Në vijim të këtij procesi, për periudhën 2023-2024, MAS, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, përmes grupit të punës të ngritur për këtë qëllim, me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të ministrisë, Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM.

Pas procedurave të ndjekura në kuadër të këtij procesi, dhe verifikimeve të kryera përgjatë periudhës së kontrollit në këtë institucion, në përfundim të tij, grupi i punës, në korrik të këtij viti, ka përfunduar raportin final të kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar WISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit, referuar dispozitave të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM.

Nënvizojmë se ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.

Pra Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndjekur jo vetëm me vëmendje, po edhe me hapa konkretë masash ligjore anomalitë e nxjerra nga inspektimet, duke siguruar mbrojtjen e studentëve bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

MAS mbetet e përkushtuar për të garantuar cilësi dhe transparencë në të gjitha aspektet e sistemit arsimor, duke garantuar se të gjitha diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë në vend janë në përputhje me standardet më të mira.

“Gjigandët” zbresin në fushë/ Champions, të martën luajnë Real, Bayern dhe Juventus

Po flasim pë rata që cilësohen “mbretërit” e Europës. Futbollistët e Realit do të kenë sfidën e parë të këtij sezoni në Champions, ndërsa janë kampionë në fuqi të kontinentit.
Të besuarit e trajnerit Karlo Ançeloti ndoshta nuk do të kenë një rival të jashtëzakonshëm, Shtutgarti nuk është I tillë, por gjithsesi çdo ekip gjerman duhet marrë shumë seriozisht.

Yjet si Mbape, Vinisius e të tjerët u përgatitën për duelin e orës 21:00 në “Santiago Bernabeu” të ndërgjegjshëm se nuk janë në maksimum, siç e tregoi ndeshja në La Liga në fushën e Sociedadit.
Mungesa ka si Diaz, Alaba, Çuameni, Kamavinga apo Sebajos, por anglezi Belingham kthehet nga dëmtimi, një plus i madh.

Ançeloti kritikoi UEFA-n për formatin e ri të Championsit, duke thënë se klubi ka kërkuar të zgjidhë problemet, por problem është kalendari tepër I ngarkuar, një Ligë e Kampionëve që mund të jetë më interesante sesa vjet, por me dy ndeshje më shumë.

Në Mynih ndërkaq, starti pritet me fitore. Bajerni kryeson Bundesligën me 9 pikë të plota dhe sulmuesi Harri Kejn është në formë të madhe, duke shënuar gola radhazi.
Bavarezët kanë një ekip thuajse të plotë, me kthimin nga dëmtimi të Leroi Sanesë, dhe të lënduarit nuk janë emra kryesorë si Stanishic, Bakënen apo Ito.

Tekniku belg paralajmëroi se Dinamo di se çdo të thotë të fitosh në Champions, the theksoi se ai nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë ndryshim në përgatitje për ndeshje të tilla, edhe nëse luan ndaj Barcelonës, edhe nëse përballë ka kampionen e Kroacisë.

Përballë bavarezëve mund të jenë sot dy lojtarë shqiptarë, kapiteni Arijan Ademi dhe ylli kuqezi, Arbër Hoxha, ndonëse Bajerni është gjithmonë favorit.

Juventusi nga ana e tij kthehet në Champions pas një viti mungesë.
Momenti nuk është më I miri, pasi në Serinë A po arrin barazime dhe po e ka të vështirë të shënojë gola, ndonëse kundër PSV Ajndhovenit alternativa e vetme cilësohet fitorja.

Megjithatë, italianët duhet ta dinë se kampionia e Holandës është në formë të madhe me 5 fitore radhazi në ligë.

Trajneri portugez Tiago Mota luan ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve në stolin bardhezi, dhe thekson se e pret këtë sfidë me krenari të madhe, dhe se dëshiron të kënaqë tifozët meqë dueli është në shtëpi. Mota shpreson që Vlahoviç të kthehet në formë, ndërsa Turam e Ueah lanë pas dëmtimet

“Vetting qelizor i familjes”, Gjikondi: Berisha dhe Meta u tërbuan kur filluan t’i hetojnë pasurinë

Në dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dolën të tjera të dhëna se si ish-kryeministri Sali Berisha i çonte klientë studios ligjore të vajzës së tij.

Juristja Brizida Gjikondi komentoi në “Tirana Live” në ABC News tha se dosja e SPAK është një “Veting gati qelizor” i familjes Berisha.

Gjikondi shoi se ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk e prisnin që SPAK do të shkonte deri në këtë pikë, pra do të bënte një “skaner” kaq të imtësishëm.

