Bashkohet partia e mëkateve/ Bardhi plangprishës shkon në selinë blu: I bindem Berishës

AKTUALITET


TIRANË- Pasi theu akullin, duke i shkruar poshtë shtëpisë, Gazment Bardhi dhe të tijtë hodhën dhe një hap tjetër drejt asaj që kanë 5 muaj që po përpiqen të bëjnë. Dy vite më parë Gazment Bardhi në krah të Lulzim Bashës, e mbronte këtë seli nga Sali Berisha dhe të tijtë që nuk kursyen asnjë mjet, për ta rimarrë.

Por e shkuara duket e harruar për Gazment Bardhin, që tashmë po mendon për 2025-ën. “Jo përçarje, jo konflikt” Gazment Bardhi e mbajti fjalën e parë, jo para deputetëve por mediave, për të sqaruar hapin e tij, që dy vite më pare, e do të mendohej i pamundur.

“Prania jonë këtu do të thotë mirëkuptim, respekt për mendimin ndryshe. Në jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qëndrimet tona” .

Asnjë fjalë për Berishën në këtë fjalë të tij, po ftesë për të gjithë ata që këtë të hënë, nuk ishin në seli.

“Një parti e fortë duhet t’i përfshijë të gjitha flukset brenda vetes. Dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë”, tha ai.

Në sallën e mbledhjes, Bardhit i ishte rezervuar karrigia drejtuese, si kryetar i grupit parlamentar të PD. Mungoi si në çdo mbledhje Jorida Tabaku, Ferdinand Xhaferraj e Flamur Hoxha.

Këtu megjithatë Gazment Bardhi deklaroi hapin e radhës, atë që të pjesëmarrjes dy orë me pas në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Foltores, i zgjedhur si rrjedhojë e Kuvendit të stadiumit të Berishës, kur u konfirmua kryetar i PD.

Gazment Bardhi asnjëherë nuk është përgjigjur nëse njeh Sali Berishën si kryetar, as këtë të hënë, edhe pse për herë të dytë i shkoi me mbështetësit e tij poshtë ballkonit.



Skip to toolbar