Basha filloi të flasë/ Gjikondi: Ishte hipokrit, ka pasur shansin të bënte “mea culpa” dhe të distancohej nga Berisha

Më të fundit


Juristja Brizida Gjikondi e ka cilësuar patetik fjalimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte, teksa zhvilloi një konferencë në prani të gazetarëve.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Basha u tregua hipokrit dhe se prej 3 vitesh, është fshehur dhe nuk ka dalë në plan të parë. Sipas Gjikondit, Basha ka pasur shansin historik që të bënte “mea culpa” dhe të distancohej nga ish kryeministri Sali Berisha.

“Mendoj që Basha sot, pavarësisht se pati një ligjërim të kuruar, ishte hipokrit. Prej 9 shtatorit të 2021, kur ai e shpalli Berishën “non grata” në Grupin Parlamentar, ka kaluar gjithë kohës nën tavolinë. Edhe Basha është përpjekur në këtë 3 vjeçar kaq të ashpër, ta shtyjë gjithmonë duke u fshehur, duke mos dalë në plan të parë. Ka pasur shansin e madh historik, që pas shkëputjes me Berishën, të bënte “mea culpa”, të tregonte që vërtet kam qenë nën hyqmin e tij, dhe tani do shikoni sesi jam unë pa një tutel i cili më ka rekomanduar që të bëj shumë gjëra. Basha është një nga personazhet e politikës shqiptare, që ka marrë shumë nga politika edhe si personazh politik dhe në ekzektiv dhe në politikë.

Nuk e ka justifikuar atë sasi të madhe titujsh dhe emërimesh që ka pasur. Ka pasur 3 vjet kohë që të bënte një “mea culpa” dhe vërtet të distancohej nga Berisha. Nuk ia hedh dot njeriu me atë fjalim patetik, e quaj unë, sepse ne e kemi parë që këto 3 vite, Basha edhe kur u zgjodh në korrik të 2023, nuk tha asgjë për ato zgjedhje lokale që ai u zhduk fare, edhe më mbrapa ka qenë inekzistent. Ai nuk ka më numra në parlament, të gjitha gjërat që thoshte, nuk ka numra. Është një qënie anemike, nuk më thotë gjë. Nuk të krijon frymë”, theksoi ajo./abcnews.al



Skip to toolbar