“Po të shohësh me vëmendje atë dosje sheh një Vetting gati qelizor të asaj familjes dhe kjo klasë politike në këto 30 vite ka shmangur deklarimin e pasurive.

Ndaj është jetike që të bëhet një vetting i pasurive të politikanëve. S’ka sens të bësh veting të prokurorëve dhe të mos bësh për politikanët.

Berisha dhe Meta u tërbuan kur filluan ti hetojnë pasurinë. Tani që është bërë një skaner dhe radiografi e imtësishme duke verifikuar edhe pasuri jashtë shtetit, janë të pashpirt në korrupsionin e tyre.

Shtetin e kanë parë si një lopë që duhet mjelë dhe më pas duhet vrarë. Dhe tani që po u zbulohen gjërat janë bërë egërsira”, tha ajo.

“Berisha dhe manaret që i shkojnë pas, nuk frymëzojnë”, Gjikondi: Maxhoranca të reflektojë

Për juristen Brizida Gjikondi, familja Berisha ka vepruar si grup i struktuar kriminal, në funksion të pasurimit të tyre. E ftuara në Tirana Live, në ABC News, Gjikondi tha se nuk PD nuk mund të quhet më e tillë, por është kthyer në një batalion të njerëzve të ngushtë të Berishës.

“Ata kanë qenë një grup i strukturuar ku secili ka patur detyrat e tij, sic janë grupet e mafias. Znj. Malltezi është vetë non grata në SHBA, Shqipëria nuk ka luksin të ketë personazhe non grata nga SHBA. Kemi një zhbërje të PD sa nuk mund të quhet më e tillë, kemi një batalion që është grupi i ngushtë ku Berisha i ka bërë ndere më parë. Berisha nuk do frymëzojë më për zgjedhje, halli i madh i tij drejtësia dhe jo politika. Nuk mendoj se Berisha dhe manaret që i shkojnë nga pas të frymëzojnë. Njerëzit që ka goditur më shumë Berisha kanë qenë militantët e ndershëm të PD. Tani ata panë Berishën lakuriq, me letra me gjithcka, me dëshmi e kanë parë se si ka funksionuar kjo familje.” – u shpreh Gjikondi, ndërsa theksoi se m duhet të përfitojë nga gjithcka që ndodhi për të reflektuar dhe për t’I ofruar më të mirën shqiptarëve.

“Në një skenë ku nuk ke opozitë, maxhoranca e ka të lehtë të punojë, Rama mund t’i ndezë motorët, por puna është t’i dëgjojnë shqiptarët. Edhe maxhoranca ka një krizë të thellë morale dhe politike. Pavarësisht bilancit pozitiv në aparencë, ka një krizë morale që ka të bëjë po me korrupsionin. Do doja që jo vetëm kjo maxhorancë, por politika në përgjithësi të reflektojë. Edhe cuarja e Xhackës në komisionin e Venecias është e shëmtuar. Krijon precedent, del parlamenti mbi gjyqësorin. Maxhoranca duhet të reflektojë të marrë seriozisht situatën, nuk mund të dalë kandidat për deputet kush merr shumë like në Facebook. Maxhoranca duhet të përfitojë nga gjithcka që ndodhi për të reflektuar dhe për t’i ofruar më të mirën shqiptarëve.” u shpreh Gjikondi.

“Berisha, i çonte klientë Argitës”, SPAK: Studio e vajzës, konsulencë ligjore për investitorët që afronte ish-kryeministri

Në dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dalin të tjera të dhëna se si ish-kryeministri Sali Berisha i çonte klientë studios ligjore të vajzës se tij.

Referuar dosjes hetimore, gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se kjo studio ofronte konsulencë juridike për kompani dhe investitorë që merrnin firmën e qeverisë për të kryer më pas pune në Shqipëri.

Dosja hetimore e SPAK tregon dhe elementë të fshehjes së pasurisë së familjes Berisha.

Sipas SPAK, në vitet 2006-2007, Shkëlzen Berisha punonte në studion e së motrës me pagë mujore 2 mijë euro, por në të njëjtën periudhë Argita Malltezi deklaronte zyrtarisht zero fitime.

Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë zyrtarisht i pandehur për veprën penale “korrupsion pasiv” të kryer në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Dosja në ngarkim të tij përbëhet prej 500 faqesh, ndërsa në përmbajtjen e saj, prokurorët Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja kanë listuar të gjitha veprimet që sipas tyre e bëjnë përgjegjës ish-kryeministrin.

Skip to toolbar