Mereme Sela vazhdon betejën e saj. Ajo i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku i kërkon të prishë vendimin e Gjykatës së shkallës së Parë, e cila vendosi të mos i rrëzojë mjekes padinë për të pezulluar Sali Berishën si kryetar të PD, por t’ia kthejë për korrigjim.
Në padinë e saj, Mereme Sela kërkonte pezullimin e procesit zgjedhor të 23 majit në PD, skualifikimin automatik të Sali Berishës dhe moslejimin e tij për të kandiduar për kryetar, dhe rikthimin e saj në garë pas skualifikimit më 1 maj.
Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, padia e Meremes qëndron, por ka disa të meta. Ajo nuk ka përcaktuar qartë në kërkesë padi, emrin, atësinë, mbiemrin dhe të dhënat e tjera që shërbejnë për identifikimin e palës paditëse.
Por të metat e padisë së zonjës Mereme, janë thjesht teknikalitete. Ndërsa beteja e saj, është historike. Mjekja përballë doktorit? Lufta vazhdon..



