Basha i prekur nga solidariteti: Kjo është Shqipëria e vërtetë

AKTUALITET


Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ishte në Elbasan ku ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët janë strehuar në hotelet e Llixhave. Basha ka shprehur emocionet e tij, teksa shkruan se është i prekur nga solidariteti njerëzor që kanë shfaqur hotelet e Elbasanit të cilat kanë hapur dyer për familjet e dëmtuara.

“Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të  akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi.

Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve. Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe!” thekson Basha.

Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të akomodojnë qindra…

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 30. November 2019


Skip to toolbar