Basha mbi 2 orë fjalim për detyrat e qeverisë transitore. Ja cilat janë

Më të fundit


Ka mbledhur aleatët e tij dhe ka folur mbi dy orë për detyrat që do të ketë qeveria transitore që kërkohet me ngulm nga opozita. Nga ana e maxhorancës nuk ka asnjë drite jeshile nëse do të pranojë krjimin e një qeverie transitore, por Basha sot ka ndarë detyrat. Ai nuk ka folur se si do të zgjidhen ministrat dhe nga do të vijnë, ndërsa edhe për qeverinë ishte në mëdyshje nëse do ishte 4 apo 6 muaj para zgjedhjeve.

10 detyrat e qeverisë transitore të propozuara nga kreu i PD-së, Lulzim Basha:

1.Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.

2. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.

3. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe  zgjedhësit.

4. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.

5. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.

6. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të letërnjoftimeve.

7. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.

 8. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.

 9. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.

10. Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.



Skip to toolbar