Zbulohet shkaku i vdekjes së Egli Progës, publikohet ekspertiza mjeko-ligjore

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin, Egli Proga,i cili u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt -ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat ” janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës,s iç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.

“Ne mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L” ,thuhet nē akt-ekspertim .

Akt- ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin,me akuzën e vrasjes me dashje dhe procedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

Pavel Durov thyen heshtjen: Arrestimi im është i gabuar, Telegrami jo “parajsë e anarkisë”

Pavel Durov e quajti arrestimin e tij nga autoritetet franceze “një gabim”, në deklaratat e tij të para pas ndalimit të tij muajin e kaluar.

Themeluesi i aplikacionit të mesazheve Telegram, i cili është nën hetim në Francë, tha se autoritetet duhet t’i drejtoheshin kompanisë së tij me ankesa në vend që ta arrestonin.

Në një postim të gjatë në kanalin e tij në platformë herët të premten, miliarderi rus mohoi pretendimet se aplikacioni i tij është një “parajsë anarkie”.

“Përdorimi i ligjeve nga epoka e para-smartphone-it për të ngarkuar një CEO për krimet e kryera nga palët e treta në platformën që ai menaxhon është një qasje e gabuar”, tha ai.

Ai vetë pranoi se Telegrami nuk është perfekt, por hodhi poshtë pretendimet e disa mediave se ai është një “parajsë e anarkisë”.

“Ne fshijmë miliona postime dhe kanale të dëmshme çdo ditë,” vuri në dukje ai.

Durov u arrestua më 28 gusht në Francë. Pas katër ditësh në paraburgim, miliarderi u lirua nga autoritetet franceze nën një mbikëqyrje të rreptë gjyqësore, sipas së cilës ai duhet të paraqitet dy herë në javë në një komisariat dhe i ndalohet të largohet nga vendi.

Dorëhiqet Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka dorëzuar Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.

Kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mbajti për 2 vite postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Rrumbullaku u emërua Kreu i Policisë së Shtetit në shtator të vitit 2022.

Ndërkaq ministri i Brendshëm ka lajmëruar që të premten në orë 10:00 do të mbledhë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si edhe drejtorët e departamenteve.

Kjo do të jetë mbledhja e parë e ministrit që kur mori detyrën më 28 korrik.

Aksident në Pogradec/ Makina përplas këmbësoren, transportohet menjëherë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila është transportuar menjëherë në spital.

Sakaq, raportohet se 53-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është transportuar në Komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit./abcnews.al

Fushata në SHBA/ Harris mblodhi mbi 300 milionë dollarë fonde në gusht, dyfish në krahasim me Trump

Ekipi i fushatës së Zëvendës Presidentes të SHBA-së dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris mblodhi më shumë se 300 milionë dollarë në muajin gusht.

NBC News shkruan se Harris ka mbledhur dyfishin e fondeve, në krahasim me Donald Trump, për të njëjtën periudhë.

Shifra prej më shumë se 300 milionë dollarësh, e cila përfshin fushatën dhe subjektet e lidhura me të, sinjalizon se ritmi marramendës i mbledhjes së fondeve nuk është ngadalësuar që kur paratë filluan të rrjedhin pas njoftimit të Presidentit Joe Biden më 21 korrik se ai do të tërhiqej nga kërkimi i nominimit demokrat.

Afati tjetër për zbulimin e financave të fushatës për fushatën e Harris është 20 shtatori.

Putin, diversion për Harris/ Thotë se e “mbështet” se i pëlqen buzëqeshja…

Putin në një panel të Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok. I pyetur nga moderatori se kë mbështeti Kremlini në votimin e ardhshëm, Putin, me një buzëqeshje të dukshme dhe me një ton ironik u përgjigj:

“Ne kishim presidentin aktual Biden, si të preferuarin tonë, nëse mund ta quaj kështu. Por tani ai është larguar nga gara, por ai rekomandoi që të gjithë aleatët e tij të mbështesin Harris. Kjo është ajo që ne do bejme. Ne do ta mbështesim atë. Ajo ka një të qeshur kaq ekspresive dhe infektive, kjo tregon se se gjithçka është në rregull për të”.

Kreu i Kremlinit madje tregoi edhe arsyet se përse zgjedh Harris edhe jo kandidatin republikan, Donald Trump.

“Trump ka vendosur një numër të lartë sanksionesh ndaj Rusisë që asnjë president para tij nuk i ka vendosur ndonjëherë, dhe nëse zonja Harris po ecën mirë, ndoshta ajo do të përmbahet nga ndërmarrja e këtyre lloj veprimeve.”

Vërejtjet e Putinit të enjten erdhën disa orë pasi administrata Biden konfiskoi faqet e internetit të drejtuara nga Kremlini dhe akuzoi dy punonjës të medias shtetërore ruse për përpjekjet ruse për të përhapur dezinformata përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit./abcnews.al

Përmbytje në Itali/ Alarm i kuq nga moti i keq në Veri

Alarmi i kuq është shpallur në veri të Italisë si pasojë e një ciklon afrikan që ka përfshirë rajonin me stuhi të fuqishme dhe reshje të mëdha shiu. Situata raportohet të jetë kritike në 16 rajone, ndërsa qytetet më të goditura raportohet të jetë Torino, Milano dhe Veneto.

