Basha kthen sloganin e Berishës: Koha për ndryshim

AKTUALITET


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte dhe ka kthyer në vëmendje sloganin me të cilin Berisha erdhi në pushtet në zgjedhjet e vitit 2005. Basha shkruan se me Conte ka biseduar për kontributin që shteti fqinj i ka dhënë Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe trafikut të lëndëve narkotike. Më tej Basha shkruan se PD nuk mund të lejojë që në Shqipëri të sundojë krimi dhe paligjshmëria, ndërsa për këtë akuzon Ramën si përgjegjës kryesor. Sipas Bashës është koha për ndryshim.

“Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë veçanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.


Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!”, shkruan kreu i PD-së, i cili na kujton me këtë mesazh sloganin e Berishës në zgjedhjet e vitit 2005.

Në zgjedhjet e vitit 2005 Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha përdori sloganin  “Koha për ndryshim” për të ardhur në pushtet përballë PS-së me sloganin “Mbro të ardhmen”.

Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë…

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 15. Oktober 2019



Skip to toolbar