Bardhi: Berisha, kryetari im/ Kryetari i grupit parlamentar ftesë Tabakut: Të na bashkohet!

Më të fundit


Gazment Bardhi dorëzohet. Vija e kuqe e tij ka rënë dhe ai ka lënë çdo gjë pas krahëve. I rikthyer të hënën në shtëpinë blu, që e mbrojti dy vite më parë, duke dalë dhe i fundit kur aty ishte shkatërruar çdo gjë, sot dy vite më pas, Gazment Bardhi e njeh si kryetarë atë që luftoi, Sali Berishën.

Dy vjet pas atyre pamjeve të trishta për demokratët që u përfshinë në luftën e 8 janarit dhe ata që e panë atë, Gamment Bardhi në krah të Flamur Nokës dhe i rrethuar mes mbështestëve të Berishës në Shkodër, Bardhi u përgjigj dhe për veten e tij.

Nga kjo dalje e parë së bashku në bazën demokrate të Shkodrës, Gazment Bardhi pati dhe një thirrje që më shumë se Lulzim Bashës, tingëlloi se ishte për Jorida Tabakun, mbështetësen e tij, që të hënën e rikthimit në seli, nuk e pati në krah.

“Unë kam bindjen e plotë që pd është e bashkuar. Ato pak kolegë që nuk janë bashkuar ende, të jeni të sigurt që do e kuptojnë që janë në rrugën e gabuar dhe vendi i tyre është krah demokratëve përball Edi Ramës”

Jorida Tabaku mbrëmjen e së martës shprehu një qëndrim të gjatë të saj në raport me atë që dy grupet i thonë bashkim apo tejkalim të përcarjes e krizës mes demokratëve dy vitet e fundit, që erdhi si pasojë e shpalljes së Berishës non grata dhe përjashtimit të tij nga Lulzim Basha.

 “Nëse PD nuk e ndryshon veten e saj për t’iu përshtatur modernitetit dhe ligjërimit që kërkojnë shqiptarët. Nëse kjo forcë politike vazhdon të mbetet në krizën e një partie që përsërit fjalimet e 3 dekadave me të njëjtën stil dhe leksik nuk do të jetë kurrë një forcë që do të përthithë nevojat e një Shqipërie që lëngon. Nëse motoja e PD mbetet lufta kundër SPAK atëherë jemi ende në krizë”

Me këtë fjali të fundit të thënë nga Tabaku bashkimi i saj me Gazment Bardhin duket i pamundur, të paktën për këto kohë kur flitet për bashkim. Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja përse Bardhi përsëriti disa herë ftesën për bashkim.

Deputetja Tabaku nuk u ul në asnjë prej tryezave të dy grupeve, të Berishës e Bardhit dhe nga ku së bashku bënin planet e kaosit e të bllokimit të Parlamentit. Jorida Tabaku, e cila publikisht ka folur më pak për krizën në PD dhe shkakëtarët e saj, ka ndjekur një rrugë më instucionale, më të moderuar për të reaguar nga qeverisë dhe projekteve të saj./abcnews.al



Skip to toolbar