“Babale”, Ministria e Drejtësisë: Albert Veliu, drejt ekstradimit

AKTUALITET


Drejtësia shqiptare mbetet në pritje të një përgjigjeje nga Brukseli për ekstradimin e Albert Veliut për çështjen “Babale”. Kështu deklaron Ministria e Drejtësisë në përgjigjen që i ka kthyer Gjykatës së Tiranës

në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun. Prokuroria kërkoi shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata pranon kërkesën dhe seanca e radhës është caktuar data 30 tetor, ora 13.30.

Pas vendimit për të ekstraduar në Shqipëri, Albert Veliun, gjykata kërkoi informacion nëse ai ndodhet i arrestuar në Belgjikë apo nëse është në liri, vend ku ai kishte shkuar për të kërkuar azil politik pasi u arratis nga Shqipëria me denoncimin se e gjithë historia ishte një sajesë.

Belgjika disa javë më parë i refuzoi kërkesën për azil politik Albert Veliut, ndërsa një javë më parë nga salla e gjyqit i pandehuri Alfred Alizoti, i cili është nën akuzë së bashku me “Babalen” për audio-përgjimin e rremë më Agron Xhafën, tha se në Bruksel “Babalja” u prit dhe u strehua nga njerëzit e Lulzim Bashës në një shtëpi private, fakte të cilat sipas tij ia kishte treguar ish-deputeti Ervin Salianji.



Skip to toolbar