Basha thirrje banorëve: Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara

AKTUALITET


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar nga banorët që të mos hyjnë në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti. Banorët thanë se prej 3 ditësh po flenë jashtë dhe nëpër makina, ndërsa Basha ka kërkuar nga ato që të mos rrezikojnë jetën dhe të mos hyjnë në pallatet dhe banesat që përbëjnë rrezik. Kreu i demokratëve Basha u ka premtuar ndihmë dhe i ka bërë thirrje autoriteteve që të inspektojnë banesat dhe të qetësojnë banorët në Kavajë.

Më tej Basha u ka thënë banorëve se shumë biznesmen në Elbasan kanë premtuar se do ndihmojnë të prekurit nga tërmeti. “Erdha nga Elbasani, miqtë tanë atje kanë hapur vende nëse keni nevojë. Jeta është mbi të gjitha. Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara”, u shpreh Basha.





Skip to toolbar