Balla: 30 Qershori garantoi që askush të mos djeg më mandatet

Më të fundit


Kryetari i Grupit Parlamentar, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla vijoi analizën post-zgjedhore me Asamblenë e PS në Elbasan.  Në një takim me strukturat në Elbasan, Balla tha se 30 qershori garantoi se kjo që ndodhi këtë vit, ku partitë dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet nuk do të ndodh më. Balla tha se 30 qershori garantoi të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe për të zgjedhur.

Elbasani dhe gjithë Shqipëria pas 30 Qershorit kanë garantuar se nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë zgjedhjet, nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë parlamentin dhe do të djegin mandatet dhe kjo tashmë është e sigurt. Po ashtu është e rëndësishme që çdo qytetari ju garantua e drejta për të votuar, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.” – tha Balla


Deputeti socialist tha gjithashtu se puna e bërë në Elbasan në këto 4 vite dhe ajo që pritet të bëhen me të zgjedhurin e ri janë baza të forta për fitoren e PS në 2021.

Ajo që na bashkon sot është dëshira për të punuar, dëshira për të mbështetur Gledin në këtë sipërmarrje të vështirë, në një bashki, ndër më të mëdhatë në vend, jo vetëm nga popullsia, por edhe nga problematikat. Por një gjë është e sigurt, ne jemi modeli më i mirë i qeverisjes vendore dhe qendrore. Dua ta falenderoj Qazim Sejdini për mbylljen me sukses të plotë të 12 viteve në krye të Bashkisë Elbasan. Janë plot punë të evidentuara dhe janë një bazë e shëndoshë për punën që do të bëjë Gledi, por edhe një bazë e shëndoshë për fitoren tonë në 2021.” – deklaroi Balla




Skip to toolbar