Avioni “Migjeni’ i bashkohet kompanisë ‘Air Albania’ dhe që do të mbulojë fluturimet nga Rinasi për në aeroportet e Italisë, së bashku me atë “Lasgushi” që mbulon Stambollin. Përtej lajmit të bukur për shqiptarët, kjo është kthyer edhe në një burim të qeshurash mes komentuesve dhe vetë Kryeministrit Rama.
Këtë ditë të shtunë pushimi, Rama ka vendosur t’ia dedikojë ndjekësve të tij në rrjetet sociale, të cilat kanë komentuar nëse do të ketë avion me emrin e politikanëve dhe konkterisht emrin e Lulzim Bashës, Sali Berishës apo Monika Kryemadhit, ndërsa kryeminsitri u përgjigjet me batuta.
“Vendosi dhe një avioni emrin Lulëzim. Po lere matanë oqeanit mos e kthe me” shkruan një komentues.
“Jo se atë emër e kemi ruajtur për kompaninë e makinave llogaritëse: “Luli Arithmetics 7742shpk”” i përgjigjet Rama, duke ironizuar aftësitë matematikore të Lulzim Bashës, i cili disa herë në media ka treguar se nuk është aspak i aftë me to duke gabuar në llogaritje.
“Emrin e doktoreshës do t’ia vendosim Fakultetit të Shkencave të Filxhanit dhe Tepsive, se e ka merituar me djersën e ballit e na ka bindur të gjithëve që i del llafi.” shkruan Rama më pas, të cilës i referohet shpesh si ‘fallxhorja’ epitet që ja ka vënë dhe përsëritur gjatë gjithë fushatës elektorale të 30 qershorit.
“Po ndonjë Aero me emrin e Sali do futet në këtë flotë” shkruan një komentues tjetër. “Jo se atë emër e kemi për kompaninë e komerdareve të detit” i përgjigjet kryeministri komentuesit, duke pasur parasysh rekordet me not që Berisha i thyen vetes çdo verë.