Autobusët nga Greqia drejt Zvërnecit/ Protestat kundër investimit, me mbështetje të sponsorizuar nga Athina

AKTUALITET


Çështja e Zvërnecit është ndjekur me vëmendje edhe në Greqi. Shtypi grek ka qenë mjaft aktiv, ndërkohë që nga shteti fqinj janë nisur edhe autobusë të mbushur me njerëz për të marrë pjesë në protestën në Tiranë.

Një foto nga Kakavija, tregon autobusë të organizuar nga shteti grek për të protestuar në lidhje me investimin në Zvërnec.

Këtë të martë, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave dhe reagime që vijnë edhe nga Greqia, me një resort në shtetin fqinj, që ka patur një histori kundërshtimesh e kritikash, siç ndodh këto ditë dhe vend, për Zvërnecin.

Edhe resportin në Greqi, Kosta Navario, kur u hodh ideja e projektit u tha se Greqi se do të varrosej beton, një nga peisazhet më të bukura të Mesdheut. Për ta kundërshtuar projektin u bënë peticione, protesta, debate.

Por sipas Ramës, sot ai resort është “simbol i transformimit të një ëndrre të bukur në një realitet mbresëlënës dhe një nga destinacionet turistike më prestigjioze të Europës.



Skip to toolbar