Torino, reshjet e papritura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda, duke derdhur deri në 200 mm ujë brenda pak orësh. Një 58-vjeçar është raportuar i zhdukur pasi u kap nga vërshimi i lumit Orco ndërsa ishte duke punuar me traktorin e tij. Në Val di Susa, lumi ka dalë nga shtrati duke izoluar të paktën 50 banorë në fshatra të ndryshëm.

Mbrojtja Civile paralajmëron se kushtet meteorologjike do të përfshijnë reshje të mëtejshme të dendura, rrufe, stuhi lokale me breshër dhe erëra të fuqishme në orët në vijim.

Situata është vështirësuar edhe nga ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike në disa zona të prekura, ndërsa disa shkolla dhe institucione kanë anuluar aktivitetet e tyre për të garantuar sigurinë e studentëve dhe stafit.

Ndërkohë, pritet që moti të fillojë të përmirësohet më 6 Shtator, ndonëse dëmet dhe ndihma emergjente vazhdojnë të jenë përparësia kryesore./abcnews.al

Rusia, e gatshme për bisedime me Ukrainën/ Putin: Kina, India dhe Brazili mund të ndërmjetësojnë

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ishte gati për bisedime me Ukrainën, pasi kishte hedhur poshtë më parë idenë e negociatave ndërsa ofensiva e Kievit në rajonin e Kurskut ishte në vazhdim.

“A jemi gati të negociojmë me ta? Ne kurrë nuk kemi refuzuar ta bëjmë këtë, por jo në bazë të disa kërkesave kalimtare, por në bazë të atyre dokumenteve që janë rënë dakord dhe janë iniciuar në Stamboll”, tha ai.

Putin tha se një marrëveshje paraprake e arritur midis negociatorëve rusë dhe ukrainas në javët e para të luftës në bisedimet në Stamboll, e cila nuk u zbatua kurrë, mund të shërbejë si bazë për bisedimet.

Putin tha se Kina, India dhe Brazili mund të veprojnë si ndërmjetës.

“Të shqetësuar nga veprimet e pakoordinuara të qeverisë”, misioni amerikan në OSBE: Minojnë reputacionin e Kosovës si partner i besueshëm

Misioni amerikan në OSBE ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, duke shprehur shqetësimin për “veprimet e pakoordinuara dhe provokuese” të ndërmarra nga qeveria Kurti.

Në deklaratë, thuhet se veprimet e qeverisë vënë në rrezik qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR, si dhe minojnë reputacionin e vendit si një partner i besueshëm ndërkombëtar.

Deklarata e plotë: Ne kemi shprehur shqetësimin tonë lidhur me veprimet e pakoordinuara dhe provokuese të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë pasur efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë. Ata i vënë qytetarët kosovarë dhe ushtarët e Forcave të Kosovës të udhëhequra nga NATO në rrezik më të madh dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë Misionin në terren të OSBE-së në Kosovë, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcën e Kosovës, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit.

Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën si një demokraci sovrane, multietnike dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të saj që të promovojnë një shoqëri që respekton të drejtat dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç është rënë dakord nga të dyja palët.

Ne e shohim të ardhmen e Kosovës si të shtrirë në Evropë dhe të integruar plotësisht në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Dialogu i normalizimit i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mënyra për të siguruar që Kosova të ketë marrëdhënie më të mira me fqinjët e saj dhe të përparojë në rrugën e saj evropiane. Ne përsërisim thirrjen tonë për Kosovën dhe Serbinë që të ecin përpara me urgjencë në zbatimin e marrëveshjes që arritën në mars 2023. Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara besojnë se normalizimi duhet të çojë në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët tanë të BE-së, në mbështetje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në bazë të marrëveshjeve dhe detyrimeve të tyre të Dialogut./abcnews.al

Një ditë pas zjarrit, ndotje dhe pranga/ Elbasan, fabrika mbyll dyert, drejtori në kërkim

Era e tymit pranë fabrikës së prodhimit të plastikës që mori flakë të mërkurën në zonën e ish Metalurgjikut në Elbasan ndiet edhe një ditë pas zjarrit ndërsa një pjesë e saj është shkrumbuar.

Abc News hyri në mjediset e brendshme ku dëmet nga zjarri janë të pranishme. Pirgje arkash të cilat ndihmuan në përhapjen e flakëve, por dhe fikse të tyre janë ende në oborr. Një prej punonjësve që ishte në punë kur zjarri përfshiu fabrikën tregon për atë moment.

Në anën tjetër të fabrikës pak punonjës i janë rikthyer punës. Disa prej makinerive u vunë në funksion të enjten. Dëmet në fabrikën Alb Plastik në Bradashesh duken të konsiderueshme, por kompania ende nuk ka bërë një bilanc të tyre.

Të mëdha janë dhe dëmet e shkaktuara në mjedis. Për të përcaktuar materialin që është djegur dhe elementët që mund të jenë çliruar në ajër ekspertë të inspektoratit të mjedisit morën prova në vendngjarje.

Për rastin policia e Elbasanit referoi materialet në prokurori dhe shpalli në kërkim administratorin e kompanisë Kostandin Balukja. Shkaqet e zjarrit nuk janë zbuluar ende ndërsa autoritetet dyshojnë për një shkëndijë elektrike./abcnews.al

Skip to toolbar