Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi foli për situatën politike në Partisë Socialiste dhe reformën në drejtësi.
Në lidhje me situatën në PS, socialisti tha se nuk ka pastrim brenda partisë, por zhvillim, ndërsa u ndal te politikanët nën hetim ku tha se “Kush ka punë me drejtësinë, do të merret me drejtësinë”.
Ndërsa në lidhje me reformën në drejtësi u shpreh se ka ende nevojë që të rritet.
“Nuk quhet pastrim, por një zhvillim. PS që nga kryetari e deri të zyrtari i fundit ka deklaruar që kush ka punë me drejtësinë do merret me drejtësinë, ne nuk bëhemi mburojë. Jemi partia e vetme që kemi një qëndrim kaq të qartë në lidhje me këtë çështje. Për PS ka qenë i qartë, ne jemi themeluesit e kësaj drejtësie të re, jemi forca politikë që e kemi themeluar. Nëse ka një gjë të qartë te opinioni publik është qëndrimi i PS-së me drejtësinë e re që ka ende nevojë për t’u rritur.”, u shpreh socialsiti Çuçi.